Home / LAJME / PERSONALITETE / Elida Cangonji, aktorja e talentuar e filmave atistike shqiptare
loading...
Elida Cangonji
Elida Cangonji

Elida Cangonji, aktorja e talentuar e filmave atistike shqiptare

ELIDA CANGONJI, aktorja e talentuar e filmave artistike shqiptare..

..dhe lidhjet e saj me Devollin

Kishim parë e dëgjuar për Elida Cangonjin ,aktoren e talentuar të filmave artistike shqiptare,por pak dinim per jeten e portretine saj.E lexuam me kureshtje intervistën e artistes Elida Cangonji në faqen e saj në facebook,pasi pamë më parë( disa herë) filmin,por nuk na hiqen nga mendja kudrot filmike të “Rrugëve të bardha” një film që nuk vdes kurrë, jo vetem per subjektin por për artistët e mëdhenj shqiptare te kalibrit Holliwoodian,të cilin e pamë dhe këto ditë në skrinin e TV,bashkë me mbesën tonë Katerinën, që është lindur këtu në Amerikë, por di të flasë shqip.

Ajo shpesh i përsërit emrat e artisteve të filmit, Deda dhe Zana,por tani që po ritet ështe kureshtare të mësojë më shumë për Shqiperinë dhe për Devollin,për Vishocicën,që është vendlindja e nënës se saj,Dëshires, ish edhe mësuese në Miras per histori e gjeografi .Një natë ,katerina na zuri ngushtë,midis të tjerash na pyeti..

-Po kush është kjo Elida Cangonji,se mbiemrin e ka emër fshati Cangonj i Devolli( pasi ka lexuar librin “Devoll-Albania”,poeteshën e diellit,Merita Bajraktari Mccormack nga Cangonji,..I shpjeguam per rolet e shumta te Elides ne filmat atistike shqiptare,për interpretimin e saj origjinal,një vajzë e brishtë shqiptare.

Nuk kënaqej me shpjegimet tona, dhe ishte pak konfuze sepse tashmë ajo njeh mirë edhe një aktore famoze shqiptare nga Vishocica e Devollit, Elida Topciu Janushi,aktore e Teatri Kombetar Tirane dhe e disa filmave artistike,tani në pension,me rolin e saj te persosur, te gruas te mencur e te thjeshte amvisë shqiptare ne komedine “Pallati 176″ bashke me te paharuarin ,te madhin komedianin,Roland Trebicken.pra jane dy Elida aktore shqiptare.

Por ajo ngulmonte deshte të dinte më shumë për Elida Cangonjin edhe si aktore, por edhe si person.
Kjo me nxiti mua të shkruaj këto reshta modeste,që janë pak për Eliden,për jetën e saj dhe për rolet e filmave shqiptare.Duke shfletuar faqet e internetit,dhe të kontaktoj direkt personalisht me Eliden ,ne France ku jeton aktualisht nepermjet mesazheve me të,lidhjet e saj me Cangonjin e Devollit.

…” -Sa për Devollin me lidh -,citon Elida,-besoj se ështe vetëm origjina, rrënjet gjakut të familjes time,asi atje kam qenë vetëm një herë në vitin dymijë, kur u bë një koference e shoqatës se Devolli dhe isha e ftuar nga z.Irfan Lulo,i cili e dinte origjinën time devolleshë
.Kam disa kushërinj në Bilisht, të cilet vinin vite më parë dhe na takonin,psh,Zarif Bajraktari nga Bilishti qe punonte në bashki .Ai na vinte shpesh në shtëpi Tiranë,por tani ai ka vdekur, pra babin e kam nga Cangonji nga fisi me mbiemrin Bajraktari,por të shpërngulur në Korçë që herët nga Cangonji, e më pas në Tiranë.

Une atje kem lindur e ritur e shkolluar.Mamin e kam nga Zëmblaku,një kodër i ndan me Cangonjin.Gjithsesi unë jam me origjinë devolleshë,kështu jam deklaruar gjithmonë e tani nuk e mohoj.
Eshte ky fakt, që kur u lidhëm në internet,pasi ajo mori informcion edhe rreth meje, m’u drejtua,se dhe ti qenke devolli,jemi patriotë.Edhe nëpër mesazhe kështu më drejtohet me emrin “patriot”,devolli..

– Unë banoj në Francë,babain e kam gjallë,është në Tiranë, dhe mund t’a pyes për ndonje familje kushërinjsh nga Cangonji, që unë nuk i njoh dhe nuk kam informacion te plote-ishin keto fjale te shruara ne mesazhine fundit te bisedës me të..
Për lexuesit unë do të shtoj,se Elida Cangonji,e ka brumin nga një familje intelektuale patriote të hershme devollite.Gjyshi i saj eshte piktori gdhendesi i stampës te pullës postare të parë shqiptare, quhej Emin Cangonji.

Në 1914 kur u larguan greket nga Korca,moren cdo gje me vehte,nder te tjera dhe pullat me gjithe vulat e postes.Gjyshit,i cili njihej edhe si nje artizan ( ai ishte hoxhe ne nje xhami te Korces,kish mbaruar studimet ne Stamboll,e therrisnin Hafiz Emini),
J’u kerkua te gjente zgjidhje dhe ai e beri duke gdhendur shqiponjen dhe vleren(25 ose 50 franga)ne nje pllake dhe me pas shtypeshin pullat;keto konsiderohen si pullat e para te shypura ne Shqiperi.

Xhaxhai i saj,Abdulla Cangonji,ështe piktori talentuar ,i përsekutuar mbaruar studimet ne Firence dhe Sofie,punoi si mesues vizatimi ne liceun artistik dhe ne moshen 60 vjecare,pensionist e futen ne burg per agjitacion e propogande.Njihej qe ishte antikonformist dhe rrebel,por gjyqi ishte nje farse e sajuar dhe ai ka mbajtur nje qendrim teper dinjitoz,pasi ishin miqte e tij te burgosur me pare, qe i dolen deshmitare,ai e kuptoi qe ishin te kercenuar e te detyruar të sajonin….

I ati Musa Cangonji ,tipgraf ne shtypshkronje per 45 vjet,bashke me te Emen punetore po aty ne shtypshkrinje, qene shume te lidhur me librat, dhe “ato ndikuan shume tek mua.Ato ishin pasuria jonë e vetme.”- janë keto shpjegime fjalet modeste per familjen e saj.
…Për një njohje më të plotë le t’i referohemi thenijeve të saj në intervistat e dhëna.
* * *
Ja se ç’përmend Elida Cangonji me modesti ….

….Kur i thanë se mund të luante në film, madje i propozuan rolin kryesor, ajo u step disi, refuzoi, por gjithsesi e shtyrë nga kurioziteti i brendshëm dhe natyrisht nga një motiv disi aventuresk… pranoi.
Dhe kaq u desh. Të bënte prapa as që mundej. Megjithëse në auditorët e fakultetit të mjekësisë, vendi i saj,
qëndronte bosh sa herë ajo duhej të paraqitej për të bërë dublat e radhës në shesh xhirimi… …Zana e Dedës, Vera e Shpëtimit, Zara e Mato Grudës, apo dhe…

Minushja e Kananit, ishte po ajo, aktorja e re që ishte përzgjedhur nga regjisorët si imazhi ndryshe i filmit. Elida Cangonji, aktualisht rezidente në jugun Francës dhe vizitore e herë pas hershme në Shqipëri, rrëfen
për gazetën “Shekulli” se si u përfshin në botën e kinemasë, në një kohë kur në Shqipërinë socialiste nuk është se kishte shumë zgjedhje të tjera e për me tepër forma argëtimi tjetërkund.

A keni menduar ndonjëherë që pasi luajtët filmin e parë në kinema ta braktisnit fakultetin e mjekësisë për të vazhduar artin dramatik?

Jo që nuk e kisha menduar vetë, por edhe kur ma propozoi regjisori, i ndjeri Viktor Gjika, fillimisht i thashë një “jo” të prerë. Unë e pranova rolin pasi isha kureshtare dhe me pëlqente të eksperimentoja gjëra të reja, të argëtohesha në kohen kur kjo gjë nuk ishte shumë e mundur në ato vite për ne vajzat, por në asnjë mënyrë të ndërroja drejtim.

Si u lidhët me botën e filmit? Kush ishte ai që ju zbuloi dhe ju bëri ofertën e parë?

Ishte një rastësi, e kam thënë dhe më parë. Unë e merrja autobusin për të vajtur në fakultetin e mjekësisë në të njëjtin vend ku e merrnin dhe shumë nga ata që punonin në Kinostudio. Me sa duket pjesëtaret e grupit realizues ishin në periudhën e “gjuetisë” së kandidateve për rolin e Zanës. Në këtë kontekst, Saimir
Kumbaro, nëpërmjet të “fejuarës” së tij, Lindës, studente dhe ajo në të njëjtin fakultet, kërkoi të prezantohet me mua. U afrova tek grupi i tyre, ku ishte dhe regjisori i filmit, Viktori. Nuk e di sa e njihni Saimirin, por po t’u qep është e pa mundur të thuash jo.
Me këtë nuk dua të them se kisha ndërmend të thosha “jo”, por desha vetëm të shprehja dyshimet e mija pasi nuk e shihja veten fare në këtë pozicion dhe nuk desha që t’i shkonte mundi dëm. Ishte e pamundur me mënyrën se si imponohej Saimiri (ndihmës regjisor i filmit),
kështu që pas disa ditësh bëra kinoprovat dhe pastaj për nja dy muaj nuk e pamë më njeri-tjetrin. Me grupin e xhirimit u takuam më pas në Tropojë ku xhiruam një pjesë të filmit “Rrugë të Bardha”

Cili ishte impresionoi kur u ndeshët me figurën tuaj në ekranin e madh?

E kisha parë filmin pjesë-pjesë kur bënim dublimet e zërit. Filmin të plotë e pashë natën e premierës në kinema “17 Nëntori”.
Ajo që ndjeva ishte diçka që kish të bënte me marrëdhënien që kisha përjetuar me grupin e xhirimit. Koha që kalova me ta ishte magjike në shumë drejtime.
Xhirimet mbaruan dhe ne shkuam secili në punën e vet. Unë e vuajta ndarjen nga ajo jetë plot ngjarje, njohje, miqësia, shakara, vështirësia… dhe ja ku vjen çasti i premierës së filmit dhe ne ishim përsëri të gjithë bashkë, në një sallë të mbushur plot me njerëz dashamires që duartrokiten fort.
Aty kuptova e ndjeva se unë dhe ata, unë dhe kujtimet e asaj kohë do ishim përgjithmonë bashkë. Dhe u ndjeva aq mirë.

Sa e rëndësishme ishte për një femër në Tiranën e viteve ’70 – ‘80 të ishte dhe person publik?

Në ato vite tejet të indoktrinuara nga propaganda komuniste, ku qendra e vëmendjes ishin ata që na drejtonin, nuk kishte shume vend për të tjerët të ndjeheshin persona publikë të rëndësishëm, të paktën në ndjesinë time.
Sa për faktin e të qenit femër dhe person publik bashkë, kjo të bënte me të përgjegjshme, pasi po të dilje nga binaret, ishte shumë kollaj të të bënin kurban që të mësonin të tjerët. Kësaj vështirësie unë i dhashë drejtim duke qëndruar në turmën e mjekëve pa pretenduar protagonizëm.

Cilin nga rolet që keni interpretuar keni më për zemër?

Xhirimet Sigurisht do veçoja rolin e parë, atë të Zanës në filmin “Rrugë të bardha”

Kë do të cilësonit më të dobëtin, apo më skematikun?

Janë dy role fare të vogla në dy filma ku, për hatër të së vërtetës, i pranova pasi xhiroheshin në kohë vere, pra kur isha me pushime dhe paguhesha me rrogë mujore. Të argëtohesh duke punuar dhe të paguhesh… ishte mirë.

Cila ishte përvoja juaj me regjisorët dhe partnerët aktorë?

Duhet të pohoj një gjë… kam qenë me fat. Kam punuar me regjisoret më të mirë dhe kam pasur partnere aktorët më të talentuar jo vetëm për atë kohë por edhe për sot. Regjisorët kane qenë: Viktor Gika, Gëzim Erebara, Pirro Milkani, Muharrem Fejzo.

Partnerë kam pasur Rikard Ljarjen, Timo Fllokon, Astrit Cermën, për të shtuar pastaj dhe të mrekullueshmin Robert Ndrenika, Tinka Kurti, të ndjerët Minella Borova, Drita Pelingu etj.

Ajo që do veçoja nga përvoja e punës me ta, është dashuria me të cilin të gjithë pa përjashtim e mbështillnin rolin, e bënin të tyren, serioziteti dhe korrektësia në punë, zemërgjerësia dhe toleranca ndaj njëri-tjetrit, sakrificat që duhet të përballonin në sheshin e xhirimit. Këtu mund të flas pa fund, pasi secili është një enciklopedi me vetë.

Unë që isha brenda dhe mes tyre, por dhe jashtë, duke i parë me një distancë, kam një opinion më të pa cenuar nga marrëdhënia e përditshme, prandaj duhet të më besosh kur të them se ishin apo janë artistë të talentuar dhe shpirtra humane, janë pasuri kombëtare.

Nostalgjia pas një filmi

I janë bërë disa role në kinema, por ajo veçon si më të mirët tre prej tyre. “Në fillim m’u propozua roli i Zanës tek “Rrugë të bardha” nga regjisori Viktor Gjika.
Pastaj më kërkoi regjisori Gëzim Erebara, për të luajtur Verën, në filmin “Në fillim të verës”, dhe sërish Viktor Gjika më mori për rolin e Zarës tek “Njeriu me top”. Atëherë energjia ime ishte me shumicë, arrija të bëja dhe shkollën edhe aktrimin, pa më të voglin hezitim”.
Nga “Rrugë të bardha” Elida Cangonji kujton me nostalgji ditët që nuk kthehen më. “Kur lexova skenarit për rolin tim, nisa ta interpretoj me mendje dhe u besova vërtet për faktin që mund të isha centralistja me emrin Zana, që ka simpati për një njeri dhe unë mund ta realizoja këtë. Pas orës 10 të natës, shkoja në central për të mësuar manovrat teknike.

Mbaj mend të qeshurën me lot gjatë qëndrimit në Tropojë, ku e gjithë trupa e xhirimit ishte mbledhur aty dhe po prisnim që të binte borë. Dhe atë ditë si për çudi, nuk kishte ndodhur kurrë më parë në ato vite që të mos binte dëborë, dhe ajo nuk po vinte.. dhe kështu rrinim…
me aktorë dhe trupën xhiruese.

Ishim me aktorët Minella Borova, Robert Ndrenika, Saimir Kumbaro… regjisorë, kameramanë… mbanim brinjët me dorë, bënim shaka e humor. Unë isha më e tërhequr në fakt, se ishte hera e parë për mua që lija shtëpinë, që largohesha nga Tirana, por ishte një shoqëri dhe ambient kaq i këndshëm sa nuk e harroj dot.

Më mungon edhe sot”, rrëfen Elida Cangonji duke kujtuar rolet e saj më të spikatura.

Nga leksionet e mjekësisë në sheshet e xhirimit

Ajo vazhdonte studimet në një fakultet të vështirë si mjekësia. Por sa e pengonte pjesëmarrja në shesh xhirimi studimet e saj apo punën si mjeke?

Elida Cangonji thotë: “Kur kam xhiruar pjesën më të madhe të filmave kam qenë studente, kështu që, pasi kisha rregulluar me dekanatin justifikimin e mungesave, të tjerat i përballoja. Më duhej të flija me pak që të studioja, të vrapoja për të mos humbur leksionet apo praktikat mësimore që shpesh me duhet t’i ndiqja me grupe të tjera për shkak të mungesave.

Ja di për faleminderit dekanit, Dr. Ciril Pistolit, i cili në pamundësi që të më pengonte, më paralajmëroi se do më bënte vetëm një lëshim, të me justifikonte mungesat… për të tjerat s’duhet të kisha asnjë pretendim ndryshe nga të gjithë studentet. Po kur je 20 vjeç, si thotë populli “ç’fluturon, hahet”. I bëja të gjitha, shkollën, filmat, zboret, aksionet”.

Psikika e të rinjve shqiptarë, alarmante

Prej kohësh ajo shfaqet në ekranet e televizioneve më shumë si mjeke, edhe pse shumëkush e ngatërron me aktoren. Ndërsa pyetjes se cilat janë problemet psikike që shfaqen vitet e fundit te të rinjtë shqiptarë, ajo i përgjigjet:

“Një ndër problemet tek të rinjtë shqiptare është stresi nën të cilin ata jetojnë. Ka katër vite që jap mësim në universitete. Gjëja e parë që bëj iu mas shkallën e stresit studentëve dhe këtë e bëj jo vetëm për t’i ndërgjegjësuar ata, por dhe për të ditur vetë se me kë po punoj.
Është e vështirë të punosh me të rinj 20 vjeçar që e kanë mundësinë e përqendrimit vetëm 4-5 minuta.

Gjendja është alarmante, po ashtu dhe shkalla e ndërgjegjësimit për kujdesin e shëndetit mendor është alarmant. Ndryshe si shpjegohet agresiviteti në të cilin jemi te zhytur e notojmë pa e kuptuar se është si noti në ujërat e zeza?…”

Mes Shqipërisë dhe Francës

Elida Cangonji prej vitesh jetoni mes Shqipërisë dhe Francës. Por si është raporti i kësaj marrëdhënie? Ajo thotë: “Jetoj mes Tiranes dhe një fshati në jug të Francës, unë shqiptare, bashkëshorti danez…
Duket e komplikuar, por me besoni se ajo qe kam kuptuar është se ndjehem më shumë vetja në këtë situatë. Më ndodh të konsultoj edhe fëmijë franceze ashtu siç konsultoj fëmijë shqiptarë, ndonjëherë dhe ndonjë danez… dhe kjo të bën të ndjehesh vetja kudo që je dhe të mos kesh nevojë për më shumë”.

E realizuar në jetë

Elida Cangonji thotë se ndihet e realizuar në jetë, sidomos nga ana profesionale, ku padyshim veç kinemasë, karriera e saj e vërtetë ka qenë në mjekësi. “Kam bërë gjërat që kam dashur në jetë. Jam natyrë pak aventuriere dhe kërkuese dhe lus zotin që ky nerv të mos më vdes asnjëherë.
Në vitin 2000 fitova një çmim të rëndësishëm që e jepte Komisioni për të Drejtat e Njeriut pranë qeverisë franceze. Atë vit ishte 50 vjetori i Konventës së të Drejtave të Njeriut. Çmimin ma dorëzoi kryeministri francez Lionel Shospen”, thotë Cangonji.

Mjekësia dhe kinemaja

Jeni mjeke e profilizuar në psikiatrinë e fëmijëve e adoleshentëve… Sa e dashur është kjo punë për Ju?
Është aq e dashur sa ndonjëherë me duket dhe si mallkim. Unë kam tre muaj që kam mbushur moshën e pensionit. Kam 14 vjet që bej vajtje ardhje Shqipëri- Francë.

Do ishte më e udhës që te rrija e të shijoja natyrën atje në fshatin ku banoj, ne jug të Francës, por ja që atje shkoj “vetëm për pushime” thotë im shoq.

Ndoshta vetëdija që këtu ka kaq shumë probleme në këtë fushë dhe kaq pak mundësia për t’i zgjidhur, më bën të përfshihem qoftë dhe në mënyrë fare modeste.

Do të ishit vetvetja po të kishit rolin e një mjekeje dhe në kinema-shprehte ajo me kenaqesi dhe nje ender e saj.
Them se po. Kam bërë 9-të vite studime universitare e pas-universitare për t’u bërë psikiatre për fëmijë. Punova si mjeke e përgjithshme, pastaj si pediatre e me pas si psikiatre.

Kam punuar në shërbim ambulator dhe spitalor kur me është dashur, për shumë vite, kam qenë në role drejtuese por dhe krijuese e institucioneve të reja. Pra me gjithë këtë eksperience, them se rolin e një mjekeje do ta bëja mirë… pra do isha vetja jo se do luaja rolin por se jam vetja në këtë rol… edhe pse më mungon shkollimi në artet dramatike.

[quote_simple]Le të shpresojmë se Elida,do të rite interesin dhe për këte kemi besim tek karakteri i saj inteltual, për nohjen rreth pemes te familjes se saj,duke e perforcuar edhe me shume ndjenjen e dashurise per vendlindjen,cangonjin dhe Devollin.
Le të shpresojmë të besojmë tek karakteri isaj inteltual, se z.Elida Cangonji,do të rriti interesin, për zgjerimin e njohjes rreth pemës të familjes të saj,patjetër dhe dashurinë për vendlindjen,Cangonjin dhe Devollin[/quote_simple]

Mblodhi e pershtati

Luan Kalana
Florida SHBA
FOTO GALERI

loading...

Komento!

loading...