Home / POEZI / DYQANI IM
loading...

DYQANI IM

DYQANI IM

Punë një jet’ të tërë, dhe pensionin pres
sec mu shkrep në mendje,të hap një bisnes
dyqan, për rroba grash,me drita ,kremastarë
vijn’ nga an’e anës,kush e kush të marrë

dyqan me vitrinë,që s’ka në mehallë
vijnë gra ,shum’ gra,ma bëjn’ kokën dhallë
mir’na shkon bisnesi,por ka dhe avaze
me zorr na paguajn’,na bëjn’shumë naze

një na thot’ më prit, se jam ca si hollë
të keqen,tu bëfsha,kam tre femij’ në shkollë
një tjetër betohet,ja ,e qafsha burrin
ver’ dorën në zemër,më prit sa të shes grurin

marrin rroba marrin, po para s’më japin
si listat e zgjedhjeve,e mbusha qitapin
tërë qahen s’kanë,më vjen për të plasur
vec n’ dyqanin tonë,s’shkeli një i pasur
dhe ata që kanë,cudi,qahen më shumë
sa inat më vjen,të hidhem në lumë

dhe me gruan time,shpesh hyjmë në sherr
zë e llomotit, me gjuhën zeher
skuqet si piperkë, e zgjatet si xhirafë
-Dëgjoni- u thot’ grave- më morri në qafë

ah moj gra,moj motra,ctë bëj un’ e zeza
e kam burrëzinë, kopje Nën’ Tereza
u jep verese,një lek s’më ka mbledhur
s’bën për tregëti,del si rrojtur qethur

tregëtia,moj grua zanat i merzitur
s’kanë njerëzia,ndaj blen’ me të pritur
më prit gjer te premte,më prit gjer të shtunë
qajnë myshterinjtë,c’të bëj,..qaj dhe unë
s’qënka pun’ ,kjo punë.

Meti Fidani

loading...

Komento!

loading...