Home / BOTIME / DRITËRO AGOLLI – NJË ZEMËR QË DHËMB
loading...

DRITËRO AGOLLI – NJË ZEMËR QË DHËMB

DRITËRO AGOLLI  –  NJË ZEMËR QË DHËMB …

Popo, do të doja të nisnim nga gjëja me e anatemuar në ditët e sotme të këtij përfaqësuesi të shpirtit të kombit të tij, shprehësit të kualifikuar si rrallëkush të këtij shpirti – te poema “Devoll – Devoll”.

Kushedi se sa njerëz e dijnë ende sot atë përmendësh. Kushedi se sa dhjetra e dhjetra aktorë e kanë recituar atë para komisionit të shkollës së lartë për aktorë e kushedi se sa e sa të tjerë pretendentë për t’u bërë aktorë e kanë recituar pa nervin , pasonin, sinqeritetin e saj të mrekullueshëm atë.
Ka qënë në një periudhë shënjestra e parë për t’u recituar, sikurse, ta zëmë,sot, është një figurë e njohur politike që, për hir të karizmës së tij, imitohet fare lehtë nga pretendentë e aktorë të humorit, që e kanë dhuratë 50 përqind të suksesit në dorë, që në fillim, vetëm te makiazhi për ngjashmëri fizike
Tok me një tjetër meteor të letrave shqipe, Ismail Kadare, janë nga më të kualifikuarat pena të ditëve të sotme, që kanë mundur ta shpallin aq bukur e të plotë thesarin e popullit të tyre.
Xh Rumiu thotë “Gjuha është gardiani i shpirtit”.
Që të dy këta mrekullira të letrave shqipe e kanë patur atë gardian gjithmonë sqimtar, të rreptë dhe , sidomos të dhimbshëm.
Sigurisht ne do të përqëndrohemi te Dritëro Agolli, që kishte tetëdhjetë vitet këtë tetor.
Pikërisht te poema në fjalë.
Përpara se të nisim nga analiza që po pretendojmë , do të doja të bëja një tjetër pohim, ca të guximshëm edhe ky. Nga romanet më të bukura të letërsisë sonë, unë dua të rëndis edhe romanin “Trëndafili në gotë”, roman, të cilit me sa kujtoj, iu patën sulur të gjithë si një vepër jo fort e bukur, disi mesatare aq sa edhe lirikut toën të mrekullueshëm, iu mbush me shumë mëdyshje mëndja se duhet të jetë ashtu siç po thonë , dhe nuk po e mbronte më. Së paku, nuk po I dilte në mbrojtje.
Kurse unë do të thoja që lirizmi i këtij romani, spontaneiteti, humori I lezeçëm, e tër bota e Dritëroit siç e njohin të gjithë, është dhënë kaq bukur, kaq në mënyrë intime dhe me një mjeshtëri , saqë, në një kuptim, kjo tërësi ka formën e një gracke. Të një gracke të ngritur pa qëllim, por që nuk arrijnë ta kuptojnë të gjithë e nuk kanë për ta kuptuar kurrë shumë mesatarë, qejfllinj të të shkruarit apo ambiciozë të ndryshëm, që bien e kushedi se sa të tjerë, që kanë rënë në këtë grackë.
Gracka ka formën e joshjes së “për të bërë edhe unë një roman…ja, sa kollaj që u bënkërka…Ja, more, një flirt, një dashuri që më ka ndodhur mua….dale ta shkruaj…”
Dritëro Agolli, si një vajzë e pamësuar fshati dhe pafund e bukur e që nuk ka vënë makiazh në fytyrë asnjëherë, të grish të biesh në dashuri me të dhe të dorëzohesh para sinqeritetit, naivitetit dhe pastërtisë së saj, edhe sikur të jesh luftëtari më mizor; kjo përbën mjeshtërinë e tij në të shkruajturit e romaneve, sidomos të sipërmndurin e lënë ca mënjanë.
Poema “Devoll Devoll” është një poemë lirike. Lirikë politike? Dakord, e tillë. Është shkruar në periudhën e luftës së ftohtë , luftë e cila tanimë ka përfunduar.
Në këtë poemë, autori nuk I këndon as burokratëve të sistemit komunist – madje talljen që ua ka bërë ai kësaj rrace mizore, gazmore dhe të pacipë, e ka bërë në mënyrë më spektakolare te “Shkëlqimi dhe rënia e shkout Zylo”- e as praktikës së paditjes së njëritjetrit, tinëzirave dhe bërrylave për karrierë që ne I ndeshim duke lulëzuar edhe sot.
Në periudhën kur u shkruajt poema, filmat dhe letërsia kundërshtare, pra, e “kampit tjetër”, kur merrej me temën e luftës së komunizmit, nuk është marrë kurrë – me sa di dhe me sa është e arsyeshme – me masën e komunistëve të thjeshtë, të ndershëm dhe që bënin çudira duke punuar me kazëm, lopatë, drapër e çekiç. Arti kundërkomunist, përfshirë edhe temën e “sigurimsave”, këmbëngulte për të arritur sukses, duke kundërvënë devocionin e “sigurimsave” të thejshtë , komunistave të bazës, përballë shtresës së drejtuesëve të tyre. Kishin baza, pa kapeshin këtu. Dhe kishin plotësisht të drejtë në sulmin e organizuar aq bukur dhe këtë janë në gjëndje të sjellin shëmbujt pafund që të gjithë.
Agolli, me armën e tij shfarosëse, sinqeritetin, ka vepruar në jetë siç shkruante.

Paskam marrë baltën tënde arave
Në një trastë leshi nënë gunë
Për ta sjellë në Lidhjen e Shkrimtarëve…

Sa letrarë kanë patur fjalën e dorën e tij të ngrohtë! Kryesisht njerëz të provincës që, sidomos kur kishin cene politike për kohën, sigurisht që do ta kishin patur shumë të vështirë të çanin me talentet e tyre të spikatura, po të mos e kishin patur dhe ndjerë dorën e atij që “Mbeti Devolli për jetë të jetëve”.
Le ta citojmë edhe një herë Farugzaden e mrekullueshme që ka ardhur në letrat tona në heshtje të plotë …Sigurisht për turpin e ndokujt, mbase, për turpin e vetë klimës së lajkave e biznesit me botën e letrave artistike, që ka shpërhtyer aty këtu si çibane të frikëshme.

“ Unë e respektoj poezinë, ashtu siç e respektojnë fetarët fenë e tyre…Unë besoj në të qënët poet në të gjithë çastet e jetës. Të qënët poet do të thotë të jesh njerëzor. Unë njoh disa poetë, sjellja e përditëshme e të cilëve , nuk ka të bëjë fare me poezinë e tyre. Me fjalë të tjera, ata janë poetë vetëm kur janë duke shkruar poezi. Kur ngrihen nga tavolina , ata kthehen në njerëz makutë, të lëkundëshëm, tiranikë, dritëshkurtër, të ndyrë dhe ziliqarë. Në rregull, dakord, por unë nuk mund t’u besoj më poezive të tyre. Unë e vlerësoj shumë realitetin e jetës dhe, kur shikoj këta zotërinj duke u mbrthyer me grushta apo duke buçitur për pretendime, poezitë apo essetë e veta mua më duken të neveritëshme dhe, kam dyshime në ndershmërinë e tyre. Po flas për veten time. Ata ndoshta edhe për një piatë pilaf, janë gati të bërtasin në kupë të qiellit”– thotë Farugzadja, pa patur mendoj, nevojë për komente të mëtejëshme.

“Ndaj unë, komunisti nga Devolli
Që kam penë, letër dhe armë
Që hedh firmën “Dritëro Agolli”
Ngrihem kur kap tingullin “alarm”
Se e di që komunsitët s’flenë
Vetë komunizmit I përkas
S’pres që nga gjumi të më ngrënë
Ngrihem vetë dhe armën zbraz!”

Jan vargje që kanë ngjethur kushedi se sa njerëz, xhanëm. A duhen hedhur poshtë, a nuk duhen lexuar më?
Unë këmbëngul që këta janë vargje që janë shkruajtur për të një kohë të caktuar të një periudhe të vëndit tonë. Më kanë treguar se si në Mirditë kishte ardhur një ish diversant, trim mbi trimat, dhe kishte pyetur përse ishin prishur varrezat e Pal Mëlyshit e Bardhok Bibës. “Ata kanë mbrojtur vëndin e tyre dhe kanë hapur shkolla për fëmijë…”. Atyre që ishin justifikuar për këtë gjë, ish diversani I kish thënë: “Ore mik! Unë kam ardhë natën nga aeroplani me mitrolozin për zjarr e kam ikur 5 herë me nëndetëse”.
Lufta e ftohtë ka përfshirë edhe veprime me arm mbi një vënd sovran, që sot dikush mund t’I klasifikojë “Terroriste”. Poema e Agollit ka frymëzuar njerëzish që të mbronin vëndin. Dhe e ka frymëzuar bukur. Le të sjellim në mëndje mrekullinë poetike kushtuar kufitarëve që ngrinë në dëborë njëri pas tjetrit vetëm që të zinin qafën e “Ali çelës” nga do të vinin njerëz të armatosur prej territorit jugosllav; poemë që nga brezi I ri nuk e din askush. Për fat ne sot nuk kemi kësi poemash e poezishë, por po sundojnë ….
“……”…mmm…”sundojnë”, aq sa e kanë këtë mundësi për të sunduar. Se poezia e vërtetë ka nisur e largohet ngado nëpër rrugët e rruzullit, me të njëjtat përmasa që vazhdon të zëvëndësohen dashuria e vërtetë me interesat materiale dhe ato të karrierës. Se…e ku të gjesh më poezi që të dridhin mishtë ?Le ta ketë nerving e “Devoll, Devoll”, de! Aman, more, po dëshërohemi të lexojmë një poemë me nerv , tension, shpirt, sidomos sinqeritet dhe dashuri, figuracion brilant dhe shkruajtur pasi e ka kaluar nëpër duar me dhjetra herë autori, sikurse “Devoll”. Le të isha I djathti më I tërbuar, le të isha Neroni I tmerrëshëm por që shkruante dhe lexonte vjersha, do ta kisha përpirë së lexuri një poemë të kësaj natyre, le të jetë shkruar për babain e komunizmit, makar, a për Krishtin e Muhametin!
Këtu qëndron krijimtaria e Agollit, te mënyra brilante e të shprehurit të ndjenjave, se, fundja, e kujt I hynë në punë koha e caktuar, vëndi I caktuar e rrethanat historike të caktuara? A nuk na shtangim e nuk na bëjnë të ndjejmë të ngopur duke shijuar monologet e dy kriminelëve të urryer, siç janë Makbethi dhe zonja e tij? Pse të mos na kënaqë po aq një poemë kushtuar një lumi, krahine , një ideje apo tetë djemëve të rinj e në moshën e dashurisë, që ngrinë në dëborë nëjri pas tjetrit për të zënë qafën nga do të vinin nëpër dëborë diversantët e armatosur deri në dhëmbë dhe me para ,të firmosura bordorove të huaja?
“Devoll, devoll!”. Fundja ishte një poemë. Kurse sot nuk kemi lexuar thuajse askund të botojë dikush një poemë ( mbase ka shkruar e shkruan dikush, xhanëm!!)
“Trëndafili në gotë”, është një roman. Më thoni, të dashur lexues, a ka më shumë ndjenjë , dashuri njerëzore, bukuri poetike, fllad jetësor te ky roman, apo te “romanet” e Blushit, Fevziut, Ramës, Avokat Ngjelës, Elena Kadaresë të marrë së bashku?
Jam duke shkruar duke mos e ndjekur dot Tv që e kanë hapur kalamajtë në emisionin e një TV shqiptar të titulluar “Tonight”. Nisa të shkruaj, ndërsa njëri prej tyre më tha barcoletë e fundit, se…” Si the, more? “Hejvallah!” Pse, nuk të pëlqen fjala e bukur shqipe “Efkharisto”?
Kaq shkëputje, sa për të pirë një cigare…
Agolli ngado e ka gdhëndur fjalën si një gur që e lëmon edhe me zmerile, pas asaj gdhëndjeje; sigurisht jo gjithmonë . Mendoj, kjo “jo gjithmonë” është ndeshur gjatë “ripunimeve”, ku, me sa duket, ai nuk ka patur ndonjë talent të spikatur, sikurse atëherë kur I dalin gjërat nga shpirti. Le të sjellim masakrimin që I ka bërë me dorën e vet një vargu të poezisë së mrekullueshme “Turtullesha”: “ E pastaj do vinte djalëria/ Dasmën tonë ta bënte vu e vu..”. Tër këtë “ vu e vu” e ka vënë që të rimojë më pas me “Po të mos më mirrte poezia, mua do më merrnin sytë e tu” Apo shqipërimi jo edhe aq serioz, madje, vënde – vënde deri gazmor, i R. Bërnsit.
Gjithsesi, sot ka një mori të paparë botimesh të autorëve shqiptarë; thuajse që të gjithë I botojnë me paratë e tyre. Romanet, tregimet, “ kujtimet” etj, sidomos poezitë, ashtu, siç lindin, kanë fatine keq që të vdesin po brënda një kohe të shkurtër a po të mos botohen kurr por të vdesin në të njëjtin arkivol me autorin. E, mes morisë së shkaqeve që I dijmë tanimë, është niveli I tyre artistic; në apo poshtë mesatares, që dikush e quan , Ali Hoxha – Hoxhe Alia, xhanëm, “mediokër”
Mirëpo vepra e Agollit, ja, më ka nga cmuar për të shkruar , në vënd që të ndjek emisionin shqiptar titulluar “Tonight” apo të dëgjoj barsleta të tjera me “Hejvallah” dhe “Efkaristo”. Gjithëçka që I jam referuar Agollit njikëtu, është absolutisht duke mos hapur asnjë libër nga biblioteka ime lamsh. A nuk duhet ta kemi zili plot nderim këtë fat që ka vepra e këtij nishani të letrave tona? Por, dhe mua, ma merr mëndja, duhet të më ketë zili dikush që, në vënd të ndjek “Tonight”, çohem e shkruaj për libra të botuar 20 – 30 vjet më parë të një autori që , pavarësisht se e kam adhuruar tër jetën atij nuk I është dhënë rasti asnjëherë të më ndihmonte, pra, që nuk kam asnjë lloj “detyrimi”. Sot është bërë modë botimi I “analizave” lajkatare, që I kanë kulminacionet e veta te “promovimet” me gjëra të “ëmbla dhe të kripura”, e që normalisht shoqërohen me një shuk të vogël me para nga xhepi I “shkrimtarit të madh”. Më shumë se askund arti I përjashton interesat materiale. Sejdo Harka, është edhe ai një idealist, siç nuk po “rinovohm “ dot edhe unë, për t’u bërë në “qen leku”.. Kemi parë që ky veteran I botës së letrave, të analizojë këta ditë Xh. Rumiut në shqip, botuar 9 vite më përpara. Rumiu gjigant është sulmuar më pas për ta ridhënë atë në shqip nga “kaçiatorrë” të tjerë, për fat, pa karizmën dhe bukurinë e përkthimit të parë. Harka, për atë faqe gazetë nuk ka menduar e as ka fituar qoftë edhe një kafe nga botuesi apo përkthyesi, gjë që për ca “recensentë”bashkëkohorë ka shumë pika çuditëse pas.
Duhet t’I vëmë gishtin kokës që të gjithë që po shkruajnë sot që, kur të kapim penën, t’I themi asaj me “ju”, siç duhet t’I flasë aeroplanit të tij një pilot sado me përvojë?
Me të dëgjuar e kam, se, Zot mos e provofsha…një tekst kënge, nga këta “specialët”,ë, që “bëjnë për tekst kënge”, kushton 150 mijë lekë të vjetra. Veçse , kujdes, tekst special, jo kësi që ka shkruar Dritëro Agolli si “ Në raft të librave më kërko…”, “ Dikur kam njohur një turkeshë”, “ Babin tënd e kisha shok të ngushtë”.
Tanimë kësi lirikash, për shumë kompozitorë, sidomos repistë apo popullorë, janë si t’i krahasoje dikur violinistin virtuoz por pa nota muzikore e që banonte në Durrës, Lom Qerosin, me Paganinin.

 Me katër të tillë tekste ( teksti I një këngëtari kosovar thoshte “ Oh, sa “hot” kam kur më puthë ti”. “Hot” anglisht I thonë “nxehtë”, siç I thonë “tonight” në shqip “sonte” e në turqisht – “Jaksham”) bëhen 600 mijë lekë, “tëpkë” për të botuar një vll modest në 300 kopje.

RIZA LAHI

loading...

Komento!

loading...