Home / BOTIME / Epoka Elektronike,Njeriu dhe..Eksplorimi Universal
loading...

Epoka Elektronike,Njeriu dhe..Eksplorimi Universal

Epoka Elektronike,Njeriu dhe..Eksplorimi Universal

Esse-Filozofike

filozofi me këmbë në tokë…

“coffee time”…
aromë njerëzore,…
postulate “klishe “,
poseidojmë me njeriun,…

“Nuk është e mjaftueshme të bëjmë atë që është më e mirë,
duhet të bëjmë mirë atë që kërkohet.”
Curçilli

[dropcap1]@[/dropcap1]=Teoria e njohjes dhe përshpejtimi i eksplorimit universal…

Jeta në Tokë lindi e para me sendet materiale dhe qëniet e gjalla,dhe Njeriu pas një evolucioni të gjatë,kështu mendohet,të paktën deri më sot.
Njeriun qe ne fillimet e tij e deri me sot e rrethon nje Botë e dukshme dhe e padukshme,
deri në “mistere” ,siç i quajnë…
Jeta,Bota e Njeriut është një pafundësi,në zbulim të përditshëm kohor e në hapsëirë,
në ekranin e hemisferit të kores së truririt e tij,e cila pasqyrohet nëpërmjet përceptimeve,përfytyrimeve dhe imagjinatës e në qendrat e genit trunor…e që pasqyrohet në skrinet elktronike të internetit.
Jeta nuk ka jetëgjatësi,ajo të paktën në planetin Tokë që mbizotëron njohja jonë ,është një pafundësi.
Njeriu nuk “vdes “,ka vetëm rilindje,( individet trashëgojnë gjeneratat) ,njeriu rilind në hapesirën e evolucionit.
Bota rreth tij ,hap horizonte të reja deri në pafundësi, në diellin që na ndrit ne, në atë realen, konkreten, në idealen,abstrakten .
Bota ( e njohjes),Gjithësia,planetet ,ajri ,toka ,uji ,qielli,…. galaktikat janë ende në zbulim nga dija njerëzore,të mbërthyer në korniza paditurire,nga hipoteza e teza( një rutinë studimore mendoj që i ka ikur koha), që janë të parashruara për zgjidhje,postulate ‘klishe ” do t’i quaja,për ketë duhet vrarë mendja e intelektit, i Njeriut,për të hapur udhëkryqet e reja në Jetë.
Bota ireale abstaktja,e pasqyruar në trurin e njeriut,mendimi apo siç thuhet botëkuptimi,ende e padukshme me “misteret” “profecite” ,”alibitë”e saj .Kur dija, njohja të futet thellë në genet embrionale të qelizave trunore,Njeriu, kjo krijese e mbinatyreshme, mrekulli e planetit Tokë,do të lehtësojë kompjuturizimin e tij,mënyeren,kur çdo gjë të jetë normale,kur të matim kohën dhe hapësirën me shpejtesinë dritës,kur të udhetojmë nga një planet në tjetrin,siç shkojmë sot nga Durresi në Tiranë,apo Shqipëria në Amerikë,që i kemi bërë si prapa derrës…..
Në koherencen e sotme përkojnë qasjen ndaj realitetit me universin, të cilat duhet të bëhen nxitje për gjurmin e të vërtetave unikale.
Njeriu ndikon mbi natyrën ashtu si edhe natyra ndikon mbi njeriun. Njeriu ndikon gjithashtu edhe mbi njeriun por, por ai e ka veshtire e nuk është në gjëndje të ndikojë në njohjen dhe ndyshimin e vet-vetes. Një nga çelsat e kësaj padukshmërie.
Sa më shumë Njeriu të njohë Botën,aq më lehtë paraprihet, bëhet ,zgjatet Jeta e tij …
Duke hedhur në letër disa grimca mendimi si bashkëbisedim mes miqsh të çilter si rezultat i akumulimit të dijeve gjatë leximit e studimit të vazhueshëm të përqëndruar me një drejtim specifik të filozofisë, në atë të mendimir njerëzor,po shprehem me terma matematike se Jeta ,Njeriu dhe Bota ne epoken Elektronike , të gjitha këto duken, mendoj në shprehje figuratve , si një ekuacion me tre të panjohura me derivate , para njerëzimit të sotëm e në të ardhmern e afërt .

[dropcap1]“x”[/dropcap1] = Botëkuptimi për Jetën dhe Njeriun ,një kompleks njohurish në dukje,..

Përshtatja ,njohja e botës që na rrethon( ajo që kap syri dhe mendja jonë) dhe çelësi i zbulimit të tyre,janë dy subjekte në raport me njera tjetrën,si qendra e rrethit me perimetrin e tij, që varen prej njeriut e që pretendojnë zgjidhje sa më të shpejtë per të arritur në qendër.
Pa teorizuar se për këtë,ka shkenca me vete psikologjia,gjenetika,iformatika,elektronika, e të tjera, që studjojnë mendimin njerëzor,trurin e e padukshëm të njeriut dhe gjithesinë .
Le të ndalemi në disa momente konkrete të thjeshta që njeriut i nevojiten në jetën e përditshme ,ia kërkon si ushqim nevoja,njohja ,botëkuptimi i tij..
Bota brenda trurit të padukshm( ende e panjohur) ,lind që në qilizat embrionale në barkun e nënës,( pas Eves dhe Adamit sipas Bibles,por sipas shkencave ajo ende në eksplorim),ajo shfaqet në botë si dielli që lind në menjgjes me rezet e tij të shndritshme ,paçka se bebja,fëmija akoma s’shikon apo s’flet.
Ajo duhet gatuar,ushqyer,edukuar që në qelizë nga vete nëna (me reflekset e kushtezuara,Pavllovi),me te mirat e saj, veç geneve te linduratë trashëgimisë nga vetë e subjekti.
Pra lind e kompjutorizohet ,një tru i ri,kërkon përsosje programe të reja si interneti ,pasqyrë e trurit njerëzor.
Formohet ajo që i themi Memoria ,kujtesa,kasforta e njohurive,që duhet rifreskuar here pas here,e cila ende është bosh,aq hapesirëte pakufishme ka e mban, për të derdhur,mbushur dhe asimiluar dijet, sa nuk mund të matet.Këtë duhet ta pasurojmë çdo ditë me njohuri e dije të reja për jetën ,njeriun e botën e pakufijshme që na rrethon.
Nga perceptimet e thjeshta në përfytyrimet,lind gjykimi ,mendimi,arsyetimi, botekuptimi i njeriut,pra fillon të flasë mendja para gojës.Tek njeriu formohet kështu një potencial njerëzor e logjika e tij, si shkalla më e lartë e intelektit,pa haruar se tek njeriu ndikojnë dhe instiktet,mendimet e gjykimet e çastit të pamenduara,instiktivisht,që nuk varen prej tij,shpjegohen nga reflekset e pakushtëzuara, më tepër anojnë nga negativje e ngacmimit, e veprimit.
Njeriu,individi ,ka një logjikë të veçantë të ndryshme,dipens nga secili subjekt si për karekterin e tij ,botëkuptimin ashtu dhe një gjykim të ndryshëm për individët që e rethojnë,siç thote urtësia popullore secili i mat gjërat me kutin (masën ) e vet..
Kjo bën që gjykimi për botën e njeriun te jete relative për individin .Kur gjykojmë për tjetrin,peshojmë me botekuptimin ,logjikën e tyre,duke i matur e i peshuar,deri në përcaktimin vulgar ,i mirë apo i keq është ky apo ai njeri.
Këtu e kanë burimin vlerësimet e njeriut dhe mendësitë e pamenduara e të gabuara,pse jo të nxituara të njerezve të nisura nga” guna”,nga opinionet, jo nga thelbi i ndividit ,të cilat bëhen me pas subjekte të bisedave të sokakëve , të kafeneve,të thashethemeve që shumica mbaritin e mbarojnë me konflikte negative shoqërore deri tek krimi.
Kjo pengesë mentaliteti kohor ,duhet kapërxyer ,sa s’është vonë,si një endek gjithë pengesash e ferrash ,duhet një hap megaloman,duke hedhur çdo gjë mbrapa shpine, per t’ia lenë të vjetrës,konservatores në kuris,mos ia lemë trashëgim gjeneratave të reja.
Le të posedojmë me njeriun,asnjëherë nuk pretendojmë se po ia gjejmë fundin problemit ,Njeriut.
Kush është atëhere.. “i mirë apo i keq” ?! Në këtë mes,le të gjykojme me opinionin psikoanalize vulgare të sotëm.
Filozofia popullore na ka dhënë përgjigjen thjeshtë e qartë ,çelsin logjik.Njeriun gjykoje nga veprat e jo nga fjalët., ..mos i shiko gunë por punën,..i miri bën vetëm të mira… e të tjera si keto.
Po cila ështe e vërteta?!… As këtu nuk mbetet ndonjë dilemë e pa shpjegueshme,megjithëse ajo paraqitet ne kompleksitet.Vuajmë akom nga mendimi se duhet një i tretë,duhet drejtësia,instuticionet e saj demokratike. Drejt,…por si t’ja bëjmë, kur ajo kamuflohet dhe ligjin e bën “Maliqi”?!
Përgjigjen e kanë dhënë dijataret e shkencave shoqërore.Nga rëndon më shumë peshorja e aktivitetit , veprimtarija e tij, ashtu përcaktohet ,gjykohet për njeriun,qoftë e një të mirë te ketë bërë me peshë,individi,ai ështe njeri i mirë,sa racionale kjo zgjidhje aq e thjeshtë,normale e jetësore.
Njeriun sot e mundon dhe e pengon më shume botëkuptimi për veten. Jemi akoma herët thonë shkencëtaret e shkencave shoqërore,megjithse prognoza e mendimit njerëzor po kthjellohet çdo ditë e po qartesohet .
A mundet njeriu ta njohë veten? Për këtë kam dyshime sepse njeriu vuan nga mos vullneti i njohjes së vetes dhe dëshira e tij e shfrenuar për të njohur tjetrin! Egoizmi është natyra thelbësore e çdo njeriu. Kur do të mbarojë ky errozion që e gryen njeriun dhe e mundon shoqërinë?!
Ja pra dhe nje çelës tjeter që duhet te hape portat e njohjes të mendimit njerëzor…
Kur njeriu të njohë sa më shumë veten,aq më e mirë do të bëhet jeta e tij dhe rrugët e lidhjes me botën që e rrethon,kjo ka të bëje me genet e lindura.As gje nuk duhet marre si absolute,por e mudshme,më e besueshme, është relativja.
Bota e sotme vuan nga botëkuptime regresive të idividëve të veçantë të prirur pas egos të “unit”apo të “modës”pasuri,një garë çnjerëzore e pacipë e kontrakditore, kur milona vdesin për bukë e për ujë,..keta “mbretër të tokës” bëhen pengesë madhore, ndonjeherë dhe denigruese me hapjen e konflikteve shoqërore e civile deri në luftërat boteroere.Po aq imperative është dhe në frenimin e ideve dhe programeve të natyrologëve,të cilët paralajmërojnë për katastrofat e mundshme shkatërimit të planetit.
Mbase do të duhen mijëvjçarë të tjerë të lindin gene të reja tek truri i njeriut,për
përshpejtimin e përsosjen e intelektit të individitit dhe vetë njerëzimit.
Përvoja njerëzore e mund absurden,të padukshmen duke na dhenë si shpërblim postulate filozofike ,si zgjimi dhe gjumi që ndjekin njëri tjetrin! Njeriu është i kufizuar nga absurditet dhe dilemat ! Njeriun studjuesit sot e shohin në një platforme dy planesh : Njeriu tokësor (i jashtëm atë që shohim) dhe trupi-shpirti ( i brendshmi,i padukshmi ) sekondari…
Mendimtarët e sotëm nuk harronjnë fare se studjuari të dytin, “njeriun “sekondarini, cili është i mbushur me enigmat dhe dilemat e pafund. Fuqia e lirisë së pakufizuar që ka shpirti i cili kurrë nuk skllavërohet dhe burgoset siç i ndodh me trupin, është i mbushur me megawats enrgjie të pamatës.Trupin i njeriut është si një gjenerator akumulimi , ku toka-promethe ju jep energjinë e fantazisë së përjetshme nje bote të pdukshme ne kërkim të përjeteshëm.
Dialektika e pamjes të Njeriut,paraqitet si nje planet më vete në dy hapesira paralele unikale por dhe të veçanta që përjashtojnë njera tjetren,që duhen peshuar e matur mire,ky është mendimi im personal,. Vetë planeti ,njeriu ,subjekti, individi me jetën,botën e tij personale dhe orbita e tij me ndikime brenda kësaj hapesire,së dyti observatori i tij progresit ,ndërplanetar në lidhje me botën ,me jetën, shoqërinë,kombin e njerëzimin,pra aktiviteti, vepra e tij, në këtë labarator të universit njerëzor.
Si rjedhojë mendoj, kur bëjmë përcaktimet dhe vlerësimet e njeriut,siç duhet vepruar në ” hapjen e dosjeve” të indiviëve e politikanëve në ckilet e tranzicionit të nderrimit te sistemeve,apo dhe te vlersimit të figurave historike e famoze,nga organizmat e institucione kombatare e ndërkombetare.Thjesh një aspekt njerezor,…Ismail Kadare ,vepra e krijimtaria e tij sot është universale, jo se është shkrimtari ynë, se ai është ndërdimesional,një gjeni i medimit njerëzor,filoofike,historike,sociale e letrare e përsosur,kjo as që mund të percaktohet me jetën personale në orbiten e sistemit ku jetoi e shkroi,absurde,pasi hyjmë në labirithe anakronike të dala mode, si nga mediat tona dhe nga ato intitucionale ndërkombetare.
NJERIU,mbetet për sot e në të ardhmen,laboratori gjigand ,një observator i përmasave universal,ku të gërmojne të gjithë dijatarët e shkencëtaret,për ta njohur atë,botën e brendshme ,energjitë e tij të padukshme , jetëgjatesinë keto të jenë prokupuese,ashtu siç bëhen përpjekeje e studime per Ufot,jashtëtokësorët.Bota e padukshme e Njeriut,është një galaktikë më vete, të cilat meritojnë njohje më të gjerë e më të thellë e konkrete ku hyjnë; shpirti, ndërgjegja, energjitë, antilënda, forcat misterioze,metafizika, mistika,alkimia etj. të tjera shkenca të kësaj kategorie qe janë ende leone për njeriun.

Pra dhe këto të panjohura,po i lemë me opsione të hapura për bashkëbisedim..

[dropcap1]“y”[/dropcap1]= Mbijtesa…

Absurditete dhe çelsi përshpejtues i njohjes të botës.
Shpesh herë kemi dëgjuar dhe provuar në jetë,për përvojën njerëzore,
per të mirat e njohjes apo të mungesës të infornacionit për jetën e shoqërinë .Shpesh ndeshemi me sllogane por që janë të vërteta që jeta është luftë,…konkurencë,rezictencë,mbijtesë,bisnes e të tjera ,të mëshiruara në ligjet dialektike ,Lufta e të kundërtave apo e Ligjit te mohimit,e të tjera…
Ato s’mund t’ia lemë spontanitetit ,rutinës të ditës apo monotonise te jetes,pasi ligjet veprojne,por ato duhet te jene ne intersin e njeriut e të shoqërisë…Nuk do të themi ndonje sekret e as do të bejmë diskavër,zbulim të panjohurash ,por do të theksojmë se ato gjenden të akumuluar ne ajkën e përvojës të diturisë njerëzore të jetesës,ku mbijtesa e njeriut duhet t’i bëjë ballë,e të çajë në jetë për ekzistencë me sa më pak mundime e vështirësi.
Për brezat e sotëm e gjeneratat e ardhshme në rrugën e njohjes të botës,tingellon si këmbanë alarmi,mesazhi i thithjes së dijes nëpërmjet shkollimit,marjes te informacionit të gatshëm e shkencor,dhe si rrugë të tjera autodidakte të ushqimit të trurit njërzor.Pra asnjë tolerancë, neglizhencë ndaj saj. Vetë shoqeria por dhe familja deri tek individi ,duhet ta quajë si investimin më të madh kapital për vetveten,botën e të ardhmen. Për fat të keq në ketë fushë tejkallohet deri nëvleftësim.Nuk është fjala vetëm për “elitën erudite”,por të masave bilonese,të gjithë njerëzimit.
Sikur të hidhnim nje ide utopiste nga ato të sociolegeve të sotëm e modern le t’i marim si absurditete,nuk do të bënin keq,sikur ,në shoqeritë e sotme me sisteme të ndyshme ekonomike-shoqërore,ashtu si më par,të eksplorohej një shkallë më lartë sistemi i arsimimit ,nga arsimi nëntevjeçar apo i mesem i detyruar, në atë të lartin universitar të detyrueshëm ,….Kjo të bëhej unike në gjithë globin….Duket pak si utopi. Ky do të ishte një hap cilësor i evolucionit të dijes trunore.Vitet, por shekujt po ikin ,jemi në mijevjecarin e trete te shoqerisë njerezore,jemi të vonuar në kohë e në koncepte,…e me dhjetra mendime e idera cilesore te tjera “absurditete utopike”, që hidhen çdo ditë,por që bien në vesh të shurdhër…
Një hap tjetër “absurd e disi vulgar”,që mendohet,dhe që përbën një nga çelsat e njohjes të botës, është prania, mbijetesa do ta quaja me plot gojë,përshtatja sa më shpejt në kohë e në hapesirë,me Jetën ,ne raport me lëvizjet e popullsisë nga një vend apo kontinent në tjetrin , me mjedisin,më shoqeritë,me sistemet e saj ekonomike- shoqërore, jo me pajtimin e ekzistencës së tyre.
Si shembull le të marim një aspekt të thjesht nga jeta,ate ç’ka i referohen sot socologët e shoqërise.Shoqëria kaloi brenda një shekulli në disa vnde, nga nje sistem eutopist ”teknokrat-socialist,komunist ” duke u transformuar ne menyre paqesore e pa konflikte,një dritë jeshile e së ardhmes . Popujt që vijnë nga një sistem tjetër nga vendet që emigrojnë,gjenden të papërgatitur me përballjen e jetës në siteminin e “panjohur” ,me mbijetesen,pra si të thuash ata i bien murit me kokë,per të kapërxyer dallgët rëmbyese të jetës te re e moderne,për të dalë ne breg.Kjo kërkon veç energji fizike,edhe dije e njohje të përvojës njerëzore të brezave të parë e nxjerje mësime nga historia,për të mos humbur kohë,duke e nisur eksplorimin çdo individ nga e para,kjo eshte me pasoja jeta e ka provuar.
Sot kërkohet që të vjelësh jeten,jo të presësh rastesinë, t’ia marrësh ate që të takon të paktën, isen (racionin)tënde ,por edhe më shumë po ke mundësi, të fitosh se sa të humbësh,të mos lagesh para se të shtrydhen,të qendrosh në këmbë para se të të shtyjnë,të kalosh mbi dallgët para se të rezikohesh të mbytesh.Kjo kërkon dije e dituri…”Një mendje e shëndoshë në trup të shëndoshë ,-thote populli,-rëzon dhe malet”…,vetem kështu i përballojmë dhe kapërxejmë vështiresitë e jetës që është me plot të papritura.Dijet ,dituria duhet të na paraprijnë.

[dropcap1]“z”[/dropcap1] =Epoka e re e trurit elektronik dhe…domosdoshmëria e njohjes….

Pa hyrë në medndime dialektike apo idealiste,njeriu si pjesë e shoqërisë,është i ndërvarur në raport gjeometrik me dijen për botën që na rrethon. Sa më shumë shpejtohet përsosja intelektuale e individit ,aq më shumë progres cilëson shoqria.Kjo kërkon jo vetëm njohjen,akumulimin e përvojes njerëzore dhe te shkencave të reja, në interesin e individit, por dhe në ritjen e shkallës së thithjes e të përpunimit te informacionit të përditshme ,që koha të mos të të lerë shumë mbrapa,me shumë sakrifica e lodhje mendore krahas lodhjes së dermuar fizike.
Ndërsa përsa i përket përsosjes së intelektit ,njeriu ne rrugën e gjatë të përsosjes mjetetve të punës dhe teknollogjinë në përgjithësi, të cilat rrisin njohuritë e njeriut ende është në opozitë me intelektin, mendojnë disa sociologë. Nga ana intelektuale njeriu ka ngelur disi mbrapa ,nga disa vese siç mbizoteron :egoizmi” nje kancer që vështirë ti gjendet ilaçi,pra ai i “prehistorisë shtazore “..
Nëse teknollogjia avancon, perparon edhe shkenca dhe me avancimin e shkencës avancon edhe suksesi i njohjes. Por kurrësesi me avancimin e diturisë nuk avancon intelekti njerezor.Shkenca ka arritur sukse të jashtëzakonshme dhe sigurisht do eci shumë përpara por, kurrën e kurrës shoqëria njerzore nuk e ka bërë këtë hap në veten e saj,qe duhet ta beje sa me cilesore,mendojne disa studjues
Ngritjen e nivelit intelektual të çdo individi në veçanti,pra nepermjet leximit të përditshëm në letër e në plasmat celulitet elektronike ,sado pak,ashtu si ndezja e një cigare për një shlodhje, nje lexim pesë minutësh do të shërbejë para se gjithash për qetësim trusor dhe fizik,por dhe për pasurimin e informacionit e ineteligjentit, e jo nikotinës vdekjeprurëse..
Do të qendroja prap një mendimi si për të qeshur, e utopist në dukje,( nga ato qindra mendime e pergjigje te pyetjeve kureshtare), e të dijetarëve,shpiksve ,shkencëtareve të sotëm,që duken sot të parrtitshme e filantropike, por për nesër do të jetë domosdoshëmri e komplikuar.. ” E zemë për një moment sikur shqoqëria ,njerëzimi i sotëm,në vend të cigares e të kafesë “drogatike” të përdorte,”cigare iformatike “(të formave elektronike),që do të ishin jo vetëm shlodhje por gjimnastikë e trurit,zbulimi e programimi i qelizave te reja trunore,rizgjimi i intelektit njeri,kur dihet se hapat e para në këtë fushë janë hedhur me cigaret instante,prej “gjojani”,që jane hedhur sot në tregun e përditshëm.
Sa mirë do të ishte, nuk do të bëheshin më shpenzime anësore e marramendëse e me investime për gjetjen e shërimin e sëmundjeve kanceroze,apo vdekje epidemike të ruzullit,me një menjanim relativ të tyre , një hop dhe një hap clilësor në progresin evolucionit e shoqëror e njerëzor.Le të merren këto mendime absurde, do të thoshim, si ” idera fantastike dhe utopiste”,por botën,shoqerinë e sotme, një nevojë imperative, si domosdoshmëri jetike, që do të cilësonte njohjen,dijen njerëzore.
Pra le të arrijmë në konkluzionin e tjeshtë,pa teorizime,se sa më shume të zotërojmë çelsin e njohjes së botes,aq më shumë hapen rrugët e panjohura të jetes dhe Mbijetsa bëhet e do të vijë duke u tretur në një jetesë normale,pra nga një survajvër qe jemi sot,në një triumfator largpamës….
Toka dhe jeta e saj ,hapësirat e të panjohurat rreth saj për të,po mbeten prapa në fushën e miopisë të dijes e të shoqërisë njerzore,po bëhemi me duart e mendesitë tona “të mbrapshta” në shumicen e kohës, barikada të jetes,…. Sa më lart të njgjitemi në hapesirën e pafund ne “udhën e qumështit”,duke e parë Tokën si një planet ,nga galaktikat e tjera,aq më lart do të lartësohet e do të paraprijë dija dhe njeriu mbi të.
Njerëzimi e shoqërija duan ti njgjiten me hapa galomane me shpejtësi rrufeje progresit e përparimit shoqëror.Mendimit i disa dijetareve dhe i shkencëtarëve,ështe se ne notojmë në dy lloj energjish; pozitive dhe negative, të cilat na mbajnë brënda tyre ashtu siç mbahen femijet në barkun e nënës.
Pra harrojmë se dhe nën këmbët tona jeton dhe ekzistojnë energji të padukshme gjenetike e shpirterore,të paindetifikuara deri më sot, e cila transmentohet transfomohet në trupiat tone dhe në gjithë gjallesat,forca e saj është sot e pamatshme,për të mos thënë se është e papranueshme dhe e pabesueshme nga zbulimet e para te dijetareve,pa rënë kurë në pikpamjet idealiste,por gjithnjë në pozita materialiste .Vetëm nje pyetje të bëjmë e le të dyshojmë e të dëshmojmë se ekziston :
-Pse s’i thoni ju ,vetëm forca e gravitetit ( ligjet përkatese) të tokës është e mjaftueshme,të mbajë njeriun ,gjallesat ,bimët në këmbë e drejt ,sa me vështirësi mund t’i shkulin stuhirat,..le të rinë ashtu trupat e gjallesat e vdekura,bimët e thata,le të rijë drejt një shtyllë betoni pa mbështetje e fortesa.?! Le ta marrim si absurde dhe këtë mendim…
Këto pyetje i mundojnë sot dijetarët dhe shkencëtarët ,të cilët mendojnë se shumë shpejt koha do t’i japi përgjigje shkencore, edhe nga gjenetika.
Bota e sotme e qytetëruar është e uritur në pangopësi për dije ,pyetje nga më të thjeshtat na dalin përpara si një postbllok që duan vizë,përgjgje të thjeshta por për sot qendrojnë të padukshme prap ekranit të internetit,jemi ne pragun e një hopi cilesor,të mos hedhim mjegull para kesaj drite e cila është gati për një shpërthimi shkëlqimi të ri,si një diell që do ta ndriçojë edhe me botën, ne çdo skutë të saj.
Jetojmë në një epoke të re paqësore(pavarësisht se nxitën luftëra rajonale pa kuptim),sapo kemi hedhur hapin e parë,në Epokën e re Elektronike . Koha e kaloi shpejtesinë e dritës,planete të reja po na trokasin për Jetesë te re nderplanetare..Le të hapim jo vetëm dritaret por dhe dyert për të thithur në pangopësi ketë frymëmarje të re, per te eksploruar pa kufi të panjuhurat per mendjet tona,,për ne e theksoj,se ato ekzistojnë ne fakt të nohura jashtë dijes sonë ,por ne s’i shohim e nuk e i dimë,këtë erë të re ,si ushqim i përidtshem e të domodeshem për trurin,për dijen për Njeriun,për Jetën,për mendimin njerezor.
Nëqoftëse deri më sot kemi përcaktuar në planetin tonë,kontinetet dhe oeqeanet,jo te gjithe ishujt, dhe i njohim ato, akoma në siperfaqen tokesore ,nuk kemi hyrë shumë në thellësitë e tyre..Do të shtoja nga ana figurative ,më lejohet,se një Oqean të madh ,ende nuk e kemi zbuluar,…Oqeanin e Enigmave të ruzullit të tokësor .Mijra të tilla të pafund qëndrojnë para shkencëtareve e studjuesve të fushave e shkencave të ndryshme .Pak investohet,po e nënvijoj, pasi buxhetet kalojnë nga “makinat ushtarake me armë shfarosëse për njerzimin”,pa thënë për arsimimin e jetën sociale.
Pretendojmë të zbulojmë hapesirën kozmike,dhe mire bejme mos e leme pas dore,pra se të vijne të na “pushtojnë ” le të shkojme t’i vizitojme banorët e planeteve miq.
Tokën tonë që e kemi , nën këmbët tona, pse e kemi lenë kaq pas dore ?!..Kjo përbën një kapitull më vete për diskutim..
Nuk i lejohet njerëzimit të sotëm të ndodhet para të papritura katastrofike natyrale.Duke udhëtuar me anije për pushime drejt ishullit të Bermudes në oqenin Atllantik ,mendja nuk më hiqej ( pa i thenë njeriu)nga Trekëndshi i Bermudës,kështu thiret sot nga shkencëtaret, që i kaluam anash katetit,jo se kisha frikë por se isha kureshtar ,…plot mistere ,alibi e enigma pa mbarim ,e cila përpin në humnerën e saj qiellore dhe ujore, mijra jetë njerëzish,aeroplanë e anije të pa evidentuara.
Shkenca po fluturon në planete pa jetë, se ata me jetë,… i kemi eksploruar por njerzimi s’di asgjë,shumë “mistere” apo “zbulime” te shkences, apo “sekrete” shtetërore mbahen në kasaforta të hermetizuara…..Po ndaj kësaj hapesire oqeanike të enigmave ,kur do t’ja gjejmë fundin e të Vërtetës ?!..,…e të tjera si këto të panumurta. Edhe këto mendime le ti lemë me dyer të hapura…
Kujtoja një ditë Arkimedin, thënin e tij shkencore e realiste ,..”me jepni një lloz e një”pikë” mbështetëse e të ngre Botën perpjetë..”
Ajo “pika” mbështetëse e tij ishte për të dhe per ne ,,një dije,njohuri,një zbulim te ri,një njohje e re,për të vetvpruar..
Ndërsa sot, dikush nga ne,për analogji , mund të shtonte…” Me jepni një “Njeri” të ditur ,do te gjejmë një Diell të dytë ,që të shndrisim Botën tonë,planetin e vjetër,……
Duke kaluar nëpër mendje disa Nobelistë në Letërsi, për të berë një analogji me veprën e Kadaresë qe është kandidat i mundshëm në çdo kohë,për të fituar këtë çmim të merituar,ku mediat dhe institucionete e organizmat shoqerore duhet te intesifikojnë ne propagandimin e veprës së tij ,ndaj pengesave tekokratike e absurde,…shfletova disa grimca nga krijmtaria e Nobelstit francez Andre Gide ( 1947) dhe një thënije momnumentale te tij, nuk e fsheh,ndoshta u bënë nxitje e këtyre reshtave modeste e fragmentare.
-” Besoju atyre qe janë në kërkim të vërtetës,dysho në ata,që e kanë “gjetur” të vërtetën .”..dhe unë do të shtoja me modesti,…. se e vërteta është një proçes i evolucioni dialektik, në pafundësi…
Le të percjellim dhe një mesazh urimi e parësor e paqësor ,në këtë vështrim të thjeshtë panoramik mendimor,për liderët e botës ,të shoqerisë,të kombeve e të shteve,dheper fushaten e elektorale të zgjedhjve të liderve te shteteve,për të bërë më mirën në programin e tij ,
…”atë që kërkohet për popullin e vet, “middle-class” ,pse mos themi hapur e te”poor-class”, per kombin e për paqen në botë,për sot e gjeneratat e ardhmen.”

Pra dhe politiakat e sotme duhet te jene jo propogandiale e me parulla sllogane,por të matetrializuar me një “filozofi me këmbët në tokë”..
Këto pak rreshta,grimca mendimi le të jenë për një bashkëbisedim të hapur e të çiltër,në mungesë nga afër të miqve e shokëve, duke e shoqëruar me nje kafe,larg rutinës të thashethemeve dhe politikave “tinzare e marramendese”,nje virus i pashmagshëm ,si mungesë e tolerancës.
Pra siç i thonë në anglisht:
– “Just talking in a cafe with a friends…”
Një fllad i ri pranveror po lëkund antenat e mendimit njerëzor, paralajmërimi i ardhjes të një stine të re ndërplanetare,e mbarsur me nektarin e dijeve e njohurve univerasale.Le ta puhisim atë sa më parë.

Tetor, 2012
Kalana,Luan

loading...

Komento!

loading...