Home / BOTIME / Firmëtarët korçarë të Aktit të Pavarsisë, Vlorë 28 nëntor 1912
loading...

Firmëtarët korçarë të Aktit të Pavarsisë, Vlorë 28 nëntor 1912

Firmëtarët korçarë të Aktit të Pavarsisë, Vlorë 28 nëntor 1912

SPIRIDHON TASI ILO

-Nga studiuesi NEDAI THËLLIMI

-Patriot, kompozitor, këngëtar, poet e grafist i shquar i Rilindjes tonë Kombëtare.

Bir i denjë i Korçës plakë,Spiridhoni lindi në një familje korçare me tradita të lashta patriotike. Është e mjaftueshme të përmendim se ai kish lidhje me të madhin Themistokli Gërmenji, si dhe me patrioten e njohur Marigo Pozio (Poçi). Nga gjiri i kësaj familjeje kanë dalë shumë eprimtarë të lëvizjes kombëtare për çlirim.-Para se të flasim gjerësisht mbi jetën, të dhënat biografike të tij, mendoj të parashtroj disa të dhëna me rëndësi historike, për të pasur më të qartë brumosjen dhe kalitjen e tij me frymën dhe idealet patriotike. -Korça, vendlindja e tij u pushtua në vitet ’80 të shek. XIV. Pushtimi i huaj asnjëherë dhe për asnjë çast nuk e mposhti karakterin çlirimtar të korçarit. Për lëvizjet çlirimtare të popullit të Korçës burimet historike janë të varfëra dhe shpesh mungojnë fare. Gojëdhënat thonë se populli i trevës të Korçës ka ndihmuar luftën e Skënderbeut. -Konsulli i Francës në Janinë pranë oborrit të Ali Pashë Tepelenës, Fransua Pekelivi në veprën e vet “Udhëtime në Greqi” shkruan: “Kur rashë në bisedë intime me murgjit e Manastirit, ku kisha bujtur për mendimin tim, do të jetë Manastiri i Hoçishtit ose Bradvicës, se tjetër Manastir në zonën e Korçës nuk ka pasur në shek. e XIX, më treguan një bust të cilin e ruanin me shumë kujdes, të cilin më thanë se u’a kishte dhuruar Gjergj Kastriot Skënderbeu.-Në vitin 1702 tërë zona e Korçës është hedhur në kryengritje. Atë e udhëhiqte Sheh Qorr Belaja (epitet i vënë prej turqve të cilëve u shkaktoi shumë bela). Ai ishte nga fshati Dushar i Oparit. Kjo kryengritje u shtyp me shumë vështirësi prej Hydaverdi Pashës, i dërguar i veçantë i Sulltanit. Kryengritja vazhdoi deri në 1714. Emri i vërtetë i Shën Qorr Belasë ishte Ibrahim Burri. -Lëvizja kulturore e Voskopojës ndikoi ndjeshëm edhe mbi zhvillimin kulturor, arsimor e politik të zonës së Korçës. Në “Akademinë e re” të këtij qyteti kanë përfunduar studimet shumë korçarë, midis tyre, poeti Dhimitër Mano, nxënës i Kavaljotit. Në rrethet e Akademisë u lëvrua edhe gjuha shqipe. Librat e botuar në shtypshkronjën e Voskopojës qarkullonin anë e kënd Korçës në shek. XVII-XIX.-Në vitin 1844 në Korçë përhapet me shpejtësi Abetarja e par shqipe e hartuar nga Vithkuqari Naum Bredhi-Veqilharxhi. Po kështu u prit shumë mirë aty abetarja e tij e dytë si dhe nciklika e lëshuar prej tij prej kuesori “pararenditësi” të Rilindjes sonë kombëtare. Me interes është letra që korçarët i dërgojnë Veqilharxhit në Bukuresht në të cilën e nxisin të punojë edhe më tej lëvrimin e përparimin e gjuhës shqipe dhe i kërkojnë të dërgojë abetare të tjera.
-Në vitin 1850 në Korçë shpërthyen një lëvizje të përgjithshme kundër sundimit osman, të cilin e udhëheqin dy korçarë Thanas Marko Gjata dhe Peti Mitko, ungji i rilindasit dhe folkloristit tonë të madh Thimi Mitko. Në këtë lëvizje kanë marrë pjesë aktive edhe të afërmit Espiridhon Ilios. Korçarët në mërgim dhanë një ndihmesë me shumë rëndësi për Rilindjen kombëtare shqiptare. Kështu Vasil Ruso korçari boton në Rumani abetaren e tij në gjuhën shqipe (1877). Në vitin 1887 po në Bukuresht Lazar Tërova boton një gramatike të gjuhës shqipe më 1878 Thimi Mitko boton në Aleksandri përmbledhej e tij madhore “Bleta Shqiptare” (Alvaniqi Melisa) që pati jehonë shumë të madhe brenda dhe jashtë Shqipërisë.
-Ndihmesë me shumë vlerë për njohjen e çështjes shqiptare në botën e jashtme ka dhënë botimi i librit “Albanika Parapona” (ankimet shqiptare) të korçarit Thimi Brandi. Është Korça që çeli Mësonjtoren shqipe kur Spiridhoni ishte vetëm 11 vjeç. Pra, në këtë Korçë, në këto kushte, pa dritën e diellit biri i saj Spiridhon Tasi Ilo. Deri tani si datë dhe vendlindje është dhënë gabimisht 1880-ta, ndërsa në bazë të letërnjoftimit që ne mundëm të konsultonim na rezulton se ai është lindur në 30 shtator 1876. Familja e tij dhe rrethi familjar i tij qysh herët e kishte lidhur fatin e vet me atë të atdheut. Nuk kishte se si dhe Spiridhoni bashkë me qumshtin e nënës mos ushqehej me dashurinë për popullin,për gjuhën dhe atdheun e tij të dashur. Dashuri të cilën ai e ruajti si më të shtrenjtën deri në fund, derisa rrahu zemra e tij fisnike.-Në këtë familje ai mori bekimin dhe pagëzimin se gjithë jetën dhe aftësitë e tij do t’i shkrinte për Shqipërinë. Mbaroi shkollën fillore në Korçë dhe regjistrohet në gjimnazin e këtij qyteti. Mbaroi disa klasa në të, po në një konflikt me një mësues të tij ai largohet dhe nuk e përfundon këtë gjimnaz. Në vitin 1906 e gjejmë në Amerikë ku menjëherë aktivizohet në shoqërinë patriotike “Besa-Besën”, ku zhvillon veprimtari shumë efektive në dobi të atdheut. Atje njihet për herë të parë me Nolin e madh, me të cilin miqësinë e ruajti gjithë jetën e tij. Në vitin 1908 merr pjesë në shugurimin prift të tij dhe organizimin e Kishës Autoqefale të Shqipërisë prej F.S.Noli.-Më 1908 me shpalljen e Hyrjetit ai kthehet në Korçë. Ka të dhëna që dëshmojnë se ai ka qenë dhe pjesëmarrës i luftës së armatosur të çetave kombëtare para Hyrjetit dhe se ka hyrë bashkë me to në qytetin e Korçës mbas “lirisë”, që dhanë Xhonturqit. Aty menjëherë bashkëpunon me patriot të njohur si Orhan Pojani, Thimi Marko,

28-netor-1912J.C.Kosturi, S.Karolin, M.Grameno, Th.Avramin, Th.Gërmenjin (të
cilin e kishte kushëri), P.Calen e të tjerë.-Kur në vitin 1908 vjen në Korçë Hil Mosi, ai që lidhet ngushtë me të dhe e fton të bujtë gjatë qëndrimit të tij në qytet në shtëpinë e tij. Bashkë me Hil Mosin ai bashkëpunon dhe këndon vetë për herë të parë në Shqipëri “Hymnin e
flamurit”, të cilin e kishte sjellë Hil Mosi nga Bukureshti.Në dhjetor të vitit 1908 bashkë me patriotë të tjerë organizojnë shfaqjen e dramës “Besa” të Sami Frashërit dhe më vonë dramën e M.Gramenos “Vdekja e Pirros”. Organizojnë bashkarisht shoqërinë “Vëllazëria” për të
cilën Hil Mosi krijon vargjet dhe Spiridhoni e këndon atë për herë të parë. Shfaqje të grupeve teatrale e sportive u dhanë shumë herë në qytetin e Korçës dhe në fshatrat për rreth. Në këto shfaqje Spiridhoni ka luajtur rol kryesor si aktor, ose si këngëtar. -Me ashpërsimin e luftës kundër patriotëve që filloi të bënte Porta e Lartë, Spiridhon Ilo më 1910 emigroi në Rumani ku menjëherë aktivizohet në shoqëritë patriotike të qytetit të Bukureshtit. Merr pjesë në mbledhjen e përgjithshme të kolonisë shqiptare të Bukureshtit më 5 nëntor 1912, në të
cilën vendoset që Shqipëria të shpallet e mosvarme (e pavarur). Kjo mbledhje autorizon
I.Qemalin bashkë me L.Gurakuqin e të tjerë të shkojnë në shqipëri e të shpallin pavarësinë e saj.
Në këtë delegacion bën pjesë dhe Spiridhon Ilo, i cili mbante me vete dhe flamurin shqiptar , që u ngrit nga I.Qemali më 28 nëntor 1912 në Vlorë.
Pra, është S.Ilo ai që ka sjellë flamurin tonë kombëtar nga Bukureshti. Ai bashkë me Dh.Beratin, P.Calen, V.Korçën, Dh.Zografin dhe Dh.Emanuelin janë kryesorët që përfaqësuan Korçën në Kuvendin Kombëtar të Vlorës, që e shpalli Shqipërinë shtet të mosvarur (pavarur). Korça plakë u’a di për nder këtyre bijve të saj, që e përfaqësuan atë me dinjitet, bile njëri prej tyre, Pandeli Calja u zgjodh Ministër i Bujqësisë, pra një korçar është i pari Ministër i Bujqësisë të Shqipërisë së pavarur.-Më 1913 është mësues i shqipes në Vlorë. Në fund të vitit 1914 emigron përsëri në Rumani dhe vendoset në Bukuresht.
Më vonë shkon në Amerikë. Aty hap një kafene, e cila shpejt bëhet çerdhe e vërtetë ku mblidhen patriotët shqiptarë. Në vitin 1926 kthehet përfundimisht në Shqipëri dhe vendoset në qytetin e tij të lindjes, ku për asnjë çast nuk u shkëput nga aktiviteti shoqëror e artistik. -Spiridhon Ilo kishte një zë prej artisti e vokal shumë të bukur. Ishte i pari bashkë me tenorin arbëresh Xhuzepe di Mauro nga Piana degli Albanezi, që kënduan e bënë për herë të parë në Bukuresht të njohur më 1905 Hymnin tonë të Flamurit. Zëri i tij prej baritoni i gërshetuar me zërin tenor të di Mauros, lanë mbresa të thella tek dëgjuesit dhe hymni u bë shpejt i njohur nga të gjithë shqiptarët. -Spiridhon Ilo është i pari shqiptar që ka inçizuar pllaka muzikore me shoqërinë e njohur “Columbia”. Janë këto 16 pllaka gramafoni me këngë popullore e patriotike të kënduara nga ai në New York.
Shpesh shoqërimin e tyre ai e bën me kitarë, të cilën e zotëronte mjaft mirë. Ai është autor edhe i disa gravurave e kartpostaleve me subjekte patriotoke si “Skënderbeu mbi kalë”, “Flamuri i Shenjtë”, “Ndihmoni nënën” etj. Ka dhënë edhe ndihmesë të madhe në krijimin e shoqërisë

“Dituria” dhe “Banda e lirisë”.

-Në vitin 1916 ai boton në Amerikë komedinë “Vërtet ëndërr”. Po këtë vit me shpenëzimet e veta boton përmbledhjen me vjersha e këngë patriotike “Dëshirat e zemrës”.

Ja si shkruan ai në parathënien e kësaj përmbledhjeje: “Duke parë mungesën e një koleksioni të të gjithë këngëve kombëtare, disa atdhetarë më këshilluan të mbledh të gjitha këngët që këndohen në

Shqipëri…me këtë botim mbush një dëshirë të zjarrtë të tyre.”Ky libër dedikohet 6 dëshmorëve të OrmanÇifligut,të cilat ranë në luftë si dëshmorë për lirinë e Shqipërisë.Spiridhon Tasi Ilo mbylli sytë, pushoi së rrahuri zemra e këtij patrioti të zjarrtë më 7 qershor.

Devolli.net 29-03-2012

loading...

Komento!

loading...