Aktualisht: 23 °CMostly Cloudy - Lageshtia: 65%




  • Na ndiqni Googel+


  • Abonou në FeedBurner

  • Reklama

    Elida Topciu Janushi,nje aktore e madhe shqiptare Devolleshe

    Nga Devolli.net - Pre Sht 09, 4:27 pm

    Figura te shquara te artit e te kultures kombetare

    Elida Topciu Janushi,
    nje aktore e madhe shqiptare devolleshe

    Te gjithe e dime se aktoret e   medhenj te hollywoodit si Jon e Jim Belushi  dhe kohet e fundit Eliza Dushku,me origjine shqiptare,nga Devolli e te tjere jane nga me famozet ne bote.Por pak e njohur eshte per ne ,mbare opinionin shqiptar,aktorja e madhe e shquar ,e talentuar,popullore e Teatrit Kombetar,   ELIDA TOPCIU Janushi   ,nga Vishocica e Devollit.

    Elida, u be teper e degjuar me komedine” Pallati 176 ”  me interpretimin e rolit kryesor bashke me te madhin  Roland Trebicken,Vani me Marjeten [Elida },me ate zerin e embel e te foluri me aksent te devollit,por me shume me humorin e saj te thelle e popullor.Ajo ka interpretuar ne shume role kryesore te dramave te Teatri Popullor,duke u vleresuar me disa cmime kombetare.

    Elida eshte e njohur edhe per interpretimin e ne filmat artistike shqiptare ne rolet kryesore.

    Eli [Elida ]u lind me 1 gusht 1953 e u rit ne nje familje te madhe me emer e  me tradita patriotike dhe intelektuale ne Vishocice,Devoll..Vajza e vogel e Anes dhe e Zyrdinit,pasi mbaroi shkollen 8-vjecare ne fshat,vazhdi te mesmen ne gjimnazin e Bilishtit.Ruaj shume kujtime e mbresa per te si komshie qe ishim por dhe si nje nxenese e shkelqyer ne mesime dhe talentuar.Edhe kur ishte ne Tiarane ,ajo vinte ne fshat,e na takonte me mall e me respekt te madh.

    Ajo edhe kur u rit i ruajti traditat dhe vityte e vajzave te thjeshta e te mencura devollesha por dhe te talentuara.Me pas bashke motrat e medhaja te saj dhe me dhjetra vajza intelektuale vishocare dolen vullnetare e shkuan per te punuar ne kombinatin e tekstileve ne Berat,ku u shquan si pune tore te kualifikuara.Atje mori pjese ne grupin e teatri ,me te njejtin rol,qe kish interpretuar me pare me grupin famos te teatrit te Vishocices,shume te degjuar ne Devoll e ne Korce.

    Talentin e saj brilant si aktore e zbulon artisti i popullit Naim Frasheri,i cili u kujdes edhe per vazhdimin e shklles se larte per ahtore ne Tirane,qe e mbaroi shkelqyeshem,por me shume spikati talentii saj natyral.Behet anetare e grupit te teatrit kombetar ku shume shpejt vajze e re i besohen role kryesore e te rendesishem ne shume drama.

    Talentin e saj e dalluan qe nxenese me ato recitimet e saj gjithe emocinuese,me pas me tetarit e shkollesne ato vite q e drejtoja si mesues qe isha ne Vishocice.,nga ku ishte dhe berthama e grupit te tearit te amtor Vishocices.Nje vajze e re dhe e njome i besohet disa role ,me te cilin e kam pasur partnere ne role kryesor ne drama “Njerz te brezt tone” e te tjere.

    Por shume shpejt largohet per ne Berat.vendin e saj e zene shume vaza te talentuara vishocare duke ndekur gjurmret e Elides,dhe behen aktore te talentuara me grupun e teatrit te Vishocices,te cilat perbejne disa gjenerata,e shume emra .

    Elida,mekeqardhjee themi se ka disa vite qe eshte shkeputur nga skena e teatrit per arsye shendetasore,por ajo eshte e pa ndare mes nesh,me ate zerin plot humor e kumbues te saj,me ato role te pavdeshme,duke mbetur nje aktore e madhe e pazevendesueshme me interpretimet e roleve te saj.

    Ajo interpretoi shume role ne drama e ne filma duke filluar me filmin e pare “Brazdat, “Shoku yne Tili ” ,”Enderr per nje karige ” , ” Kush e solli Dorontinen “, “Po vjen ai “, dhe ‘La America “,e te tjere.

    Duke biseduar me shoqen e saj te ngushte e partnere ne disa role kryesore te teatrti kombetar,Pavlina Mani,bashke me regjizorin e madh Piro Mani ne New York ,ata se ndajne nga goja ate duke folur per te, si njeri si nje grua e persosur dhe emacipuar  ne familje me burin e me femijet, dhe shume dashur e popullore ne shoqeri, pa le nje aktore e madhe shqiptare e talentuar.

    Ne nje takim me intelektualet e devollit e te korces ne Waterbury te Connecticutit ne SHBA,ku ishin te ftuar poeti Agim Shehu me banim ne Zvicer,Aktorja e talentuar e humorit  Zhujeta Kulla,Komediani i madh i Shqiperise ,kritiku dhe publicisti Pellumb Kulla,me banim ne New York,gjate bisedes konkluduam se Elida me koleget e partneret e vet,i perket asaj plejade te ndritur te Artisteve shqiptare,te kalibrit boteror ,holliwoodianet super stare shqiptare,qe shenuan hop cilesor ne interpretimin e roleve e figurave brilante te paperseritura, ne drama e ne kinematografine shqiptare.

    Per gjithcka qe permendem shkurt, me lart ,mendojme  se figura te tilla te artit kombetar si Elida ,meritojne me shume vemedje e interes nga media dhe intitucionet kulturore te cilat i kane dhene artit e kultures kombetare shqiptare talentin e shpirtin e tyre artistik,kane bere emer duke ia ngritur lart emrin devollit, vendit e krenarise kombetare.

    I urojme shendet te plote dhe dite te bardha pas kesaj,e cila mbetet jo veten nderi e krenaria jone e Devollit por e mbare Shqiperise.

    Luan Kalana

    *********************************************************

    Fragëment nga filmi-Lamerica-(Elida Topciu Janushi)

    Në albumin me fotografi do kini mundësi të shikoni aktoren Elida Topciu Janushi që nga filmi i saj i parë dhe deri në pjesmarn në filmin Lamerica (1994)

    Për më shume informacin rreth filmit Lamerica mund të vizitoni llidhjen në  IMDb

    Fotografitë për profilin e aktores Elida u mundësuan nga arkivi i filmit shqipëtar i Stafit të Devollit.

     

     

     

     

     

     

     

    Kliko KËTU për të parë albumin me fotografi

    Ndiq Devolli.net në Twitter, Bashkou me ne në Facebook. Qëndroni me ne në RSS

    Shtoni një koment...

     
    Foto nuk ngarkohet Foto nuk ngarkohet Foto nuk ngarkohet Foto nuk ngarkohet Foto nuk ngarkohet Foto nuk ngarkohet