Home / POEZI / Edhe Qiejt Mekatojne Skender Rusi
loading...

Edhe Qiejt Mekatojne Skender Rusi

Edhe Qiejt Mekatojne Skender Rusi

NADJA DHE MESDITA NË UNAZËN E SAJ

-Sime bije-

U fejua Nadja!
U nisën SMS nga e gjithë bota!
Mesdita u fut e gjitha
në unazën e saj,

Atje, në kafe “Moska”!
U fejua Nadja!
Qielli u nda i tëri
në copëza me urime!
Ajo e preu ajrin si tortë
me dorën e saj
Dhe ua shpërndau të gjithëve!

Nadja u fejua!
Ishte bërë më e bukur
se sa zambakët përreth!
Në dy ishujt e syve të saj jeshilë
Si një Robinson Kruzo
vetëm Olsi bredh!

Nadja u fejua!
Më jepni pak vetmi
mua babait të saj!
Dua të shkoj në kohën
kur e mbaja në duar,
Dhe ajo rritej çdo ditë nga pak!
Ndërsa tani
Sikur më iku larg

Skender Rusi

loading...

Komento!

loading...