Home / POEZI / DUA të shenjtën Dhuratë për fëmijet e botës
loading...

DUA të shenjtën Dhuratë për fëmijet e botës

DUA të shenjtën Dhuratë për fëmijet e botës
(vazhdim)
II-… i PANGOPURI…
&
Siç shtrihen beharit buallicat në llucë*,
siç i ngopet devolliu punës e bukës,
siç ulet viçi në gjunjë kur pi sisë,
siç i fryn Laveri gërnetës , kabasë
ashtu dua ta shijoj ,t’i ngopem Ditës.
&
Dua Dritë në jetë,s’dua të shoh errësirrë,
dua Ditë me rreze dielli, jo vronësirë,
dashuroj natën me hënë e yjet me dritë,
s’dua të me ikë pa jetë asnjë orë
dua t’i ngopem deri në fund ditës.
&
Sytë të kullosin livadheve në jeshil,
fëmijët të lozin si fluturat në lëndinë,
zogjte mos pushojnë së cicëruari,
zemrat mos qajnë,sytë mos nxjerin lotë,
bilbilat të lodhen ditë e natë së kënduari..
&
S’dua të jem i pasur, të ha e të pi shumë,
dua që për njerëzit burimi të bëhet lumë,
dua të çelin lulet,bari të ritet uji mos u pritet,
dua kafshëve të mos u thahen bari e gjethet,
jo per vete,liri per kombin,Atdheu mos venitet,..
&
S’dua privilegj,kërkoj vetëm dritë,
s’dua ta ble e as ta shes me para,
s’dua të kërkoj borxh rreze dielli,
dua të dëhem me njgjyrat e ylberit,
duat ti fal brezave jetë me dritë.
&
-Nuk dua të më zenë në gryke,Billa e Taksa,
nuk dua te jem refugjat,dua Botë pa luftra,
siç dua Nënën,Gruan dhe fëmijet në gji,
vëllazerimim midis popujve,dua Dashuri
dua të thith ajër i lirë ,mushkritë e pastra,
Dua per Fëmijet e Botes, të shenjtat dhurata !!!!!

Luan Kalana,SHBA
Fund
(nga vazhdimi i poezise “Dhurata per Krishtlindjet”,I-I Urituri..))

loading...

Komento!

loading...