Home / LAJME / PERSONALITETE / Eris Skender Rusi nje shkrimtar i ri, i talentuar dhe virtuoz
loading...

Eris Skender Rusi nje shkrimtar i ri, i talentuar dhe virtuoz

Eris Skender Rusi nje shkrimtar i ri, i talentuar dhe virtuoz

Mesazh kujtese Shkrimtari i ri Eris Rusi, me origjine prinderore nga Vishocica- Devoll,lindur ne Korce me 18 shtator 1983, ne nje familje intelektuale me prinder poetin e madh lirik Skender Rusi dhe poeten Engletina Lame Rusi ,sot me banim ne Itali,por asnjehere i munguar ne qytetin e dashur te tij ,ne Korcen nuse…..Ai u rit dhe u edukua me ndjenja te larta e fisnikerie,vec talentin te tij qe dallohej qe ne femijeri.Ka filluar te shkruaje e te botoje proze qe ne moshe dhjete vjec, ne reviste “Korcari Vogel ” dhe me vone behet botuesi i saj.Ka botuar dhe fituar cmim nderkombetar ne letersi qysh i vogel, ne revisten boterore per femije “Poezi feminore ” qe botohet ne Bruksel. e me pas kur u rit ka fituar cmime ne dia konkurse kombetare e nderkombetare me krijimet dhe botimet e tij te shumta e virtuoze, kryesisht ne proze.

Tashmë 27 vjeç, botues i 10 romaneve dhe novelave , i mjaft tregimeve etj, fitues i mjaft çmimeve të para si brenda dhe jashtë vendit. Ersi është diplomuar në Universitetin “La Sapiensa” në Romë, në fakultetin e shkencat humane. Vazhdon të jetojë atje. Bashkëpunon me revista të njohura letrare italiane (funksioni kritik letrar) si Abaco, Il Filo, Baobab, Babele etj. Është njohës i mirë i disa gjuhëve, por gjithnjë mendon kthimin e tij në Shqipëri…midis librave te botuara mund te permendim Xholina -roman, Udhetari i nates,I vdekuri qe qesh,Crazy times,-novele,Misterioz girl ,-novele e te tjere. Do te vecoja librin e pare “Kohe cmendurie ” botuar ne Korce me 1998, te cilin ai ia shperndau te gjitheve shokeve e miqve te tij,midis te cileve kam edhe une nje kopje me autografin e tij ,me ate shkrim shqip ledhatues te tij qe e ka shkruar ne kapaket e librit, ”me sy e me mendje drejt amerikes ” dhe here pas here i rikthem tregimeve te tij si” Buzeqeshje e perjetshme “,”Puthja “,” Pellumbat “, Kangjellat “, e te tjere qe sa here qe t’i lexosh te bejne per vete e te duken si nje pjesmarres ne njgjarje e real e sikur je dhe ti personazh i trgimit.

Ne nje interviste te dhene ,midis pyetjeve te tjera kur e pyesin se kujt i perulet Eris Rusi,ai pergjigjet me ciltersi: “Njerëzve që i dua më shumë dhe veç të tjerëve, lexuesve të mi! Është një kënaqësi e papërshkrueshme të kesh lexues, të gjesh njerëz që mund të admirojnë përfytyrimin tënd e të gjejnë refelekse brenda mendimit të atij që shkruan. Apriori lexuesi ka respektin dhe përulësinë time, më jep shtysë anormale për vetëpërsosje dhe përulësi. Kjo, përderisa madhështia e krijuesit është lexuesi, që i dedikon epokës emra të përveçëm, të ngjashëm me të tijin,pa dyshim familjes per te cilen ai eshte i perkushuar,” dhe ….do te shtonim ne vendlindjes se prinderve Vishocices,Devollit andej nga jane rrenjet dhe nga ku buron gjaku dhe muza e prinderve te tij te talentuar. Ne vitin 1996 familja i emigroi ne Selanik te Greqise,ndersa Skenderi me Erisin mbeten ne Korce .Po pas disa vitesh ky djale i vogel e gjith talent ,filloi dhe hodhi vargjet e para te poezive,tregimeve.Me vone mbaroi shkollen fillore e ate tetevjecare “Sotir Gura “, ne Korce edhe gjimnazin, -dhe pa pritur iku ne emigrim si student ne Itali.

Ne Itali ai mbaroi shkollen e larte per shkenca humane dhe ishte fituesi i disa titujve . Tani Erisi nuk eshte me ai djalosh i ndrojtur,por eshte burr i rritur 27 vjecar,qe studjon,shkruan dhe ka mar nje vlersim dinjitoz ne Itali dhe ne Shqiperi,vendin e vet. Tani Korca,Devolli dhe Shqiperia, nuk ka vetem garden e vjeter te poeteve,po edhe shume te rinje qe jane ber te njonjur kudo,ata po e thone bukur mendimin e tyre ne arte e ne letersi.. Mendojme se do te ishte me interes qe keto talente ti ndihimojme,t’i inkurajojme dhe ti vlersojme ,se perbejne nje thesar me vlera te pasura per letersine, e ne teresi per kulturen e krenarine tone kombetare Erisit i urojme shendet,sukses dhe dhe muze te arte, le te behet nje vazhdues i denje i babait te tije, poetiti te madh devolli Skender Rusit ne lemin e letersise dhe artit.

Info:

Për më shumë informacion ju mund të shikoni faqen e tij në Facebook

Luan Kalana

loading...

Komento!

loading...