Kryefaqe / FOTO / Foto nga Hocishti
foto-nga-hocishti

Foto nga Hocishti

Fotografi te ndryshme nga fshati Hocisht

Hoçishti është një fshat në rrethin e Devollit, Korçë , Në juglindje të shqipërisë.

Hocishti eshte nje fshat qe gjendet 6 km ne perendim te qytetit te Bilishtit me rruge automobilistike dhe ne me pak largesi drejtvizore ajrore, ne faqen lindore te malit te Moraves.Ngritja e ketij vendbanimi eshte e heret, bindje te cilen ta krijon se paku ndertimi dhe struktura e kishes ne qender te fshatit sikur promotore e bizantit.
Statistikat e para vijne si te ruajtura nga administrata turke e viteve 1566-1574, sipas se ciles ky vend ka pasur rreth 107 shtepi me nje popullsi prej 800 frymesh.
Per fjaleshpjegimin e emrit te Hocishtit, konsiderohen dy prej aludimeve me te pershtatshme.Se pari leksema “hocisht” rrjedh ngase jane krijuar pershtypjet e turisteve apo vizitoreve te pare te ketij vendi.Ata mund te jene shprehur “oh c`ishte ai vend”, ne formen e nje entuziazmi te lindur nga pelqimi.Evolimi gjuhesor ka shkuar kah “Ohcishte” dhe “Hocisht”. Mundesia e dyte e domethenies lidhet me perkthimin drejtperdrejt te “Hocisht” ne gjuhen sllave dhe nga sllavishtja kemi leksemen tjeter “sympehte”.Fakti qe provojme dhe pranojme per te transkriptuar ne gjuhen sllave jo ne ndonje tjeter, ka brenda arsyen sipas se cilit shumica e fshatrave te Devollit mbajne si shpjegim te emrit te tyre perkatesen ne sllavisht.
Shkolla e pare shqipe ne Hocisht eshte hapur ne shtator te 1921-shit.
Hocishtaret ishin perkrahes te levizjes demokratike te viteve 1923-1924.Ne 1923 ne fshat beri nje vizite udheheqesi i kesaj levizjeje, Fan Noli.Pjesmarrja e Hocishtit vazhdon me Luften Nacional Clirimtare.U inkuadruan 135 partizane, dhane jeten 24, te shpallur deshmore.
Hocishti si fshat me kulture e tradite atdhetare ka nxjerre mjaft personalitete me permasa kombetare dhe nderkombetare te shquar ne fusha te ndryshme si patrioti Jovan Pozio, e shoqja Marigo Pozio( qendistarja e flamurit), Petro Terpini,Koste Uci; akademiket Alfred Uci e Josif Adhami etj.(pjeserisht bazuar ne “Te njohim Devollin” I.L)
(mendimi im).Sot gjallimi i kultures zhvendoset drejt nje vertetesie tjeter, bash jetes fetare, ortodoksizmit.Ky fshat ka 9 vende kulti te organizuara ne formen e kishave; godinave ose jo.Me to merr forme nje endopeligrinazh(kisha e Anargjendeve Kozma dhe Damjan), vala e levizjeve ne Pashket, Krishtlindjet e ne te kremtet e shumices te se dielave.

Satrivaci, or the place of the miracle doctor St. Kozma, is situated on the hill behind the village and regarded as a holy place. People visit this place often, but a large pilgrimage is held here on 1st July, to celebrate St. Kozmai’s day.

Rreth Devolli Net

Faqia zyrtare devolli.net do të ofrojë mundësi lundrimi dhe përzgjedhje informacioni në hapësirën e faqeve shqiptare të internetit.Dhe një informacion të gjerë për Rrethin e Devollit Bilisht.

Shkruani një përgjigje...

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet.Fushat e kërkuar janë shënuar *

*

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>