Home / LAJME / Fiton gazsjellësi TAP
loading...
gazsjellesi-TAP
gazsjellesi-TAP

Fiton gazsjellësi TAP

Fiton gazsjellësi TAP

Azerbajxhani zgjedh projektin e gazsjellësit Trans Adriatik Pipeline për të bërë transportin e gazit nga deti Kaspik në Europë. Agjensia e lajmeve Reuters citon konsorciumin OMV, një nga kryesorët e NABUCO West që thotë se projekti i tyre nuk është përzgjedhur për të bërë këtë transport të gazit.

Gazsjellësi TAP në Shqipëri do të jetë rreth 209 kilometra i gjatë në tokë dhe 60 kilometra në det në pjesën e Shqipërisë në detin Adriatik, me një vlerë investimi që arrin në rreth 2 miliard dollarë. Porta hyrëse e tij do të jetë fshati Trestenik në Devoll, kurse stacioni i parë i tij do të ngrihet në afërsi të Vishocicës. Gjurma e tij është parashikuar të ndjekë rrjedhën e lumit Devoll dhe të dalë nga kjo luginë në grykën e Cangonjit dhe për të përshkuar fushën e Korçës.

Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) është një projekt gazsjellësi për gazin natyror dhe do të transportojë gazin nga fusha e Shah Denizit në Azerbajxhan nëpërmjet Greqisë dhe Shqipërisë dhe përmes detit Adriatik në Italinë Jugore dhe më tej në Europën Perëndimore.
Projekti ka si qëllim rritjen e sigurisë së furnizimit, dhe larmishmërinë e furnizimit me gaz për tregjet europiane. TAP-i do të hapë të ashtuquajturin corridor jugor të gazit për në Europë dhe do të krijojë një treg të ri për gazin natyror nga deti Kaspik.

Projekti është hartuar për të zgjeruar kapacitetin e transportimit nga 10 në 20 miliardë metër kub normal në vit. TAP parashikon edhe një rrjedhje fizike të kundërt deri në 80 për qind, si dhe mundësinë e zhvillimit të depozitave të gazit natyror në Shqipëri, për të përforcuar më tej sigurinë e furnizimit gjatë ndonjë ndërprerjeje operative të shpërndarjeve të gazit.

Punimet për inplementimin e projektit parashikohen të fillojnë në vitin 2015.

Devolli.net/26/6/2013

loading...

Komento!

loading...