Home / SOCIALE / Ëndrra shetit pa mua
loading...
Martin-Çuni-Endrra-shetit-pa-mua
Martin-Çuni-Endrra-shetit-pa-mua

Ëndrra shetit pa mua

Ëndrra shetit pa mua

TIRANË, nëntor 2012

Shkruan: Shaban Cakolli

Shkruan: Shaban Cakolli

Martin Çuni i përket brezit të poetëve të viteve të 70-ta,kohë kjo e shpërthimit të artit në Kosovë,edhe pse kohë stuhirash,ai po thurte ëndrra të mëdha,me të cilat e nisi rrugën e krijimtarisë.Këto kohë në atdheun tonë kishte nisur të ndizej klima politike,e cila në vitet e 80-ta veç po mirrte kulmin e ndezjeve.Të nisje atë kohë rrugën e veprimtarisë kombëtare dhe krijimtarisë ishte diçka e veçantë,duhej guxim,për të shprehur me vepër e penë ate që mendoje ndryshe nga kundërshtari,në kohën e pllakosur në të cilën jetonim.

Kohë e vështirë,kohë dhimbjesh por e shoqëruar me një optimizëm të madh për një agim kombëtar,duke u bindur se vdekja e cila na kishte pllakosur padrejtësisht një ditë do të vdes,Martin Çuni nisi të shkrijë tërë energjinë e vet,në veprimtari dhe krijimtari kombëtare.Në vitin 1948 kur lindi Martini,sikur familja e tij po përndiqej nga sllavo pushtuesit,ku familja detyrohet nga fshati Ujz i Hasit,të vendoset në Keqekollë të Gallapit.Aty Martini kreu shkollimin fillor,gjimnazin dhe studimet pedagogjinë dhe psikologjinë i kreu në Prishtinë.Punoi si mësues në Gallap,po atë botë veprimtarët cilësoheshin nga Komiteti i atëhershëm si të pamoralshëm ideopolitik për punë në arsim,e ku Martini merr punë në KNI”Ramiz Sadiku”,më pas në Radio Prishtinë-në Redaksinë e Kulturës.

Tetë vite me radhë Martini në Radio Prishtinë,realizoi shumë reportazhe,vargje e shkrime për të rritur,radio drama,etj…..Duhet cekur një gjë:Martin Çuni që nga vitet 1968 deri në vitin 1982,merr pjesë aktive në lëvizjet dhe organizatat ilegale,në platformë të avancimit të çështjes kombëtare të shqiptarëve në trojet e veta në Jugosllavi.Me 1982,si shumë veprimtarë tjerë,edhe Martini arrestohet dhe dënohet me tetë vjet burg,si ishte preteksti atë botë,kinse për veprimtari të nacionalizmit dhe iridentizmit shqiptarë.

Gjatë vuajtëjeve të denimit,atij i shtohet edhe një vit burgim,kinse për veprimtari iridentiste brenda burgut!Pushtuesi i cili synonte të shfaroste shqiptarët përmes dy formash;përmes zhdukjes fizike dhe asaj kulturore,gjatë burgosjes së tij,ia merr edhe gjitha dorëshkrimet ,të cilat ia zhduki.Gjatë vuajtëjes së dënimeve nuk iu është lejuar literaturë në gjuhën shqipe,as shkrim,madje për shumë kohë të mbajtur në izolim,Martini me shkathësinë dhe sakrificë arrinë të hartoj një numër të krijimtarisë.Martini para burgosëjes njihet me shumë veprimtarë të çështjes kombëtare në Kosovë e Shqipëri,po të njejtën njohëje me veprimtarët e bënë edhe në burg,kjo edhe i jep fuqi dhe e forcon shumë.Më 1991,pas daljes nga burgu emërohet reporter i Radio Zagrebit për programin shqip,ku raportonte nga Tirana.Po këtë vit Martini emigron në Gjermani,ku mori një veprimtari intenzive në organizimin e shqiptarëve për të ndihmuar atdheun.Në Gjemani veprimtari Martin Çuni,themeloi Bashkësinë Shqiptare,kurse në vitin 1998,kthehet në gjirin e UÇK-së,ku merr detyrën nëinstitucionet informative të luftës.,në Agjencinë e lajmeve dhe të radios”Kosova e Lirë”,Pas luftës Martini u emërua udhëheqës i organit drejtues,për fillimin e punës në RTK-së,por i pakënaqur nga mos realizimi i disa synimeve,nga disa pengesa nga stafi ndërkombëtar,ai jep dorëheqje dhe i kthehet kurbetit në Gjermani,ku edhe sot jeton dhe vepron.Pas luftës,në Gjermani Martin Çuni themelon Lidhjen e Shkrimtarëve Artistëve dhe Krijuesve Shqiptar(LSHAKSH),ku për katër vite si kryetar i LSHAKSH,ka bërë një afirmim të fuqishëm të artit shqiptar,ku u bë i dashur për shqiptarët e gjitha hapësirave shqiptare,si dhe popullit gjerman,i cili mes artit po lidhte ura miqësie mes popullit shqiptar dhe gjerman.

Martin Çuni,është autor i këtyre veprave

  1. -Jetë e Furtunë”;Poezi
  2. -”Reportazh Lufte;Dokumentar
  3. – -”Jetë për Jetën”Poezi për fëmijë
  4. -Themele Jete,Tregime për fëmijë
  5. -”Ëndrra Shetit pa mua”,Poezi
  6. Vepra Me Bashkautorë,
  7. -”Asht e Gjak Arbërie”;Poezi
  8. -”Radio Kosova e Lirë”;Dokumentar
  9. -”Busulla e Shpirtit”;Antologji Poetike
  10. -”Trinomi i Lirisë”;Antologji e Krijuesve të Mërgatës
  11. -”Një Shekull Dritë”,Antologji poetike,etj…..

ËNDRRA SHETIT PA MUA

MARTIN ÇUNI

MARTIN ÇUNI

Martin Çuni,duke bërë hapat e tij në krijimtari hap pas hapi,lufton për të arrirë të bukurën,të përshkruaj ngjarëjet dhe fenomenet,për atdheun,kohën,njerëzit e atdheut,ku qoftë mes poezisë apo tregimit,dokumenteve,krijimtarinë e bënë si skulpturë që flet, si muzikë që fisnikëron,si zjarr që nuk i nënshtrohet hirit,por një art të përsosur,estetik,të thjesht,lakonik dhe të qartë,të pasur letrarisht dhe të kapur për secilin lexues.Krijimtaria e tij është shprehje e kohës të cilën krijuesi e ka përjetuar,motivi i atdhe-dashurisë,mallit,kurbetit,etj….Martin Çuni kësaj here para lexuesëve me përmbledhjen”ËNDRRA SHETIT PA MUA”,del më i plotë,më i fuqishëm duke ndezur shpirtin në tërë hapësirën shqiptare,kudo ku yjet flasin shqip,bëhet më i dashur për lexuesin dhe librit i jep vulën poetike.Poeti Çuni shtegëton me shpiertin e ndezur,të vargëroi plagët nga padrejtësitë shekullore nëpër hapësirën kombëtare,ku vargjet dalin të fuqishme,të madhërishme si vetshpirti i madhërishëm dhe i pa përulur i kombit.

Duke bërë venerimet poetike në përmbledhjen”Ëndrra shetit pa mua”,hasim në poezi të gjata,por edhe në disa poezi të shkurtëra,të cilat gjatë analizimit të vemendshëm flasin më shumë se që thotë poezia.Ato kanë kuptim të plotë e të gjërë.Tek strofa e parë e poezisë KJO TOKË, shihet qartë kuptimplotësia dhe domethënia ,kur poeti shprehet:

Nëpër shekuj rrebeshet njëra pas tjetrës

Trojeve tona vërshuan sa e sa herë,

E sërish lulëzuan fole më të mira

Malet shqiptare gjirin plot me jetë.

Martin-Çuni-Endrra-shetit-pa-mua

Martin-Çuni-Endrra-shetit-pa-mua

Libri”ËNDRRA SHETIT PA MUA”,e autorit Martin Çuni,është një libër dinjitoz e cila i jep autorit vulën e poetit të vlefshëm kombëtar.Ai di ku të përshkruaj dhimbjen,dhimbja e tij përshkruhet përmes një arti të çiltër,nuk mbështetet në fantazi të sëmura,por ka baza reale,ka përjetueshmëri dhimbjesh cilat vet autori i ka përjetuar,edhe kur përshkruan dhimbjet,gëzimet,krenaritë,hallet e popullit,kurbetin i cili si shkak i dhunës u bë pjesë e thuaj më tepër se gjysmës së kombit,dhimbje të cilën e përjetoi vet poeti i cili jeton në kurbet,i skalitë në vargje,i bënë të realizuara artistikisht,duke ua dhënë brumin e duhur poetik.

E ruajtëm pragun e shtëpisë

-Kur atakuan kufirin e Arbërisë

-Kur na i ranë kufirit të gegërisë

-Kur na sulmuan kufirin e toskërisë

-Kur e përdhosën kufirin e Dardanisë

-kur u prek kufiri i fisit e i gjinisë

Tok po nuk ruajtëm pragun e Arbërisë

Nuk ruhet familja as pragu i shtëpisë

Nuk ruhet kombi,as farë e as fis.

Martin Çuni i kontriboj çlirimit të atdheut me burg,pushkë e penë,por poezinë e tij e bëri kambanë të lirisë,armë në duart e luftëtarit,nga se nuk i mungoj as talenti,as përkushtimi kombëtar,nga se arti i mirë,i fuqishëm është rruga më fisnike për zgjimin e një kombi.

Poeti Çuni jeton jashtë hapësirës gjeografike të atdheut,madje poezia e tij është e lidhur ngusht me atdheun,me njerëzit e tij,fati i atdheut që nga historia e lashtë deri sot,duke përshkruar një histori dhëmbjesh,trimërishë e krenarishë,duke i fuqizuar ato,idetë dhe pikëpamjet me figura të ndryshme poetike,e bënë të dashur për lexuesit.Martin Çuni,ky njeri i penës dhe sakrificës,po ndezë yllin e tij poetik duke gëdhendur me mjeshtri fjalët,sjell tablo të qarta të atyre që kanë ndodhur në hapësirat shqiptare,të cilat brezat e rinj do të sigmatizojnë nëpër mjet fjalës së thënë.Vargu i tij është shtjellim mendimesh,varg që të pushton,i thënë me mjeshtri artistike,me një gjuhë të pastër ,sinqeritet njerëzor i mbushur me fisnikëri njerëzore.Përmbledhja poetike”Endrra shetit pa mua” është e ndërtuar kryekëput me magjinë e fjalës e cila të lëkund shpirtin,të zgjon ndjenjat,mendimet,,ku përmes fjalës së shkruar shpalos botën shpirtërore,shprehë dhimbjet, vuajtëjet, dashuritë, gëzimet, përmes mesazheve të fuqishme pastron shpirtin e vet dhe lexuesit si dhe zgjon ëndërrat për diçka më të mirë,më fisnike,më njerëzore.Ai përmes të kësaj përmbledhje di të shpalos edhe krenarinë duke portretizuar figura si Nënë Tereza,Adem Demaqi,Martin Camaj,Azem Shkreli,Ali Podrimja,pastaj dhimbjet dhe torturat e përjetuara në burgje,kujtesa nga takimet,të cilat i fisnikëron bukur në art.Ky është poeti i dhimbjeve të pafund i shoqëruar me një optimizëm të pafund,të cilit i doli zot me guxim,qëndrushmëri,guxim i cili halle e gëzime i bashkoj dhe i përkundi në një djep shprese.

SHPALIM NDJENJASH

Shpaloj,dhembje,

zemra shfryn,

shpirti dry në vetvete…..

Dora lëviz;-shenjë e keqe,

shkruan diçka:vija,shigjeta,gravura…

sdilet nga vetvetja,

as nga lëkura………..

Nuk dilet nga lëkura,por poeti i përjetoi nën lëkurën e vet,duke u përpëlitur me forcën ,qëndresën,burrërinë,edhe kur ishte nën pranga,edhe kur ishte me pushkë në dorë,edhe me penë,i bëri ballë vuajtëjeve e sakrificave,duke gjetur durim të pritë dritën,të cilën falë tij e shumë njerëz si ky,sot e kemi.Pas shumë vuajtëjesh e sakrificash,Martin Çuni tani bukur në moshë,si gjëthnjë i qëndrueshëm i pa epur,punon në punë gjenë kohë të lirë në aktivitetet letrare,shkruan libra,madje nuk ka njeri i cili është më dorëlirë në shpërndarëjen e liberit.Të shkruash për librin”Ëndrra shetit pa mua”,duhet edhe shumë e shumë,por ne po ia lëmë lexuesit që secili të e lexoj tërësisht dhe të bindet me mendimet dhe botën shpirtërore të poetit Çuni dhe nivelin artistik të tij.

Ne e përgëzojmë poetin Martin Çuni,për këtë libër të arrirë,i dëshirojmë shëndet dhe shumë libra të tjerë.

Devolli.net

loading...

Komento!

loading...