Home / POEZI / EPITAFE TE DRITEROIT PER DEVOLLIN (2)
loading...
Epitafe te Dirteroit per Devollin
Epitafe te Dirteroit per Devollin

EPITAFE TE DRITEROIT PER DEVOLLIN (2)

EPITAFE TE DRITEROIT PER DEVOLLIN (2)

(vazhdim, vjersha e 2 )
Ne pervjetorin e Ditelindjes te Driteroit,..13 tetor
Luan Kalana

Cikli me vjersha miqesore

Nga amanetet imagjinare te Ditero Agollit……pas vitesh…

” Kudo që jam në Shqipëri edhe sot unë dëgjoj goditjen e tokës të devollit më ndjek gjithnjë,më ndjek fërferima e fletve,më ndjek cicërima e zoqve,më ndjekin pikat e shiut që bjenë pik..pik.. në strehë,më ndjek gurgullima e lumit të Devollit, më ndjekin këngët nëpër dasma vallet,më ndjekin të gjitha këto ….” ( marre nga intervista me Dritero Agollin )

2-“Devollin , djepi që perkundi devollinjtë, për atë të përkushtoi …”
drejtuesve të Shoqatës Kombetare Devolli ,Guri Seferi,Qytetar nderi i Devollit,
poetit Bashkim Gjoza,shoqates letareve “Miqte e Driteroit”

Të njohin të gjithë në Tiranë
si burrë me talent ,patriot,
intelektual arëzar popullor,
njeri i palodhur, je bërë copë,
bashke me Poetin Bashkim Gjozen
bëni çmos gjithnjë për Devollin ,
mes devollinjve me letra në duar,
në gazetat Devolli,s’leni gjë pa shkruar…
&
– Jë lumtë,u shkritë për Shoqatën,
boll tani u morët për mua,
vetëm më shani,të ligat kujtoni,
– Devollin e devollinjtë mos haroni,
Jua le ”amanet “,
amanetet s’i tret dheu,
për Atë të flijoi !
………………………
…U mblodhën nga ishin e s’ishin,
takëme si qëmoti,
koka pa lesh në kokë,
me mjekër mysibet në tokë,
shkencëtarë shkrimtarë,profesorë,
shyqyr qe s’ishte e Nastradinin ,
do kishte sjellë e gomarë,
mirë qe s’kishte babanarë,
se do t’ju vinin samarë.
&
Pa pritur e pa kujtuar ,
ca sylesh dalin nga tema,
llomotisin e bërtasin,
shfrytëzonin rastin,
për Dritin gërrhasin.
&
“-Dritero Agolli gjeniu i letrave,
“s’na qenka shqiptar “.?!
Sjellin argumenta ,
si ëndrat me diell,
pa kripë e me zeher.
&
U ngrit një filo grek,
foli e pështolli,
“qirje ,pedhjaqi,katallavenos”,
asnjë s’e dëgjoi.
-Driteros Agollaqi,hoqi allvanos,
Devolli,Bilisht e Koricaqi,
janë Vorio Epirori,…
&
-O pika të rëntë,
më tu mbylltë e mendjes,
nga mbive ti ,o baloz i zi,
c’janë këto broçkullaqis.. ?!
Aq foli sa jarget e bënë elaq
mjekrën e gjatë,si bishti i kalit.
&
“-Kur ishte pedhiaqi Dritoraqi,
shkonin me të atin Rizaqin,
mbushnin ujë nga lumi,
kullosnin lopët në Pocrovë,
nën kodrat e Shagut,
nga tokat ,nga ana jonë…”
&
-S’ke faj mor i mjerë ,
se kur u ndanë kufijtë,
i vodhët tokat, viste tona ,
qytete,fshatra Kostur e Janinë,
harruat tim zot, pashë Alinë,
s’këkërinit, ua punoi qindin..
&
Kusuret i kanë megalodhitë,
Evropa putttt…. plakë..
ju a lanë si kockë të lëpijtë,
mallkuar qofshin,
ndatë Nënën nga fëmijtë…
&
…Pa foli e një sërb,
shkja i fëlliqur,
me sy të çakaritur,
-”Mos haroni se Sadetja
e shoqja nga Shkodra,
është Montenegro,…
me origjinë puro serbe,…
&
Pas tij një sllav i pabesë,
-Dritorovski është rus,
ka një djalë me gruan e parë,
kur ishte student ne Moskë,
e la me barë e mori në Tiranë
mbesa e Carit të Parë …..
&
…E ç’t’ju them pallvra si përralla,
Mbylljen e bëri kryetari,
një vendali nga Qirkazani,
….-Me që ra fjala,
do them e unë dy fjala,
Kur erdhi Driterani,
me një Allbenia delegacioni,
e bëmë synet,sipas zakonit…..
&
-Më t’u mbyllte ,or gazep,..,
çfarë po llomotet, o turi sqep
ç’je ti or dordolec.?!…
&
..Shpërtheu gazi në sallë,
u shkulën se qeshuri,
u këputën oshkuret,
bollkat tërë shurë…
Mirë që u mbyll me aq,
do ishin bërë mëmelaq…
&
Sa na ke Ne,ti do te jesh Mbret:

-Dritero, prehu i qetë,
Ti je mes nesh,
qentë do të lehin ,
s’harrojnë zakonin e vjetër,
por ti do të mbetesh,
biri i Menkulasit,
Nderi i Kombit,Shqipërisë
devolli për jetë.

(vazhdon)
Luan Kalana,SHBA
ish mesues i Gjuhes Shqipe
Menkulas,Devoll

loading...

Komento!

loading...