Home / KULTURA / FJALËT TINGULLIMITUESE NË GJUHËS E FOLUR TË POLOSKËS
loading...
Kosta Nake
Kosta Nake

FJALËT TINGULLIMITUESE NË GJUHËS E FOLUR TË POLOSKËS

FJALËT TINGULLIMITUESE NË GJUHËS E FOLUR TË POLOSKËS

Fjalët tingullimituese (onomatopeike) janë një pasuri e gjuhës së folur dhe mjet i pazëvendësueshëm për të shprehur një marrëdhënie emocionale që nuk është në gjendje të realizojë perifrazimi dhe gjuha e shenjave. Denduria e tyre është më e madhe në komunikimin me fëmijët, mes fëmijësh dhe rimerret për shprehësi tek të rriturit veçanërisht në situata humori. Përrallat e së kaluarës ishin livadhi më i bukur ku lulëzonin këto fjalë që i jepnin gjallëri rrëfimit dhe e bënin më tokësore imagjinatën e fëmijëve. Tani ato kanë kaluar nga rrëfimi gojor në pasqyrimin televiziv duke humbur dhe fituar vlera.

Për të bërë një inventar sa më të plotë do përpiqemi të bëjmë një klasifikim të këtyre fjalëve.

A. Fjalë tingullimituese që u mësohen fëmijëve për kafshët.
Si bën qeni? Ham-ham! Po të jetë i madh: Hum-hum! Kur përdoret në mënyrë të figurshme për njerëzit: Gam-gam! Si thirret qeni? Na-na! Si dëbohet? Yt!
Si bën macja? Mjau-mjau! Si thirret macja? Mac! Si dëbohet macja: Çisht!
Si bën lopa? Muu! Si thirret lopa? Naa! Si nxitet për të nisur ecjen ose për të nxituar? Ajs! Si thirret për të ndryshuar drejtimin ose për të ndaluar? O-ha! Si nxitet demi për ndërzim? Çi-çi-çi! Si nxiten lopët për të vrapuar në vapë? Zëgër e bëz! Si thirret viçi motak? Pryc!
Si bën delja? Meee! Si ndeshen deshët ose cjeptë? Dak a dak!
Si ën dhija? Me-e-ee!
Si bën kali? Hi-hi! Si thirret për të ardhur? Haj! Si thirret për të ndaluar: Naa! Daç!
Si bën gomari! Ha-gha-ha-gha! Si nxitet për t’u nisur: Ush! Shti! Si ndalohet ose i kërkohet të ndërrojë drejtim? Çuksh! Si nxitet për ndërzim: Zdër-zdër-zdër!
Si ha lepuri? Krup-krup!
Si bën pula? Ka-ka-ka! Si bën gjeli? Ki-ki-ki! Si thirren pulat dhe gjelat për t’i ushqyer? Ti-ti-ti! Si dëbohen pulat: Ishsh! Si dëbohet klloçka? Kuaç – kuaç! Si nxiten gjelat për t’u ndeshur? Kës-kës-kës!
Si bën rosa? Ga-ga-ga! Si thirren rosat për të ardhur? Ro-ro-ro!
Si bën mistroku? Tyrylylyly! Si nxitet mistroku për të gëritur? Miii-strok?
Si bën qyqja? Ku-ku! Ku-ku!
Si bën cfinqi? Cfinq-cfinq!
Si bën ujku? U-uuu!

B. Fjalë tingullimituese për reagimet e njerëzve:
Kolla: ku-ku-ku!
Rrjedhja e hundëve: fiq-fiq!
Gërhitja: gër-gër!
Teshtitja: ëpshu!
Dridhja nga të ftohtit: bër!
Hapja e gojës: oo-oh!
Mërmëritja: mër-mër!
Pështyrja: pthu!
Gëzimi i mbarësisë: o-ho-ho!
Gëzimi i fitores: u-rra!
Thirrja e dikujt: yej!
Dhimbja: aa! ou! o-le-le!
Habia: ua! o-o! pa-pa-pa!
Frika: o-bo-bo!
Pakënaqësia: mmm!
Pirja e duhanit: paf-puf!
Stomaku i mbushur me ujë ose dhallë: lluk-lluk!
Ikja me vrap: rrrr!
Teprim në të folur: vër-vër-vër!

C. Fjalë tingullimituese për sendet.
Ora: tik-tak! Zilja e orës: xërrr!
Zilja e biçikletës: tring-tring!
Mushamaja e shiut: fësh-fësh!
Boria e makinës: ty-ty-ty!
Çekani: çak-çuk!
Zdrukthi: zhëk-zhdrëk!
Goditja e çekanit mbi kudhër: ding-ding!
Goditja me vare: dang-dang!
Bidonët në samar gjatë ecjes së kafshës: rëng-zhdrënk!
Pushka: pau-pau! bam-bam! krau-krau!
Mitralozi: gërrr!
Dera që përplaset: bramp!
Makina zjarrfikëse: au-au!
Makinat që kalojnë në të njëjtin kah: vëzh-vëzh!
Makinat që lëvizin me shpejtësi në drejtime të ndryshme: vau-viu!
Lokomotiva me avull: çaf-çuf!
Traktori me zinxhirë: zhdrënk-zhdrënk!

D. Fjalë tingullimituese për zhurmën e veprimeve.
Rrëmbimi i diçkaje: frap!
Ardhja e befasishme: fap!
Rënia në ujë: bëlldumb!
Rënia në tokë: pëlltum!
Goditja me shuplakë: përtaf!
Goditja me grusht: bam!
Trokitja: tuk-tuk!
Kalimi me shpejtësi: fiu!
Ecja mbi dëborën e ngrirë: krap-krup!
Ecja në për baltë: pllaq-plluq!
Rënia e rrufesë: kër-krau!
Fluturimi i zogjve: fër-fër!
Shushurima e lumit: shshsh!
Era e fortë: vuuu!
Zjarri në sufë: bu-bu-buu!
Drita që shuhen e ndizen: fap-fup!

Pasqyrimi shkronjor i disa fjalëve tingullimituese nuk është i mundur të bëhet me përpikmëri, pasi dhe artikulimi është i tillë. Psh. Që një viç të ndërrojë drejtimin thërritet ptryc me një dredhje intensive të buzëve. Ka një anekdotë për një grua që shkoi të blinte një vegël të razboit dhe në mungesë të emërtimit imitoi zhurmën që bën krëhëri i tij.

Fjalët tingullimituese kanë shërbyer për krijimin e fjalëve të reja, folje dhe emra.
Një zog quhet cfinq sipas cicërimës që nxjerr, në Devoll përdoret fjala garagçkë në vend të flajës laraskë duke u nisur nga krakërima që nxjerr dhe jo nga pamja e jashtme. Një partesy plastike për gra quhej fëshfëshe

Mjaullin – mjaullimë, mërmërit – mërmëritje, tiktaku i orës, tringëllin – tringëllimëm, çakçuku i sqeparëve, shushurin – shushurimë, fërfërin – fërfërimë, bubullin – bubullimë, etj

Kosta NAKE

loading...

Komento!

loading...