Home / FOTO / Fund korriku në Devoll
loading...
Lugina e Dobranjit
Lugina e Dobranjit

Fund korriku në Devoll

Fund korriku në Devoll

Teksti dhe fotot: Kosta NAKE

Këto fotografi janë marrë në mëngjesin e 30 korrikut 2013, prej orës 7.00 deri në 9.00 gjatë një shtëtitjeje me biçikletë në itinerarin Bilisht – Vishocicë – Braçanj – Dobranj – Fitore – Poloskë – Bilisht.

Fund korriku në Devoll Foto Galeri

Fusha e Vishocicës është një nga më të rrafshtat e më pjelloret në Devoll.
Kurila është një mikrofshat pak larg nga rruga Vishocicë – Braçanj, por edhe atje gëlon jeta.

Braçanji i ka fushat përfund fshatit, prandaj rruga kryesore që e lidh atë me Vishocicën ka gjallëri gjatë gjithë ditës.
Fermerët e Dobranjit kanë larguar shtrojën e breshërit shkatërrimtar dhe e kanë gjelbëruar sërish luginën ndanë lumit.

Kanë filluar punimet për ndërtimin e urës së Mogilës. Për herë të parë këmbët prej druri dhe pllakomat po zëvendësohen me plinta betoni dhe më pas do të hidhen arkitrarë hekurbetoni.

Çezma e Fitores është e vetmja çezmë publike për udhëtarët në segmentin Bilisht – Miras.
Prej disa ditësh ka përfunduar asfaltimi i segmentit rrugor Fitore – Ziçisht.
Në Poloskë i është dhënë përparësi kultivimit të drurëve frutorë.
Kuçi gjallërohet nga rruga që e përshkon atë dhe të çon në vendin e shenjtë të Inonishtit.
Bilishti, edhe pse qytet, ka një numër të konsiderueshëm familjesh që kanë si bazë kryesore ekonomike tokën bujqësore dhe kultivimin e perimeve për treg.

Fotot:

1. Ngastër me fasule direkte në Vishocicë
2. Ngastër me jonxhë në Vishocicë
3. Inonishti – një oaz paqeje
4. Kurila dhe fusha e saj
5. Ngastër me panxhar në Braçanj
6. Ngastra me qepë në Braçanj
7. Lugina e Dobranjit
8. Nga puna për ndërtimin e urës së Mogilës
9. Çezma e Fitores
10. Korija e Fitores
11. Rruga e Ziçishtit e asfaltuar
12. Bllok me kumbulla në Poloskë
13. Bllok me qershi në Poloskë
14. Kompleks shërbimesh familjare pranë Kuçit
15. Fusha e Kuçit
16. Ngastër me lakra në Bilisht
17. Bllok i ri me vreshtë në Bilisht.

Kosta NAKE

Fund korriku në Devoll Foto Galeri

loading...

Komento!

loading...