Home / REPORTAZH / Fshati Qytezë
loading...

Fshati Qytezë

Fshati Qytezë  u formua në fund të shekullit të XVII, në një nga momentet më të vështira që po kalone Shqipëria, për të mos u asimiluar si komb nga Perandoria Osmane.

Shumë banorë të u shpërngulën nga vëndlindja e tyre dhe formuan banime provizore përreth kodrave të fshatit të sotëm, gjurmët e të cilëve gjënden në Cërkven (sl:Kishë), Fshati i Prishur e getkë.

Qyteza e Devollit është shëmbulli tipik i fshatit të vogel shqiptar, e cila ruajti të paprekur nga brezi në brez kulturën, gjuhën, zakonet dhe dha kontributin e saj në rang kombëtar e ndërkombëtar. Ajo i qëndroi gjithmonë besnik interesave të kombit për liri e demokraci. Megjithëse të ngulitur në mes malesh dhe larg qëndrave kryesore, qytezarët ju përgjigjën në cdo kohë me pjekuri e largpamësi kërkesave të kohës.

Banorët e saj perkrahën Rilindjes Kombëtare, dërguan përfaqësues në Kongresin e Manastirit për formimin e alfabetit shqip, hapën Shkollën Shqipe, e dyta mbas Mësonjtores së Pare të Korcës, përkrahën Revolucionin e Qershorit dhe qeverinë demokratike të Fan Nolit, mbështeten lëvizjen antifashiste Nac-Cl. Eshtë fakt që pjesa dërmuese e qytezarëve nuk u pajtuan me ideologjinë komuniste dhe për këtë një në cdo dhjetë banore të saj u internua, u dënua ose u burgos.
Historia e këtij fshati të vogël tregon se qytezarët ishin trima të pushkës dhe të penës. Megjithëse fshati u kercënua disa herë nga shkatërimi, ai mbijetoi në sajë të guximit, vendosmërise dhe dëshirës për të ruajtur gjuhën, zakonet, këngët, vallet dhe identitetin kombëtar. Në kohën e sundimit turk, Qyteza u ndëshkua disa here si fshat kaur. Të parët tanë tregojnë se burrat e fshatit janë rrahur me kamxhik në lëmë duke shirë gjemba, Vasil Sidherit i janë prerë veshët për ta grabitur, Vasil Anagnostit iu desh të luftonte dhëmb për dhëmb për te mbrojtur familjen e tij nga ceta e Haxhi Gomarit, etj. Ky i fundit mbeti i vrarë dhe shokët e tij i prenë kokën që të zhduknin gjurmët dhe t’i shpëtonin hakmarrjes.

Shrimtari i njohur Petraq Samsuri pohon me keqardhjen më të madhe se në fshatin dhe qytetet tanë kanë mbetur pak njerëz. Shumë të lënduar ka lënë emigracioni aktual, dhe sic dihet, halli dhe malli e përmbysin njerinë! Megjithë këtë, rrënjët e indentitetit tonë duhen ruajtur nga pasardhësit tanë kudo që gjënden, prandaj i dretohem të gjithëve:

O qytezarë, kudo që jini! I dilni zot këtij fshati atëhere, kur ndofta banorëve të huaj nuk do t’i dhimset asgjë rrotull saj.

Marë nga faqia : http://www.qyteza.org

loading...

Komento!

loading...