Home / POEZI / FASULE ME RACION
loading...

FASULE ME RACION

FASULE ME RACION

Krizë për fasule, si bëhej dermani
burra gra në rradhë,gumëzhin dyqani
me urdhër nga lart,ç’të bëj’ shitësja Dile
njëherë në muaj,me listë, nga një kile

kur guxon ndonjëri,të marrë,për së dyti
thërresin të rradhës,i hidhen për fyti
epo domosdo,ka dhe hileqarë
hyjnë prap’ në rradhë,edhe pse kan’ marrë

aty nga mesi i rradhës,shtyhet zonja Bule
është tamaqare,e vdekur për fasule
ashtu duke shtyrë,pëërc..,i shpëton një
dëgjoi, kush dëgjoi,njeri s’bëri zë

epo than’, i iku,njëckë, helbete
por, pëërc.. dhe një tjeter,pëërc.. nja dy a tre
vërr.. e vërrr.. ,mo ç’bëhet,i ikin të tjera
kushedi ç’nxjerr poshtë,fasule të paziera

shtërngohej e gjora,por, si mbaheshin gjëkundi
atëherë del një burrë,thërret andej nga fundi
aq thirri sa turma,e tëra u step:
-Dëgjo moj shitëse, kësaj mos i jep
ja hiq emrin, nga lista,dhe grisja kuponin
kjo patjetër njëherë,e paska marrë racionin

Meti Fidani

loading...

Komento!

loading...