Home / KULTURA / Dritëro Agolli boton vargjet për dashurinë (I përndjekuri i dashurisë)
Agolli poezi te sgjedhura kopertina Dritero-Agolli
Agolli poezi te sgjedhura kopertina Dritero-Agolli

Dritëro Agolli boton vargjet për dashurinë (I përndjekuri i dashurisë)

Dritëro Agolli boton vargjet për dashurinë

Si asnjëherë më parë, libri vjen i shoqëruar me një CD e regjistruar me poezi të recituara nga vetë shkrimtari
Dritëro Agolli vazhdon të shkruajë vargje dashurie. Vitet nuk e kanë penguar të hedhë në letër, gjithçka që i vjen nga zemra. Ka vetëm pak ditë që ka dalë nga shtypi libri i tij më i ri me poezi “I përndjekuri i dashurisë”. Libri është një përmbledhje e poezive më të bukura të dashurisë të shkruara që nga viti 1960 e në vijim nga shkrimtari Dritëro Agolli.

Ky libër erdhi jo vetëm si mungesë e një përmbledhjeje të tillë, por si një dëshmi se poeti ka shkruar më shumë poezi dashurie se cilido tjetër poet bashkëkohor shqiptar. Libri u botua si një dhuratë e fëmijëve dhe bashkëshortes për 82-vjetorin e lindjes së shkrimtarit, 82 vite të kaluara mes poezisë, prozës, gazetarisë e mbi të gjitha mes dashurisë së pamasë të familjes dhe të të gjithë lexuesve të tij besnikë. Në poezitë e dashurisë së Dritëro Agolli gjen të ndërthurura: përmasat e emocionit; dashurinë e pafat që përjeton drama dhimbjesh; zbërthimin e gjendjes shpirtërore; përplasje emocionesh në momente të kundërta; gjuhën e ironisë në përshkrimin emocionues të dashurisë e mbi të gjitha, ndërthurjen e dhembshurisë dhe himnizimit të figurës së femrës, si qenia më hyjnore në këtë botë. Janë mbi 50 vjet poezi dashurie, të cilat tregojnë dhimbjen, gëzimin, emocionin e shkrimtarit Dritëro Agolli.

Të gjitha këto të përmbledhura, si asnjëherë më parë në një botim të vetëm, ku cilido e gjen veten mes rreshtave të poezive. Si asnjëherë më parë, libri “I përndjekuri i dashurisë” vjen i shoqëruar me një CD në të cilën janë të regjistruara poezi të recituara nga vetë shkrimtari Dritëro Agolli.

About Devolli Net

Faqia zyrtare devolli.net do të ofrojë mundësi lundrimi dhe përzgjedhje informacioni në hapësirën e faqeve shqiptare të internetit.Dhe një informacion të gjerë për Rrethin e Devollit Bilisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>