Home / POEZI / E GJEÇ NGA BAXHANAKU
loading...

E GJEÇ NGA BAXHANAKU

E GJEÇ NGA BAXHANAKU

Fermer kam baxhanakun,i thëncin fermer
kur vilen qershite,mua argat me merr
te dy mosh’e tretë,ai me i vjetër
por une nëpër peme,hip e zbres si ketër

Mbushim shporta e arka,o sa ka lezet
une ja marr kenges,e baxhua ma pret
por, “krak”,mu thye dega,e s’di,se ku u mbajta
u vara kok’poshtë,për pak rrash’,e vajta

Shyqyr që shpëtova,sa me ngriu gjaku
por ja, në dit’ të ligë,njihet baxhanaku
s’pyeti mos u vrava,shpejt e ndezi sherrin
cuditëm Dvoranin,si Tomi me Xherrin

Zë e vjen vërdallë, e capitet si foka
-Pse ma theve degen ,o tu thefte koka
i del shkumb’ nga goja,e i dridhet dora
-E kam fajin unë,-thotë,-që të morra

Gjysmat e qershive, në tok’ po mi hedh
ke që në mengjes,më shum’ ha se mbledh
dhe degën ma theve,e mblodhe fare pak
si s’gjeta nje te ri,te morra ty plak

-U më març të keqen,o baxhanak,o qen
nje argat si mua,në tër’ Dvoranin s’gjen
paske qën’ shpirtlig,mor’ katran me bojë
të mbusha tre arka,s’futa njëckë në gojë

ik për kokën tënde,se më plase xhanin
për një deg’ qershije,cudite Dvoranin
do argat më t’mirë,ti, se Met Fidanin
nisu per ne xhungël,shko e gjej Tarzanin

Qershor 2012
Meti Fidani

loading...

Komento!

loading...