Home / POEZI / EPITAFE TË DRITËROIT PËR DEVOLLIN
loading...

EPITAFE TË DRITËROIT PËR DEVOLLIN

EPITAFE TË DRITËROIT PËR DEVOLLIN

Dritero Agolli

Dritero Agolli

EPITAFE TE DRITEROIT PER DEVOLLIN (1)

Cikel me vjersha miqesore
LUAN KALANA

Nga amanetet imagjinare te Ditero Agollit……pas vitesh…

– “Kudo qe nëShqipëri edhe sot unë dëgjoj goditjen e tokës të devollit më ndjek gjithnjë,më ndjek fërferima e fletve,më ndjek cicërima e zoqve,më ndjekin pikat e shiut që bjenë pik..pik.. në strehë,më ndjek gurgullima e lumit të Devollit, më ndjekin këngët nëpër dasma vallet,më ndjekin të gjitha këto ….” …
( marre nga intervista me Dritero Agollin “

Vjersha e Parë

– “DEVOLLI SIMBOLI I P U N E S ,
..monument i Shqipërisë,
për atë të këndoni…”
…poetëve bilbila devollinj …
..dhe ti Skënder Rusit, Drejtor i Biblotekës,Korçë

&
Ju poetet bilbila të Devollit,
për Devollin të ligjrëoni,
në vargje kur të këndoni,
Devollin ta lakoni,
simbol të punës,i mençurisë,
për Atë, të dridhëroi. !
…………………………….
Sa ishte gjallë Driteroi,
na e la me gojë,..
-” Mbaj vesh, i madhi Rusi,
poeti i Vishocicës e i Korçës,
m’i mblidh nga janë Skënderët,
të gjithe artistët e Letrave,
mos më harro dhe Demollin…
&…
Ju bilbilat e Moravës,
i kam thënë e Thanit ,
andej përtej oqeanit,
shtroi “Luanët” në një sofër,
ju kam vëllezër trashëgimtarë,
të luginës të Devollit…
&
– Kur të vdes mos u lodhni,
s’dua salltanet të madh,
as poema e as poezi,
vetëm sazet e devollit,
devolliçen ta fluturoni…
&
Nuk dua as var e nishan,
trupin jua kam falur,
bëni si të doni,
hirin ta spërkatni,
anembanë Devollit,
në fushë,lumë e në mal.
&
-Nuk dua që për varin tim,
ata që rëmojnë mender aletë
të bëhem “shër shë la fëm”,
ata që lëpijnë koskat,
të përmiren vareve si qentë…
&
…Nuk kish faj poeti i shkretë,
si qe bërë mileti.
Ju a la Epitaf,amanet,
ju kish mik për jetë…
&
-Fli i qetë atje në qiell,
se je kaluar mbi retë,
s’të arijnë dot,as me raketë…
Devolli , djepi ,
që përkundi devollinjtë,
Driteroi i Devollit,Devolli i Driteroit
do te jete Monument Shqiperie për jetë…
&…..

“…I pavdekshmi Dritero,sipas amanetit tuaj,të kemi lënë një penxherkë te vogël [dritare ]për të përcjellë amanetet edhe bejtet tona që i shndëruam në këngë popullore,ato iso të Devolli,që ti i ke aq shumë për zemër,zërin e trevës të begate të Devollit do ta dëgjosh , devolliçen me këngët e bilbilave…”..
(fund i ciklit -vjersha,EPITAFE te DRITEROIT per Devollin,…amanetet imagjinare te Dritero Agollit,…pas vitesh)
….(vazhdon,marre me shkurtime)

EPITAFE TE DRITEROIT PER DEVOLLIN (2)

(vazhdim, vjersha e 2 )
Ne pervjetorin e Ditelindjes te Driteroit,..13 tetor
Luan Kalana

Cikli me vjersha miqesore

Nga amanetet imagjinare te Ditero Agollit……pas vitesh…

” Kudo që jam në Shqipëri edhe sot unë dëgjoj goditjen e tokës të devollit më ndjek gjithnjë,më ndjek fërferima e fletve,më ndjek cicërima e zoqve,më ndjekin pikat e shiut që bjenë pik..pik.. në strehë,më ndjek gurgullima e lumit të Devollit, më ndjekin këngët nëpër dasma vallet,më ndjekin të gjitha këto ….” ( marre nga intervista me Dritero Agollin )

2-“Devollin , djepi që perkundi devollinjtë, për atë të përkushtoi …”
drejtuesve të Shoqatës Kombetare Devolli ,Guri Seferi,Qytetar nderi i Devollit,
poetit Bashkim Gjoza,shoqates letareve “Miqte e Driteroit”

Të njohin të gjithë në Tiranë
si burrë me talent ,patriot,
intelektual arëzar popullor,
njeri i palodhur, je bërë copë,
bashke me Poetin Bashkim Gjozen
bëni çmos gjithnjë për Devollin ,
mes devollinjve me letra në duar,
në gazetat Devolli,s’leni gjë pa shkruar…
&
– Jë lumtë,u shkritë për Shoqatën,
boll tani u morët për mua,
vetëm më shani,të ligat kujtoni,
– Devollin e devollinjtë mos haroni,
Jua le ”amanet “,
amanetet s’i tret dheu,
për Atë të flijoi !
………………………
…U mblodhën nga ishin e s’ishin,
takëme si qëmoti,
koka pa lesh në kokë,
me mjekër mysibet në tokë,
shkencëtarë shkrimtarë,profesorë,
shyqyr qe s’ishte e Nastradinin ,
do kishte sjellë e gomarë,
mirë qe s’kishte babanarë,
se do t’ju vinin samarë.
&
Pa pritur e pa kujtuar ,
ca sylesh dalin nga tema,
llomotisin e bërtasin,
shfrytëzonin rastin,
për Dritin gërrhasin.
&
“-Dritero Agolli gjeniu i letrave,
“s’na qenka shqiptar “.?!
Sjellin argumenta ,
si ëndrat me diell,
pa kripë e me zeher.
&
U ngrit një filo grek,
foli e pështolli,
“qirje ,pedhjaqi,katallavenos”,
asnjë s’e dëgjoi.
-Driteros Agollaqi,hoqi allvanos,
Devolli,Bilisht e Koricaqi,
janë Vorio Epirori,…
&
-O pika të rëntë,
më tu mbylltë e mendjes,
nga mbive ti ,o baloz i zi,
c’janë këto broçkullaqis.. ?!
Aq foli sa jarget e bënë elaq
mjekrën e gjatë,si bishti i kalit.
&
“-Kur ishte pedhiaqi Dritoraqi,
shkonin me të atin Rizaqin,
mbushnin ujë nga lumi,
kullosnin lopët në Pocrovë,
nën kodrat e Shagut,
nga tokat ,nga ana jonë…”
&
-S’ke faj mor i mjerë ,
se kur u ndanë kufijtë,
i vodhët tokat, viste tona ,
qytete,fshatra Kostur e Janinë,
harruat tim zot, pashë Alinë,
s’këkërinit, ua punoi qindin..
&
Kusuret i kanë megalodhitë,
Evropa putttt…. plakë..
ju a lanë si kockë të lëpijtë,
mallkuar qofshin,
ndatë Nënën nga fëmijtë…
&
…Pa foli e një sërb,
shkja i fëlliqur,
me sy të çakaritur,
-”Mos haroni se Sadetja
e shoqja nga Shkodra,
është Montenegro,…
me origjinë puro serbe,…
&
Pas tij një sllav i pabesë,
-Dritorovski është rus,
ka një djalë me gruan e parë,
kur ishte student ne Moskë,
e la me barë e mori në Tiranë
mbesa e Carit të Parë …..
&
…E ç’t’ju them pallvra si përralla,
Mbylljen e bëri kryetari,
një vendali nga Qirkazani,
….-Me që ra fjala,
do them e unë dy fjala,
Kur erdhi Driterani,
me një Allbenia delegacioni,
e bëmë synet,sipas zakonit…..
&
-Më t’u mbyllte ,or gazep,..,
çfarë po llomotet, o turi sqep
ç’je ti or dordolec.?!…
&
..Shpërtheu gazi në sallë,
u shkulën se qeshuri,
u këputën oshkuret,
bollkat tërë shurë…
Mirë që u mbyll me aq,
do ishin bërë mëmelaq…
&
Sa na ke Ne,ti do te jesh Mbret:

-Dritero, prehu i qetë,
Ti je mes nesh,
qentë do të lehin ,
s’harrojnë zakonin e vjetër,
por ti do të mbetesh,
biri i Menkulasit,
Nderi i Kombit,Shqipërisë
devolli për jetë.

(vazhdon)

EPITAFE TE DRITEROIT PER DEVOLLIN (3)
(Vazhdim ,vjersha e 3 )

Ne pervjetorin e Ditelindjes te Driteroit,..13 tetor
Luan Kalana

Cikli me vjersha miqesore

Nga amanetet imagjinare te Ditero Agollit……pas vitesh…
per Ju Miqte e Mij kudo qe jeni ne Shqiperi e ne bote….

” Kudo që jam në Shqipëri edhe sot unë dëgjoj goditjen e tokës të devollit më ndjek gjithnjë,më ndjek fërferima e fletve,më ndjek cicërima e zoqve,më ndjekin pikat e shiut që bjenë pik..pik.. në strehë,më ndjek gurgullima e lumit të Devollit, më ndjekin këngët nëpër dasma vallet,më ndjekin të gjitha këto ….” ( marre nga intervista me Dritero Agollin )

3– ” Nobel-in ” në Devoll ,ta sjellësh sa më parë…”
shkencëtarit më të ri,Pr.Dr.Leonard Barolli,

Tokio, Japoni
&
Uroj nga shpirti im i gjallë,
je shkencëtar i Ri i rallë,
“Nobelin” në Devoll të na i sjellësh,
me të katra, sa më parë !
………………………………
Pritëm tërë jetën,
kishit ju merak,
ish nxënësit tanë,
devollinj të denjë,
të merte Driteroi,
Nobelin e Letrës,
….e merrte një tjetër.
&
Njeherë u gëzuam,
u bëmë me fletë,
Kadareja,burazeri i Driteroit ,
dy kollosët e kombit,
panë e ç’panë,me hir e pahir
pas Nënë Terezës shqiptare,
që me shenjterinë çuditi botën,
Kadarese ,çmimin pa toka amtare.
&
….Driteroin pa gjë s’e lanë,
ështe një çikë banale,
ato përposh,” topet ” e dashit.
popullore, pak vulgare,
por ka hijeshi,….
&
Nobelin e Ismalit,
e vumë në Muze,
s’ja lamë në Paris,
se ja merrnin prapë,
e kemi në Tiranë .
&
….Atë të Driteroit,
……………………
” topet ” e dashit,
i vumë mbi dyer,
i varën në makina,
i kemi si shenjë,
mos bien në sy.!
&
-Dritero ,ri i qetë,
ti Nobelin e ke marë ,
që më të gjallë,
e more me famë..!
&
Tokën do të rëmojmë ,
shkencën do thërrmojmë,
do shpikim një gjë të re,
me emrin Made in Devolli
Ti do e marresh vesh,
edhe përmbi re,
nga devolli Barolli !

(vazhdon)

EPITAFE TE DRITEROIT PER DEVOLLIN (4)

(vazhdim, vjersha e 4 )

Ne pervjetorin e Ditelindjes te Driteroit,..13 tetor
Luan Kalana

Cikli me vjersha miqesore

Kudo qe nëShqipëri edhe sot unë dëgjoj goditjen e tokës të devollit më ndjek gjithnjë,më ndjek fërferima e fletve,më ndjek cicërima e zoqve,më ndjekin pikat e shiut që bjenë pik..pik.. në strehë,më ndjek gurgullima e lumit të Devollit, më ndjekin këngët nëpër dasma vallet,më ndjekin të gjitha këto ….” ( marre nga intervista me Dritero Agollin )

4-Per DEVOLLIN te dridheroi,per ate te ligjeroni
Shqipërisë,devollinjve tu kushtohi…

Publiçisteve te talentuar, botuesve te gazetave “Bilishti ” dhe”EORDE” dhe “Devolli”, K.Nake , M.Metolli dhe znj. E. Baruti…

&
Ju që qëndisni ato letrat,
jeni ustallarë, kalemxhinj,
ti i urti,Enver Nakja poloskalli
me zonjën Ervehe në Akademi*
Mirin inxhinjerin e Devollit,
ju kam miqtë e vjetër e të rinj…
&
Dikur në rini në gazetari,
kam bërë padashje e gabime,
partive shumë mos i besoni,
emrin tim mos e lëvdoni,
nuk është në nder të Devollit,.
Shqipërisë,devollinjve t’ju kushtoi.
&
Vargjet si lumi mos i pushoni,
për kombin ,shqipen të drithëroi…
&
Devolliu si inteligjent s’ka të sharë
paçka se ca i thonë kokëtrashë,
ashtu siç ha bukën me torbë,
si plisat e malet i bën fusha,
prandaj gratë s’lodhen së gatuari
e thajnë tepsinë me lakrorin.
&
Devolliu di edhe të këndojë,
devolliçen e ngre tymin në tavan
eshte i çëkes dhe i penës,
eshte trim me yll në ballë…
&
Mbi Ju, bien ato këmbana,
ju do të hani edhe të sharra,
nuk dua tua heqin kafshoren,
për Mua,të çmendurin e tokës,
i tillë paskam qënë, bir i Nënokes..
&
-“Dhe ky plis nga herë ish i fortë,
shkova në Evropë,brodha në Azi ,
(në Boston kuvendova e me Fan Nolë)
por kudo ,nga flokët gjer në thonjtë,
(me opinga,fustanella e qillota)
…mbeta nga mendja devolli…”
&
Devollin, ylli që bën dritë,
ta kini shqipe në zemër,
mos u merni me partitë,
amanetin tim per se gjalli,
për Devollin të përgjëroi !
(vazhdon)

EPITAFE TE DRITEROIT PER DEVOLLIN (5)

(vazhdim, vjersha e 5 )

Ne pervjetorin e Ditelindjes te Driteroit,..13 tetor
Luan Kalana

Cikli me vjersha miqesore

Nga amanetet imagjinare te Ditero Agollit……pas vitesh
5-Devollin simboli i punës ,ta qëndisni si shqipja në flamur !”…
…artisteve piktorëve të rinj te Devollit ..Dh.Dangllit dhe L.Babit

&
Ju piktorët ju kam për kokë,
jemi me të dy nga një anë
lumi Devoll na ndan mëhallë ,
me Dangllinjtë jemi pe nje fshati,
unë në Menkulas,Babi në Ponçarë.
&
……Në arë kur të shkoni,
mos harroni të prashitni,
ju që diellin pikturoni,
tokën me bel ta punoni,
në çdo plis ju do të lexoni,
amanetin tim të gjallë…
&
Kur të dilini nga sinori,
të skalisni piramidat,
Shqipëri – Devoll,
të mos shuhet kurrë.
&
Në Kapështicë në doganë,
tek portali Shqipëri,
nën flamurin kuq e zi,
poshtë emrit Albani,
vini emblemën ” Devolli “.
&
…Anembanë ku jetoni,
nëpër mure të sklupturoni,
plot figura e portrete,
djem ,burra devollinj.
&
Baballarët kryelartë,
me qe e parmendë në arë,
s’lene ugare pa çarë,
në tokë kur hedhin farë.
&
Burrat trima devollinj,
me pushkë për liri,
bene histori ne Shqiperi
me drapërinj e kosa në duar,
korin fushen si kombanjë.
&
Gratë tona devollesha,,
kapelekashtat faqekuqet
porsi gonxhet lulekuqe.
&
Cupat me të rinjtë në arë,
kornin me lelek e pallamarë,
ditën me shatë prashitin në arë,
natën me shtija gdhijne sabahnë,..
&
Djemtë tanë porsi asllanë,
me mistri e me çekanë,
zbukuruan tërë dynjanë,
vila e kështjella anembanë.
&
Cupkat me kostume kombëtare,
sa bukur lozin dardharen,
djemtë që hedhi devolliçen,
këmbet i ngrehin në hava…
&
Mos harroni djemkat e fshatit,
nga jazi e lumi për t’u larë,
zenë cironka me sepete,
siç zenë thëllezat me leqe…
&
Nënat,vajzat si princesha,
kur gatuajne arin e bardhë,
thurin fanella e me grepe,
hyjni devollesha perëndesha.
&
Kur ju të ngjyrosni,
amnetin mos haroni,
Devollin simbol i punës
shqipje në flamur ta pikturoni!
(vazhdon)

EPITAFE TE DRITEROIT PER DEVOLLIN (6)

(vazhdim ..Vjersha e 6 )

Ne pervjetorin e Ditelindjes te Driteroit,..13 tetor
Luan Kalana

Cikli me vjersha miqesore

Nga amanetet imagjinare te Ditero Agollit……pas vitesh…
per Ju Miqte e Mij kudo qe jeni ne Shqiperi e ne bote….

” Kudo që jam në Shqipëri edhe sot unë dëgjoj goditjen e tokës të devollit më ndjek gjithnjë,më ndjek fërferima e fletve,më ndjek cicërima e zoqve,më ndjekin pikat e shiut që bjenë pik..pik.. në strehë,më ndjek gurgullima e lumit të Devollit, më ndjekin këngët nëpër dasma vallet,më ndjekin të gjitha këto ….” ( marre nga intervista me Dritero Agollin )

“Ju vëllzër devollinj e miq shqipëtare,
që më thërisni Miqtë e mij,
kam edhe miq të tjerë në Botë ,
i kam vëllezer ,t’i pish në gotë.
&
Ti njihni e ti respektoni,
Devollin ta nderoni,
kurrë mos e turpëroni,
Devollin,yllin qe bën dritë
Shqipërinë më shumë ta doni !”
…………………………………………….
Kur Driteroi ish gjallë,
kishim nje “nishan” te rrallë,
fshatar,pa yll në ballë,
sillej *Zaimi ,nishani vërdallë.
&
Ca kopukë ca shejtanë,
për shaka e kishin mësuar,
i jepnin nga një cigare,
ai murmurriste nëpër dhëmbë,
ca fjalë të ngatëruara pa zarar.
&
Pas i vinin fëmijë ,
edhe qen e zagarë,
me ta flinte e në gjumë,
aq shumë i deshte kafshët,
e dini çfare thoshte ?!
&
-Driti ma ka fëcur,
Dritero s’ka më,ka vdekur,..
Asnjë s’ja merrte për shumë,..
&
…Kur Driteroi ndëroi jetë,
edhe zaimi kish vdekur,
Thonë se ish bërë engjëll,
u dilte e në ëndër.
&
…Zaimi nisi avaz tjetër…
Asnjë s’e mësoi,
ngrihej me natë,
merrte sokakët me radhë,
trokiste derë më derë..Epitafe te Dirteroit per Devollin
&
pa vinte e Ponçarë,
fliste duke qarë si femijë,
me atë zënë e hollë:
-Driti është gjallë,
Driti s’ka për të vdekur..!!!
&
…Një natë pa errur mirë,
llapsi i gjithë fshati,
një si flakë ra mbi fshat,
në kodrat sipër mbi Koshnicë,
kishte rënë një yll me dritë.
&
U alarmua fshati ,
dolën nga shtëpitë,
burra,gra e fëmijtë,
u sulën rendën në kodër,
t’shihnin ç’na polli…?!
&
Aq ndriste ylli ,
sa sytë t’i verbonte,
llapste gjer poshtë nga jazi,
lart deri ne sinori , Poçrovë,
edhe Dobranjin e ndriçonte.
&
Sipër yllit ,në majë të tij ,
një njeri qëndronte,
si pishtar flakeronte..
Të gjithe thirrën si në korr,
-Driti,Driti është gjallë,
Driti është ylli i planetit,
si dilelli rezatonte dritë!…
&
Ju Miqte e mij kudo që jeni,
Shqiperi,kosove a Amerikë,
Devollin e devollinjtë,mos i ndani,
janë vëllezër besnik e bujarë,
në një sofer ju të mblidheni,
mos ju ndajë shki ,as murlani,
per Devollin,Shqiperinë te qani hallin,
shqipja e kombi,ky të jetë ideali
se keshtu na do Vatani….
&

(Marre me shkurtimenga cikli miqësor ” Epitafete Driteroit per Devollin, amanete imagjinare,…pas vitesh,” nga L.K…)

I pavdekshmi Dritero,sipas amanetit tuaj,të kemi lënë një penxherkë te vogël [dritare ]për të përcjellë amanetet edhe bejtet tona që i shndëruam në këngë popullore,ato iso të Devolli,që ti i ke aq shumë për zemër,zërin e trevës të begate të Devollit do ta dëgjosh , devolliçen me këngët e bilbilave….

EPITAFE TE DRITEROIT PER DEVOLLIN…

Cikli me vjersha miqesore

nga amanetet imagjinare te Ditero Agollit……pas vitesh
(vjersha e 7)..

…-SADIE AGOLLIT,Gruas time , inteligjente e burneshe shkodrane,
” Kudo që jam në Shqipëri edhe sot unë dëgjoj goditjen e tokës të devollit më ndjek gjithnjë,më ndjek fërferima e fletve,më ndjek cicërima e zoqve,më ndjekin pikat e shiut që bjenë pik..pik.. në strehë,më ndjek gurgullima e lumit të Devollit, më ndjekin këngët nëpër dasma vallet,më ndjekin të gjitha këto ….” ( marre nga intervista me Dritero Agollin )
&
Për Sadijen,kam ca llafe me vlera,
i kam shkruar në një copkë letër,
janë sekrete bashkëshortore jete,
mbeshtjellë me shamiçkën e nënës,
si hajmali në një sepetkë të vjetër.
&
Kur të shkosh në Shkodrën loce,
atje ku ke thurur ëndërat fëminore,
në themelet e Kështjellës se Rozafës,
nën një gur të legjendës gjej shkronjtoren.
&
Fëmijëve,nipërve e mbesave tanë,
i thuaj që janë nga nje anë,
nga kanë Nënën e Babanë,
Devoll e Shkodër një gjak janë,
mos mburen me të Atnë,
ashtu si ka thënë At Mjeda,
“gegë e toskë një asht Shqipnia”,
atë kemi vatanë.
&
Vjershat e letrat e fletorkave,
mbildhi nga blloçkat ku janë,
bëji një libër,”Kujtimet e Gruas”,
mos thur hymne per mua,
shpirti im tëre jetën për ty u drithërua,
paçka se shkruaja dashuriçka për një grua.
&
Amanet po ta le, të vesh emrin Sadije,
je një grua e nderuar,ish gazetare e talentuar,
pa ty jeta ime s’kish të shkruar,
mbesat të ngjasin Ty,Princeshë Shqipërie.
(marre me shkurtime..)
L.K.
…I pavdekshmi Dritero,sipas amanetit tuaj,të kemi lënë një penxherkë te vogël [dritare ]për të përcjellë amanetet edhe bejtet tona që i shndëruam në këngë popullore,ato iso të Devolli,që ti i ke aq shumë për zemër,zërin e trevës të begate të Devollit do ta dëgjosh , devolliçen me këngët e bilbilave…
(fund i ciklit -vjersha,EPITAFE te DRITEROIT per Devollin,…amanetet imagjinare te Dritero Agollit,…pas vitesh)

Luan Kalana,SHBA
ish mësues i Gjuhës shqipe

EPITAFE TË DRITËROIT PËR DEVOLLIN EPITAFE TE DRITEROIT PER DEVOLLIN (1) Cikel me vjersha miqesore LUAN KALANA Nga amanetet imagjinare te Ditero Agollit...…pas vitesh... - "Kudo qe nëShqipëri edhe sot unë dëgjoj goditjen e tokës të devollit më ndjek gjithnjë,më ndjek fërferima e fletve,më ndjek cicërima e zoqve,më ndjekin pikat e shiut që bjenë pik..pik.. në strehë,më ndjek gurgullima e lumit të Devollit, më ndjekin këngët nëpër dasma vallet,më ndjekin të gjitha këto ....” ... ( marre nga intervista me Dritero Agollin " Vjersha e Parë - "DEVOLLI SIMBOLI I P U N E…

Review Overview

Mire

Summary : EPITAFE TË DRITËROIT PËR DEVOLLIN

User Rating: Be the first one !
loading...

Komento!

loading...