Home / POEZI / EPITAFE TE DRITEROIT PER DEVOLLIN (7)
loading...
Dritero Agolli
Dritero Agolli

EPITAFE TE DRITEROIT PER DEVOLLIN (7)

EPITAFE TE DRITEROIT PER DEVOLLIN…

Cikli me vjersha miqesore

nga amanetet imagjinare te Ditero Agollit……pas vitesh
(vjersha e 7)..

…-SADIE AGOLLIT,Gruas time , inteligjente e burneshe shkodrane,
” Kudo që jam në Shqipëri edhe sot unë dëgjoj goditjen e tokës të devollit më ndjek gjithnjë,më ndjek fërferima e fletve,më ndjek cicërima e zoqve,më ndjekin pikat e shiut që bjenë pik..pik.. në strehë,më ndjek gurgullima e lumit të Devollit, më ndjekin këngët nëpër dasma vallet,më ndjekin të gjitha këto ….” ( marre nga intervista me Dritero Agollin )
&
Për Sadijen,kam ca llafe me vlera,
i kam shkruar në një copkë letër,
janë sekrete bashkëshortore jete,
mbeshtjellë me shamiçkën e nënës,
si hajmali në një sepetkë të vjetër.
&
Kur të shkosh në Shkodrën loce,
atje ku ke thurur ëndërat fëminore,
në themelet e Kështjellës se Rozafës,
nën një gur të legjendës gjej shkronjtoren.
&
Fëmijëve,nipërve e mbesave tanë,
i thuaj që janë nga nje anë,
nga kanë Nënën e Babanë,
Devoll e Shkodër një gjak janë,
mos mburen me të Atnë,
ashtu si ka thënë At Mjeda,
“gegë e toskë një asht Shqipnia”,
atë kemi vatanë.
&
Vjershat e letrat e fletorkave,
mbildhi nga blloçkat ku janë,
bëji një libër,”Kujtimet e Gruas”,
mos thur hymne per mua,
shpirti im tëre jetën për ty u drithërua,
paçka se shkruaja dashuriçka për një grua.
&
Amanet po ta le, të vesh emrin Sadije,
je një grua e nderuar,ish gazetare e talentuar,
pa ty jeta ime s’kish të shkruar,
mbesat të ngjasin Ty,Princeshë Shqipërie.
(marre me shkurtime..)
L.K.
…I pavdekshmi Dritero,sipas amanetit tuaj,të kemi lënë një penxherkë te vogël [dritare ]për të përcjellë amanetet edhe bejtet tona që i shndëruam në këngë popullore,ato iso të Devolli,që ti i ke aq shumë për zemër,zërin e trevës të begate të Devollit do ta dëgjosh , devolliçen me këngët e bilbilave…
(fund i ciklit -vjersha,EPITAFE te DRITEROIT per Devollin,…amanetet imagjinare te Dritero Agollit,…pas vitesh)

Luan Kalana,SHBA
ish mësues i Gjuhës shqipe

loading...

Komento!

loading...