Home / INTERVISTA / Dritero Agolli Flet per Devollin
loading...

Dritero Agolli Flet per Devollin

Dritëro Agolli Flet për Devollin.

Pyetje:Çfarë mendoni sot për devollin

Unë mendoj prej kohësh që devolli ka mbetur si simbol i punës,
Kur them i punës nuk kam fjalën vetëm për punën me tokën për punën e krahut që i themi në përgjithesi por për punën intelektuale për punën në kulturë për punën në arte ,për punën në jetën shoqërore për punën e gjithë që përfshin aktiviteti apo veprimtarija njerëzore.

Kudo ku janë devollinjtë është një harmoni e plotë e bukurisë së tokës me bukurinë dhe begatinë e njeriut,një përputhjë e fuqishme e kësaj armonie,dhe unë e kam thënë dhe herë tjetër që nese ka një vënd ku mund të ndërtohet një munument i punës është devolli.

Unë kudo që jam në shqipëri edhe sot unë dëgjoj goditjen e tokës të devollin me ndjek gjithnjë,më ndjek fërferima e fletve,më ndjek cicërima e zoqve,më ndjekin pikat e shiut që bjenë pik..pik.. neeee strehë,me ndjek gurgullima e lumit të devollit më ndjekin këngët nëpër dasma vallet,më ndjekin të gjitha këto dhe e, e,pikërisht tashi në pleqëri gjithmonë më ka ndjekur përveç të rrish tashi e më….

Edhe duket sikur i dëgjoj dhe them ja më vjen keq të ik në botën tjetër se.. [Buzëqesh]

Po besoj dhe atje mendoj unë do ti dëgjoj këto që thashë…..{dhe buzeqesh nga pak}.

Dhe bile do ti them të më lenë një dritare të vogël si në pralla për ti dëgjuar.

Ndiqni intervisten me Dritero Agolli.Mendimin dhe fjalet e tij per devollin

Devolli.net

loading...

Komento!

loading...