Home / POEZI / DUKESH QE JE SHQIPTARE
loading...

DUKESH QE JE SHQIPTARE

DUKESH QE JE SHQIPTARE..

Fytyra jote pasqyrë e bardhë,
liqen kaltërosh ku lëkunden valë,
ato që do thuash,nuk t’i mban zemra,
t’i lexoj në fytyre,rrudhat në ballë.
&
Buzëqeshja jote s’gënjen,si hëna,
skrin televizori,faqe interneti,
shoh shpirtin tënd margaritërë,
më flet zemra,si të ka bërë nëna.
&
Sytë e tua,dritare të çelura,
hyj e dal,s’më ndal as mbreti,
kapërxej malin me ylberin,
gjej molusqet në fund të detit.
&
Dal andej e mbahem në qiell,
ç’lule ke mbjellë,veç unë i di,
ngjyrën dhe aromën i mbaj në gji,
çelsin e dashurisë mbuluar me hi.
&
Të lexoj edhe kur fsheh fjalët,
në të mirë e për të keq,
s’jam profet,njeri i gjallë,
mos më trego,i marr me mend.
&
Të lexoj moj hallemadhe,
të njoh dhëmb e dhëmballë,
edhe fisin e tët mëhallë,
mos më thuaj kush Je ?!
&
Edhe që nga larg,
të dalloj që je Shqiptar,
je yll që ndriçon,
a meteor që dërmon.
&
Edhe po të verbohem,
shpirti fytyrën s’e tret,
edhe po t’i mbyll sytë,
zemra lotët t’i këndon .

Luan Kalana

loading...

Komento!

loading...