Home / POEZI / EPITAFE TE DRITEROIT PER DEVOLLIN (5)
loading...
Epitafe te Dirteroit per Devollin
Epitafe te Dirteroit per Devollin

EPITAFE TE DRITEROIT PER DEVOLLIN (5)

EPITAFE TE DRITEROIT PER DEVOLLIN (5)

(vazhdim, vjersha e 5 )

Ne pervjetorin e Ditelindjes te Driteroit,..13 tetor
Luan Kalana

Cikli me vjersha miqesore

Nga amanetet imagjinare te Ditero Agollit……pas vitesh
5-Devollin simboli i punës ,ta qëndisni si shqipja në flamur !”…
…artisteve piktorëve të rinj te Devollit ..Dh.Dangllit dhe L.Babit

&
Ju piktorët ju kam për kokë,
jemi me të dy nga një anë
lumi Devoll na ndan mëhallë ,
me Dangllinjtë jemi pe nje fshati,
unë në Menkulas,Babi në Ponçarë.
&
……Në arë kur të shkoni,
mos harroni të prashitni,
ju që diellin pikturoni,
tokën me bel ta punoni,
në çdo plis ju do të lexoni,
amanetin tim të gjallë…
&
Kur të dilini nga sinori,
të skalisni piramidat,
Shqipëri – Devoll,
të mos shuhet kurrë.
&
Në Kapështicë në doganë,
tek portali Shqipëri,
nën flamurin kuq e zi,
poshtë emrit Albani,
vini emblemën ” Devolli “.
&
…Anembanë ku jetoni,
nëpër mure të sklupturoni,
plot figura e portrete,
djem ,burra devollinj.
&
Baballarët kryelartë,
me qe e parmendë në arë,
s’lene ugare pa çarë,
në tokë kur hedhin farë.
&
Burrat trima devollinj,
me pushkë për liri,
bene histori ne Shqiperi
me drapërinj e kosa në duar,
korin fushen si kombanjë.
&
Gratë tona devollesha,,
kapelekashtat faqekuqet
porsi gonxhet lulekuqe.
&
Cupat me të rinjtë në arë,
kornin me lelek e pallamarë,
ditën me shatë prashitin në arë,
natën me shtija gdhijne sabahnë,..
&
Djemtë tanë porsi asllanë,
me mistri e me çekanë,
zbukuruan tërë dynjanë,
vila e kështjella anembanë.
&
Cupkat me kostume kombëtare,
sa bukur lozin dardharen,
djemtë që hedhi devolliçen,
këmbet i ngrehin në hava…
&
Mos harroni djemkat e fshatit,
nga jazi e lumi për t’u larë,
zenë cironka me sepete,
siç zenë thëllezat me leqe…
&
Nënat,vajzat si princesha,
kur gatuajne arin e bardhë,
thurin fanella e me grepe,
hyjni devollesha perëndesha.
&
Kur ju të ngjyrosni,
amnetin mos haroni,
Devollin simbol i punës
shqipje në flamur ta pikturoni!
(vazhdon)

Luan Kalana,SHBA
ish mesues i Gjuhes Shqipe,
Menkulas ,Devoll..

loading...

Komento!

loading...