Home / REPORTAZH / E vërteta e pikturave shkëmbore në Ballkan
loading...

E vërteta e pikturave shkëmbore në Ballkan

E vërteta e pikturave shkëmbore në Ballkan

Piktura e Trenit veçohet nga të gjashtë pikturat e tjera, sepse është një kompozim, një skenë e plotë gjuetie me figura reale, kalorësit me qentë, që ndjekim drerin. Si e tillë ajo përfaqëson fazën më të zhvilluar të artit prehistorik të realizuar brenda kritereve që kërkonte bërja e një vepre të artit shkëmbor. Për përkatësinë ilire të pikturës së Trenit ne jemi shprehur dhe kemi argumentuar pikëpamjen tonë të mbështetur në karakterin ilir të kulturës së vendbanimit të Trenit, banorёt e të cilit kanë qenë krijuesit e saj………

Pikturat e Trenit dhe tё Lipcit janë krijime të popullsisë autoktone ilire” Citim nga Prof.Muzafer Korkuti “Arti Shkëmbor në Shqipëri”, Tiranë 2007

Nga Prof. Nicholas Hammond

Dy forma të artit shkëmbor në zonen e bregut të Egjeut janë studiuar mjaft mire dhe datuar me shumë perafersi. në të paren, artisti ka gervishtur në siperfaqen e shkëmbit duke dashur të na jape disa figura. Figura me e arrire ndodhet në Tsogar, Traken Perendimore dhe është pershkruar nga Dr.Triandafilos në “Athens Annals of Archaeology” me 1973.
Figurat janë të thjeshta, gjymtyret janë lineare dhe koka në forme të rrumbullaket. në një ane është një figure mashkullore nga ana tjeter një figure femerore, gjinjte e saj perfaqesohen nga dy vrima dhe në krahun tjeter janë në një si menyre kercimi. në mes të tyre janë gjarperinj, hardhuca, dhe ndoshta dallendyshe.Mbi ta një simbol që mund të jete Dielli. Triandafillos mendon se figura femerore perfaqeson Memen perendi. Dr. Triandafilos propozon një date për keto piktura. 13 deri në 12 para krishtit, kjo pasi ai gjeti perngjatesime me figura të ngjashme në Val Camonica në Itali.
Ne vepren e dyte artisti ka gdhendur siperfaqen e shkëmbit në ate menyre sa na ka lene një veper të pashembullt. Studiuesit P. Collart dhe P.Ducrey kanë publikuar me 1975, një studim të mirefillte të numrit të madh të reliefs rupestre në afersi të Philipit në Jug të Trakes. Me shumë se gjysma e tyre tregojne Artemisen/Dianen si gjuetare me qendrim statik dhe para saj një qen gjuetie duke duke ndjekur një drer. të tjerat një centaur, një grua me një pelhure mbi koke, një figure mashkullore duke kaleruar (ndoshta një perendi) me gjunjet e mbeshtetura në supet e kalit. Keto subjekte dhe qendrimi i tyre janë të tipike nga tradita Greko-Romake. P. Collart dhe Ducrey i kanë datuar keto relieve ndoshta në gjysmen e dyte të shek të II dhe fillimi i shek të III pas Krishtit.Nje forme e trete e artit shkëmbor janë disa relieve të ashpra apo të gervishtura perqark me germa greke jo në vije të drejte por në menyre të crregullt. Njera në Madara afer Varnes në Veri-Perendim të Bullgarise ka një figure kali. është datuar me një perpikmeri të madhe për shkak të germave 705 deri në 707 pas krishtit. ……….
pikturat-tren
Piktura e Trenit

Ne vitin 1969,Korkuti publikoi në Shqiperi me një permbledhje të shkurter në Frengjisht, ate që ai e pershkruan si tre skena gjuetie. Artisti në kete rast ka gervishtur në shkëmb për të formuar secilen figurine dhe pastaj i ka mbushur vijat e gervishtura me gelqere të bardhe. (shkumes) Rezultati tregohet në fig. numer 6. Korkuti e ka datuar kete skene në kapercyellin e mijevjecarit të dyte fillimin e mijevjecarit të pare B.C në periudhen e hershme të Hekurit për arsye se ky shkëmb është vetem 500 metra nga një tume varri e asaj periudhe në Tren.
Megjithate ky konkluzion i Korkutit nuk ka mbetuar pa kundershtuar. Në një Konference Nderkombetare në Tirane me 1972, në të cilen mora pjese me ftese të Qeverise Shqiptare, u sygjerua se keto figura ishin në fakt kalores mesjetare, sygjerim të cilen une e mbeshteta. (keto sygjerime nuk u perfshine në konkluzionet e Konferences megjithese sygjerimet tona ishin të ilustruara me maniscripte të kohes). në 1974 në një artikull të titulluar “Aleksandri dhe fushata Ilire” botuar në Journal of Hellenic Studies, une argumentova në fakt pak shkurt, se keto figurina ishin me të vertete kalores mesjetare dhe i datova ato si të Kryqezates se Pare. Meqenese ky mendim u botua një nje shkrim ku as stu­- diuesit e kryqezatave dhe as ata të periudhes prehistorike nuk kishte shumë mundesi për ta lexuar me sa duket ky konkluzion ka mbetur në udhekryq.
Une mendoj se teknika e figurines në Fig 6, është komplet e ndryshme nga ajo e Fig 1. Figura që duket me siper se të tjerat në pikturen e Trenit ka frère të cilat duken që arrijne deri tek fillimi i shales dhe kemba që duket poshte stomakut të kalit duhet të jete mbeshtetur në Yzengji. (kembeza). në doren e djathte të ngritur lart kaloresi duket që mban një fajkua. Po të shikojme kaloresit me poshte veshtrojme se secili ka një ushte të gjate dhe ushta e atij që është me pare ka një pjese metalike në krye. të dy qente e gjuetise kanë bisht të perdredhur lart dhe veshe e prere (tamam si qente e barinjve të sotem. shen yne) dhe briret e drereve janë të theksuar qarte. Detajet reale të figurave, qendrimi i kaloresve dhe efekti i mbushjes me gelqere i bejne keto figura shumë të ndryshme nga ato prehistorike. Sic kam shkruar me pare “keto figura janë shumë të ngjashme … me figurinat prej gelqereje në Wiltshire Downs”. Po kështu nuk ka aspak pergjasim me figurinat e gjetura në Philipi të cilat janë punime skulpturore të një tradite klasike. Ndryshimi me i madh ndermjet tyre shikohet në qendrimin e kaloresve. në fig 3, kaloresi qendron perpara duke u mbajtur fort tek kali me gjunje dhe duart i ka të lira pasi ai nuk ka as shale dhe as frère të cilat u shpiken në Mesjete. Ndersa pozicioni i kaloresit dhe menyra e mbajtjes se kembes poshte stomakut të kalit në figuren e Trenit, shpjegohet vetem në se kaloresi qendron mbi Yzengji. në fakt edhe në se shikon teknikat e figurave prehistorike me ato të Trenit duket qarte një ndryshim i madh.
Disa piktura shkembore në Maqedonine Lindore si dhe një figurine nga Mali Pangaeum janë pershkruar nga studiuesi Chatzilazaridis në Konferencen e Philipi në 1986. Nga riprodhimi i ketyre figurinave duken dy drere me brire në forme shumë realiste si dhe një kalores i cili mban një ushte dhe shpate. Menyra e qendrimit drejt si dhe kemba poshte stomakut të kalit nenkupton qarte se ky kalores qendron mbi Yzengji. Prandaj pa diskutim ai është një kalores mesjetar dhe po kjo gje mund të jete e vertete edhe për dreret.

Gravurë Mesjetare e Kryqëtarëve

Konkluzioni që del nga pikturat e Trenit, Maqedonise Lindore dhe malit Pangaeum është se kemi një periudhe të katert të artit shkembor, periudhen e mesjetes se vone kur keto piktura janë krijuar. Shembulli me tipik është ai i Trenit në të cilen kaloresit tregohen mbi kuaj duke gjuajtur drere. Por si mund ta shpjegojme prezencen e një artisti Frank në një zone kaq të humbur të Ballkanit? Keto piktura janë bere lart në shkembinjte e një zone në veri-lindje të vendit të quajtur Gryka e Ujkut. Kjo lartesi është një vend ideal për një vendroje nga ku mund të vezhgosh cdo levizje të ushtrive që i afrohen kesaj Gryke qofte nga krahu i Liqenit të Prespes se Vogel qofte nga krahu i Lugines se Devollit. ….Por a ishte Gryka e Ujkut në ate kohe një vendkalim i rendesishem? Sot kjo Gryke është në një zone të humbur dhe të veshtire për tu arritur pasi është në zonen shqiptare të kufirit shqiptaro-grek i cili kalon mespermes Liqenit dhe kufiri është i mbyllur nga regjimi totalitar i Enver Hoxhes.
Kur une e vizitova gryken e Ujkut në 1972, u habita kur pashe një numer fortifikimesh të periudhave të ndryshme si dhe një cift tumash. ( keto lloj tumash zakonisht vendoseshin prane rrugekalimeve kryesore. një prej ketyre tumave është germuar nga arkeologia shqiptare Zhaneta Andrea) Ka vetem një shpjegim për keto gjetje, kjo Gryke ka qenë zona me e mbrojtur në një rruge me rendesi shumë të madhe strategjike. në se shikojme harten e zones do të vezhgojme se në perendim të Liqenit të Prespes janë dy fusha pjellore njera në veri të Struges në rrugen e famshme antike Via Egnatia ndersa tjetra zgjatet nga Jugu i Pogradecit deri në Korce. Rruget e meposhte kalojne të gjitha shumë prane Korces:

Jugperendim via Leskovik për në Konice apo Permet
Veri via Shen Naum për në Oher
Verilindje via Grykes se Cangonjit dhe në lindje të Liqenit të Prespes
Lindje via Grykes se Cangonjit dhe Grykes se Ujkut dhene Jug të Liqenit të Prespes në Follorine
Jugperendim via Grykes se Cangonjit via Grykes se Ujkut lugina e Devollit për në Kastoria.

Cila do ushtri e cila do të donte të mbijetonte nga prodhimet vendase dhe do të marshonte në njeren prej ketyre drejtimeve drejt lindjes, fusha e Korces do të ishte ideale. Ky fakt ka mbetur në harrese nga studiuesit modern pasi kufiri Shqiptaro-Grek-Jugosllav ja ka humbur rendesine kesaj zone.Ne 1805 kur Ëilliam Leake (konsulli anglez prane Ali Pashes) kaloi nga Kastoria për në Korce ai vuri re se e gjithe zona quhej Devol. Akoma edhe sot kjo zone quhet kështu nga arkeologet shqiptare të cilet një tip qeramike të pikturuar e quajne “qeramike e Devolit”. në Mesjete lumi Devol është permendur nga Anna Comnena ( vajza e Perendorit Bizantin) si lumi Diaboleus. Po kështu kronikani Gaufredus Malaterra e quan fluvius Daemoniorum. Krahina e quajtur Diabolis ishte shumë prane krahines të quajtur Pelagonia dhe Prespa. Perandori Aleks Komnenus erdhi nga Thesaloniki nepermjet Via Egnatias “nepermjet Pelagonias dhe mori Diabolis” thuhet në kroniken e Ana Komnenes. Disa vite me vone Peshkopi i Ohrides Theophylactus, falenderoi Perandorin Komnenus,I cili në ate kohe ishte në Durres pasi kishte ngritur shpirtrat e “Prespes dhe Diabolis” Ai i drejtohej peshkopit të Diabolisit si Diabologyres e cila mund të perkthehet në “te reformuar nga Djalli”. Peshkopata e kesaj zone quhej Peshkopata e Diaboleus” sipas Ana KOmnenes. Pra është me se e qarte se zona e Devollit është fusha e Korces. …Gjithashtu nuk perjashtohet mundesia që të kete pasur një qytet të quajtur Diabolis por deri me tani nuk është identifikuar.
Fusha e Korces kishte një rendesi primare për Normanet në 1082 -1083 si dhe për Kryqetaret e 1096 -1097. Strategjia e tyre ishte e qarte, për të jetuar nga prodhimet e Shqiperise se Jugut në vecanti Lugina e Gjirokastres e cila ishte shumë pjellore dhe të perdornin rrugekalimet via Konica neper Korce si një zone e mrekullueshme për fushimet verore dhe për grumbullimin e produkteve për ushtrine e tyre. Prej Korces të avanconin në fushen e Kosturit e cila gjithashtu ishte pjellore.
Nga ana tjeter ushtria Bizantine e Perandorit perdorte me shumë rrugen Perandorake Via Egnatian dhe prej ketej në Follorine. Ushtaret e ushtrive Normane dhe ato kryqetare mund të shikonin keto levizje që prej Grykes se Ujkut gjate ketyre fushatave.
Ka edhe një arsye të vecante për të thene se Kryqetaret kanë qenë në Gryken e Ujkut me 1097. në diten e Krishtlindjes të 1096 ata ishin në Kostur ku moren me force të gjitha bagetite kuajt dhe gomeret që gjeten dhe nga Kosturi “ në hyme në Pelagonia në të cilen ishte një qender e fortifikuar heretikesh të cilen e sulmuam e dogjem dhe e shkateruam sebashku me banoret që gjetem atje” (Gesta Francorum, Kronikat e Kryqetareve)
Detaje të me tejshme gjenden edhe në Historia de Hierosolymitano intenere të Tudebodus “ ajo qender e fortifikuar ishte në një liqen ku ishte ndertuar”
Ne fakt niveli i liqeneve të Prespes ka ndryshuar gjate shekujve megjithate ka pasur disa ishuj në keto Liqene ku akoma duken rrenojat e disa kishave. Por ishulli me i famshem i cili nuk ka ndryshuar nivelin e tij është ishulli i quajtur Akilion, i shenjteruar nga Shen Akili. Peshkopi Theophylaktus festonte cdo 15 Maj festivalin e Shen Akilit në Prespe. Bazilika e ketij shenjtori ka qenë në ishullin e Prespes se Vogel. Kjo Bazilike është germuar nga Profesor Petsas i cili mendon bazuar në gjetjet e monedhave dhe objekteve të tjera arkeologjike se Basilika është shkateruar “ ka shumë mundesi në cerek shekullin e fundit të shekullit të 11” Ky shkaterim është me siguri vepra e kryqetareve të cilet ishin ketu me 1097.

*Titulli origjinal i shkrimi është “A jane disa nga pikturat shkembore te Ballkanit Jugor rezultat i Kryqëtarëve?”

Pikturat prehistorike të Trenit,një mashtrim i madh?

Nga Auron Tare

Jo me pak se një vit të shkuar Profesori i arkeologjisë shqiptare Muzafer Korkuti solli për publikun, librin e tij ARTI SHKËMBOR NË SHQIPËRI. Ky liber i perkthyer dhe i redaktuar edhe në anglisht dhe i botuar me financimin e Fondacionit “Butrinti” trajton artin shkëmbor në territorin shqiptar dhe historine e tyre mijravjecare. Prof. Korkuti i cili për me shumë se 25 vjet ka qenë Drejtor i Institutit të Arkeologjise, është një personazh i cili ka influencuar drejtimim e studimeve dhe kerkimeve në fushen e arkeologjisë në vite.
Ne librin e fundit një lloj epilogu për karrieren e tij të gjate në arkeologji, Korkuti risjell përsëri interpretimin për figurat e Trenit një prej formave të artit shkëmbor me të njohura në Ballkan të cilat sipas tij janë një deshmi e popullsive autoktone illire në kapercyellin e mijevjecarit të dyte para krishtit.
Korkuti i botoi për here të pare shenimet e tij për pikturat shkembore të Trenit në 1969 në botimin Studimet Historike. Ky botim u prit me interest në ate kohe pasi arkeologu Korkuti pretendonte se zbulimi i tij sillte një risi në historine e popullatave prehistorike në Ballkan por ajo që ishte me e rendesishme, Korkuti mendonte se ky art shkëmbor i perkiste popullsive Ilire të mijevjecarit të dyte para krishtit. Ky mendim, i cili në fakt kishte pak vite që artikulohej nga arkeologu Korkuti ishte kundershtuar nga një personaliteti i rendesishem i studimeve albanologjike si Çabej i cili mendonte se përfundimet e nxituara të Korkutit me shokë mbi çështjet parailire kishin sfond…
… politik dhe jo shkencor.
I sapo kthyer nga Kina dhe i frymëzuar nga revolucioni kulturor kinez, Myzafer Korkuti atë kohë ishte një prej persekutoreve me të zellshem të profesorit të nderuar Eqerem Cabej. Ndaj Prof. Çabej, Departamenti i Arkeologjisë i drejtuar nga Z.Korkuti, kishte filluar një fushate fletërrufesh publike të cilat vareshin në hyrjen e Universitetit të Tiranës. Fleterrufe e ruajtura në arkivin personal të Çabejt tregojnë mjaft qartë se me çfarë zelli revolucionar i riu komunist Korkuti persekutonte një figure të nderuar të kultures shqiptare edhe pse Cabeji ishte tashme në një moshe të madhe. Duhet thene se pas kesaj fushate poshteruese për Çabej, Profesori nuk dha me mesim në Universitetin e Tiranes.
Gjithsesi ishte ky pejsazh i kohes kur Korkuti boton shenimet e tij për artin shkëmbor të Trenin botime të cilat u ribotuan në ‘Studia Albanica’ 1971 dhe Shqiperia Arkeologjike po në 1971. në vitin 1972 në Konferencen e famshme të çeshtjeve ilire që u organizua nga Akademia e Shkencave në Tirane, Korkuti prezantoi para një audience kesaj rradhe edhe me disa figura të njohura nderkombetare të arkeologjisë Ballkanike, Pikturat Shkembore të Trenit. Sigurisht që kjo audience me profesore të njohur nderkombetare nuk kishte frike ( nga hija e pushtetit të Korkutit) të pohonte ( megjithese në menyre diplomatike) se interpretimi i ketyre pikturave shkembore ishte jo profesional dhe datimi i tyre kishte gabime shumë serioze. Por Prof.Korkuti si Drejtor i Institutit të arkeologjisë dhe anetar aktiv i Partise në kete Institucion kishte të gjithe peshen e pushtetit që të bente dicka të pa degjuar për një konference nderkombetare “Këto diskutime nuk u përfshinë në konkluzionet e Konferencës megjithëse sygjerimet tona ishin të mbështetura me ilustrime nga maniscriptet e kohës”. Këtë pohim të rrallë e bën Profesori Britanik Nicholas Hammond pjesëmarrës në Konferencën e 1972. Prof. Hammond, i cili në qarqet shkencore konsiderohet si një prej studiuesve dhe autoriteteve më të mëdhenj të historisë Ballkanike, ka botuar një artikull mbi Pikturat Shkembore të Trenit. Duke pare se ribotimi i artikullit të Korkutit vazhdonte me të njejtat gafa të medha historike Prof.Hammond me sygjerimin e një tjeter kolosi të histories se Mesdheut, Sir Steven Runciman, boton në 1986 një artikull në Journal of Medieval History, Vol. 22 për të interpretuar sakte dhe për ti shprehur tashme publikisht mendimet të cilat u hoqen nga Konkluzionet e Konferences se Pare Albanologjike në Tirane me 1972.
Ne vazhdim të kesaj fryme Korkuti, si një nga anetaret kryesore të grupit të punes në hartimin e platformes se Muzeut Historik Kombetar, në fillim të viteve ’80, i vendosi pikturat e shpelles se Trenit në pavionin e prehistorise, për të vulosur mendimin e shprehur nga ai vete mbi datimin e ketyre pikturave shkembore. Pra në Institucionin me të rendesishem të historise kombetare, historia fillonte me një fakt shumë të diskutueshem për vertetesine e tij Kane kaluar gati 20 vjet që artikulli i Prof. Hammond është bere tashme publik dhe mendimi i tij në interpretimin e Pikturave Shkembore të Trenit kanë gjetur mbeshtetje në qarqet shkencore të studimeve Ballkanike. Fatkeqesisht në botimin e librit Arti shkëmbor në Shqiperi jo vetem që mendimet e Prof.Hammond nuk debatohen publikisht por cuditerisht as edhe që permenden në kapitullin e Pikturave të Trenit. Sygjerimet e Prof. Hammond dhe Sir Runciman do të benin cdo studiues serioz t’i rishikonte dhe t’i rivleresonte konkluzionet e nxjerra perpara 35 vjeteve të cilat mund të jene bere në një kontekst të caktuar politik. Injorimi i tyre dhe mosperfillja e treguar në librin e fundit të Korkutit mbi kete ceshtje tregon qarte se cfare vlerash mbartin disa prej studiuesve tane. “Studiues” të cilet fatkeqesisht kanë pasur në dore jo vetem interpretimin e historise tone por edhe fatin e disa prej kolegeve të tyre të cilet kanë kundershtuar këto interpretime.

Devolli.net

loading...

Komento!

loading...