Home / LAJME / PERSONALITETE / Doktori i Bilishtit (Dr. Nijovit Bedulla)
loading...

Doktori i Bilishtit (Dr. Nijovit Bedulla)

Doktori i Bilishtit (Dr. Nijovit Bedulla)

Dr. Nijovit Bedulla,intelektual humanist i shquar,
me shpirt e nje vizion demokrat te perparuar…
“The best doctor is the one you run to and can’t find.”
Denis Diderot.

Niovit-Bedulla-staf

 

Duke u njgjitur lart, ne lagjen e” fshatit ” qe i thoshin dikur ,ne qytetin e Bilishtit,qe tani ia kalon edhe atyre rrugicave te bukura dikur te qytetit te Korces,aq shume eshte transformuar,me ato avlli mbuluar me gjelberim e lule,pa le shtepite vila,njera me e bukur se tjetra.
Syri si vezhgues i pare i shqisave, i trasmeton si elektronike trurit perfytyrimet reale ne hapesire e ne kohe,duke na i sjelle pamjet e ketij qytetit piktoresk,si nje natyre peijsazhi ,siper lugines se bukur te Devollit,si nje pikture vaji brilante,duke e pare ate,si ne nje super skrin TV ,HD,kater dimesione,me malet perreth si ne pellmebe te dores.
E mu ne maje te qytetit,njgjitur me malin shkembor te gogollaves , nje keshtjelle e renuar,megjithese ekziston emri i lashtesise Ilire ,”nga Kalaja “,muret e larte tre-kater kate te nje ish ndertese te madhe,qendronin si germadha,,si nje amftiteater arkelogjik,apo si renoja lufte,por me shume si nje monument qe nuk ka goje, por flet si nje muze pa ciceron,,por te ben te mendohesh e te sjellesh ndermend gjithe ato kujtime e mbresa ne disa breza bilishtare e devollinj.
Ata mure te larte,si librat gjigannde prej papirusi,te biblotekes se famshme te renuar te Aleksandrise te egjyptit,,qendrojne ne kembe si ne vitrinat,mbeshtetur ne kreshtat e malit,si mburoje e qytetit,mbajne ne kurizin e tyre me mijra faqe,me historira,mbresa e kujtime nga me te shumtat ne disa gjenerata.Pamjet e te cilave mund t’i shohim te gjalla ,ne fotot e faqeve e facebookut tek Devolli.net.
…….Ish spitali i vjeter i qytetit te Bilishtit e i tere Devollit, i kasaj treve,te ndritur e te begate , teper te populluar, qe sot eshte rreth me vete ,ne qarkun e Korces.
Sa e sa femije te lindur,paciente te semure qe te dilini te sheruar,sa e sa punetore,sanitere ,shofere,,infermijere,mami, dhe …mjeke..
…. .e midis tyre ,do te bej nje perjashtim kesaj rradhe do te kujtoj,nje nder me te vjetrit,mjekun e drejtorin ,nder te paret te spitalit te Bilishtit
Dr.Nijovt Bedulla,nje mjek univerasal i perkushtuar, nje nga intelektualet humaniste me me ze te qytetit te Bilishtit ,nje nga ato figura te paharuara te ajkes te plejades te shkelqyer te intelektualizmit mbare kombetar.
Eshte vendi te permendim se ishte qe ne rini njeri me talente te madh.Ai shquehej e ne letersi, kish provuar te shkruante poezite e para ,te cilat i raunte si doreshkrime,…por ..sic e permendete e vete ..” -talentet na i hengri koha e humbur e sistemit rutine,me detyrat e mbingarkuara e me burakracine profesinale,…,qe s’kishim kohe te hanim buke,pa le te merreshim me familjen,..harrojen pagese qe ishte fare minimale,.kush po e ze ne goje ate,..”
Ishte nga nje nga me te vjeterit mjek te qytetit e te devollit e nje nga drejtuesit e pare e te vjeter te spitalit te Bilishtit.Nje emer i degjuar ne Devoll e ne tere Shqiperine.
Po e themi qe ne fillim,se ishte spitalii Bilishtit e poliklinika e tij,ambulancat apo klinikat e fsharave te Devollit ,shembull ne gjthe Shqiperine,per ate perkushtim te mjekeve e te gjithe personelit shendetesor ne qytet e ne fshatrat,per shendetin e banoreve e per nje higjenizim e mjediseve shendetesore por e te gjithe qytetit e ne tere fshatrat e Devollit.
-Merite te vecante kishte edhe ai si nje drejtues i talentuar e korekt,me nje kerkese llogarie te larte ne pune,ne disipline e ne pasterti,per maredhenije shembullore me koleget e me pacientet ,duke drejtuar me shembullin e tij personal. Do te zhvillohej ne Bilisht e ne tere zonen nje seminar kombetar per mjekesine per te pergjithesuar pervojen e punes se bere si shembull ne gjithe vendin, per kujdesin shendetesor te banoreve e te pacienteve,higjenizimin,e ai ndjehej i shqeteuar.Pervec punes se perditshme e normale qe behej edhe ca masa te fresketa duheshin marre ,na perseriste ai,duhet te nderohemi si e kemi per shtat ne bilishtaret.
Me veprimtaret shoqerore qe drejtonin organizatat e masave,bente bashkerendim te puneve e te aksioneve,duke hedhur dhe rinine ne nje aksion te madh per kanalizimin e ujerave te zeza e
te rrugeve te fshatrave,te cilin me vone rinia grate e kthuen ne tradite e qe behej vazhdimisjt ,ky aksion,cdo muaj.Pra ai ja doli me sukses seminarit,por ajo qe eshte me e rendesishmja ,ai me mendimijn e tij ideator e masovik,la nje gjurme te madhe ne krijimin e traditave te reja ne jeten qytetare te fshatrve tona ,qyteza te vogla ne Devoll,,si shembull te perparimit e te etikes te qyteterimit ne tere Shqiperine
…Ashtu sic eshte e shembull edhe sot qyteti i Blishtit e tere devolli, nje model,ne pastertine e ne higjenizimin e vendit.qe te gjithe ia kane ziline por edhe nje befasim para viiztoreve te huaj e turisteve. merite e banoreve ,por edhe mjekeve te tij,edhe te pushtetareve ambicjoze per ta pasur qytetin e tyre modest nje model qytet europian.
….Duke lexuar faqet e gazetes Bilishti me terhoqen dy shkrime te kaluara qe tani me rane ne dore ,teper interesante e me vlere ,nje portret brilant per dr..Engels Barbuta ,te pavdekshin,mjekun intelektual te Bilishtit, si dhe nje interviste te Vehbi Kanines me mjekun ,drejtor te qendres spitalore shendetesore te Devollit, Albert Hoxha, pergjgjet te mencura me ca fjale ta zgjedhura e te vecanta,profesionale me kulture qytetare dhe me impenjim te perkushtuar per mjekesine dhe shendetin e banoreve te Devollit,
Vetevetiu me lindi deshira per t’i ripare shenimet e mija ,ky fond burimor e i pasur,per shkrimet e ardhshme,per te bere edhe nje portret per kolegun e tyre te vjeter,te Dr.Engelesit,
…per te madhin e te paharuarin Dr.Nijovit Bedullen,me epitetin tashme te njohur nga te gjithe,si….
……Doktori i Bilishtit.,njerit nga ata te plejades se cmuar te ajkes intelektuale jo vetem te Bilishtit e te devollit, por te tere Shqiperise, si dr.Vexhi Subashi,Doktor Kapeshtica,Nijovit Bedulla,Sllavko e Marta Kallfo,Engels Barbuta,Meleqe Babani, Jani Shamo,Dritan Hysi vishocica,Trajko Kamburi,Mihal Tase e shume te tjere.
Me Dr.Meleqe Babani,nga fshati qe mban dhe mbiemrin, nje nga ato te plejades se pare.mjeke specialiste e vjeter e otorinos ne spitalin e qytetit te Durresit , rasti e solli qe u takuam si paciente,Kur mori vesh qe isha devolli u entusiazmua e me foli me krenari per vendlindjen e mallin per te ,
e te parin qe permendi ,kolegun e saj,dr Nijovitin,-”eshte nje mjek i ri e me talent ne Devoll,[ne vitet ’70 behej fjala]e qe te gjithe e mbajne ne goje ne ministri,te krenoheni me te,”-vazhdoi biseden ajo.
…Edhe me dr. Sinan Agolli.,nje drejtues per shume vite ne spitalin e Bilishtit e sot mjek ne qytet,dhe qe ka sherbyer si mjek edhe ne fshatrat e devollit,sa here qe binte fjala per dr.Nijovitin,ai mendohej pa fliste,duke u mundur te gjente fjalet me te zgjedhura ,sic e pohonte edhe vete,duke thene se ai ishte mjeshter i profesionit,nje mjek i dashur me pacientet,e shume i respektuar me ne koleget,e njeri me nje kulture te fisme te gjere e me nje eukate te shendoshe qytetare e te vecante.
…Pa dyshim nuk prentendoj se do te bej nje portret te plote ,per jeten e vlerat e vepres se tij te pasur me nje bote te madhe prej intelektuali por edhe nje njeri te pasur shpirterisht e me vlera te pallogaritshme ne sherbim te njerezve ,te pacienteve,te motrave e te vellezerve devollinj,ashtu sic ai quante e s’i ndante nga goja .
Krenohej me ta,por vecanerisht me personelin mjekesor qe ishin te nje niveli te larte profesional,tradite qe vazhdon edhe sot te krahasuar me boten..Pra do te permend ato grimca te cmuara, pjese te shkurtra nga jeta e tij e madhe,aq sa kam njohje me te ne Shqiperi dhe ketu ne amerike qe erdhi disa here.
Djali me i madh ne kater vellezerit ,i plakut te mencur i Nadirese e i Gani Bedulles, nje bilishtar i vjeter e i degjuar,pasi mbaroi shkelqyer gjimnazin e bilishtit,kjo vater dijesh shume e degjuar ne shqiperi,beri perpjekje per te vazhduar me lart studimet ,enderren e tij ,per ne mjekesi.Nje cast u ndrepre endera,per ca klecka te kohes ,permendet ai ,po kurre nuk zinte njeri ne goje emrat qe iu bene pengese.Nisi punen si mesues ne fshatrat e Mokres ne Pogradec ku punoi disa vite me pasionin e moshes djaloshare..Gjithmone me kujointe ,kur isha edhe une me vone,mos shko nga pylli James ne moker,se andej kam pare arinj. e eshte me rezik.
Pasionin e dashurine per profesionin e mesuesit e vazhduan tre vajzat e tij,Kozeta,Luljete,dhe Laura,duke qene per shume vite mesuese te talentuara, ne bilisht e ne fshatrat e devollit
Me pas nisi punen ne SMT e bilishtit si ekonomist,qe pastaj e vazhdoi i vellai Vilsoni, nje ekonomist i larte deri sa doli ne pension.,icili ruan shume kujtime e mbresa te pashlyera nga jeta e tij,jo vetem per vitet si ekonomist por si mjek,si shok e vella,si nje njeri te pakrahasueshem.
….Erdhi momenti e ai u pranua ne universitet,per mjekesi.Megjithese pak i ritur ne moshe sic e pohonte vete ai,ben perpjekje per ta mbaruar me rezultate te shkelqyera,duke sakrifikuar cdo gje ,vetem studjonte dite e nate deri sa e perfundoi,me zotesi,me vullnet te celikte,te cilin e kish tipar te karakterit te tij.,gjate gjithe jetes por e ne punen e detyrat si nje drejtues i talentuar e bashkekohor.Shoket e tij studente e kujtojne qe kur ai merrte nje nente nuk e zinte gjumi derisa e bente dhjete.
Por pati e nje te papritur ne jeten e tij studimore per mjek,ne kohen qe u miratua per te bere specializimin jashte ne nje shtet te degjuar te afrikes,ne momentin e fundit te nisjes ne aeroport,behet kensell fluturimi pasi ne ate shtet kish ndodhur nje grusht shteti,e megjitheate ai e kreu specializimin ne Tirane.
. Kur erdhi demokracia qe ai e si gjithe intelektualet e mencur,qe nje iniciator e aktivist i saj duke shpjeguar pa reshtur te mirat e se ardhmes se saj.,
Nuk embyllte gojen duke shpjeguar njerezve me durim,”-Tani demokracia eshte leone,do perkrahej,do te kete edhe keqepuptime ,por ne intelektualet duhet ta perkrahim ate duhet te jemi promotoret e saj ..”” e asht beri me fjale e me vepra,nje intelektua me shpirt te madh demokratik por edhe me vepraduke dhene shembulin ne jte e ne pune,model i qytetetit te perparuar.
Nisi punen pas mbarimit te universitetit me njehere, ne spitalin e qytetit,nje vater e madhe e ngrohte,me optimizem e me energji te medha,jo vetem si mjek i aposionuar por edhe si nje njeri i paperseritshem,i palodhur,kembengules,e shume i dashur me pacientet te cilet ishin finalizimi,ekuvalenti i djerses se tij.Ai , bente te pamunduren per t’i sheruar ata,te cilet i kishte per zemer,por ishte tip qe nuk shfaqej sic pohonte edhe vete.
Sa e sa paciente ne vite ,ne breza,ne spital e neper shtepiat e tyre ,ne cdo fshat,ruajne kujtimet e mbresat nga me te rralla per doktorin e tyre qe e kishin per zemer e krenohen me te.
Ai ishte nje ambicjoz ne profesion,shfletonte studjonte ne vazhdimesi e kish sistem te punes se tij,deri sa t’ja gjente diagnozen pacientit,duke bere nje pune serioze e rigoroze,nuk gjej fjale te pershtatshme per momentin,qe te pershkruaj,vlerat e profesionit per te cilin ai qe i perkushtuar totalisht.
Ne punen e tij ,pati edhe gjera qe s’shkonin,jo per fajin e tij,e qe per to e “denuan “per te shkuar e punuar ne fshat,qe ai e kishte per nder,te gjendej mes tyre si vellezer, si ne Poloske per shume vite e me vone ne kliniken e fshatit Vishocice, i cili ishe edhe mjek edhe drejtuesi i saj,duke shkuar perdite ne kapeshtice teresenike ,kurile e kuc.
.E kujtojne te gjthe banoret me respekt te pashoq, jo si mjekun e tyre me te dashur e te kudondodhur por si birin e tyre. Per te ishte cdo dere e hapur,si nje mik i vjeter i tyre.Ai hynte edhe ne ato familje ,kur te tjeret e krtikonin e i benin verejtje,e s’pyrste njeri.”Detyra e mjekut eshte te sheroje pacintet,-na thoshte ne shpesh,e te mos shikojme politiken,ne jemi mjeke.!”Gjithmone kur vinte tek mua kur isha i semure ne Shqiperi,me thoshte,si per t’u justifikuar ne kohe,pasi ishte shume korekt,-” u ktheva ketu e atje ne pashollinjte ne voceret e u vonova”.–E une ia mirartoja,duke i then te lumte ,hyre pa frike,pastaj hajde tek mua.Edhe per keto raste kishte ngrene verejtje,ne karte ,por ai se cante shume koken per to, punonte me devotshmeri si nje mjek i palodhur.
Kur ishte ne amerike Fevri Pashooli,dolem njhere per kafe dhe moren e Nijoviti,nuk e ndaja nga shkoja, e kur ne u ulem ne tavoline edhe me shqiptare te tjere,Fevriu i tha ne sy:-”,Doktorin,e kemi vecan,ai na ka vizituar nenat tona kur te tjeret nuk hynin ne porten tone”
…Ne vitet e demokracise ai punoi si drejtues i qendres sanitere- shendetesore te rethit,duke punuar me ndershmeri si me pare ,bile,”duhet te punojme me shume ,ne intelektualet,-na thoshte neve,pasi demokracine e kemi leone ,e duhet ta forcojme” .Ai kishte nje kerkese llogarie te larte ne pune vecanerisht si drejtues,jo se ishte strikt ,por se ishte njeri shume i ndershem,e ishte shembull me veten,si te thuash drejtonte me shembullin e vet me ndershmeri te ralle..Po permend nje fakt por eshte me se vertete..Bisedonin nje here ne vitet e para te demokracise me Fejzi Ahmetliu nga menkulasi,punonte ne zyren e tatimeve,qe e kishte shok Dr,Nijovitn dhe e respektonet.Vjen nje qytetar e i lutet Fejziut qe ti nderhynte atij per doktorin per nje license shendetesore.Ai i tha se me cdo gje mund te te ndihmoj por kete mos ma kerko,se ti nuk e njeh ate, ai s’pranon kurre nderhyrje. Ai ishte nje nga ata kuadro e derejtues “qe s’e hante qylin”-sic pohonin qytetaret,prandaj edhe i eci puna gjthe ato vite qe sherbeu ne ate detyre e qe tani te gjithe e kujtojne me respekt..Ai nuk e duronte padrejtesine ishte ne lufte me te ,ishte i pameshirshem..
Pervec qe ishte nje enciklopedist i ralle e studjues e njohes ne shume fusha e ne shkenca,ai ishte edhe nje njeri praktik,dhe c’i shihte syri i bente dora ne shtepi e ne pune,gje qe i ka njgjare njera nga te bijat Luljeta.Mor po radion,me pas telefonin,kur prisheshin i regullonte vete me njohjen e thelle qe zoteronte per to.Na thoshte Ilka,nje mjeshter i vjeter ne dyqanin e bicikletave ne bilisht,se Nijovit eshte i vetemi njeri qe se ka sjelle asnjehere bicikleten e tij ne dyqan.Ai e mbante per bukuri e s’e leshonte nga dora,mud ti themi me plot goje buri i lindur me biciklete
,Ku nuk shkonte me te,,rruge e pa ruge,ne koder,fsshat me fshat,pa le per gjah per peshkim qe ishte pasioni i tij,gjithmone ne Prspen e vogel ne tren e gjate lumit te deollit.Pervec qe ishte nje peshkatar mjeshter qe fliste me gjuhen e peshqeve,ai ishte edhe nje gjuhetar i mencur e i vjeter ,anetar nder me te vjeterit e shoqates e gjuhetareve ne Bilisht.Edhen ne dimer ,ne te ngrica e debora ,ne kohen e lire shkonte me gjuhetaret e apasionuar te bilishtit qe ishin te ralle.Tregojne gjithe ato historira ne ndjekjen e gjurmeve e te gjahut ,ne fushe ,ne morave e ne gjthe zonen pellembe per pellembe,per thelleza ,per rosa e pate te egra,per lepujt ,per dhelpra e per derrat e eger ku Nijoviti ishte i ndodhur ne to.
Te gjithe gjuetaret shtojne nga ca gjera kur trgojne per gjuetine ,por ai ato qe i tregonte ishin reale e interesante,prandaj kishe qejf te degjonje ate kur bisedonte.. Pasion qe e vazhdoi gjate e kur doli ne pension deri sa erdhi ne amerike.Edhe ketu e mernin shoket e delnin per gjah ose per peshk.Kur delnin bashke me Besnik Cukon nje gjuetar e nje peshkatar mjeshter nga bilishti ,ai nuk linte pa marre edhe dr,Nijovitin,per te cilin kishte shume respekt si njeri e si mjek por edhe nje peshkatar i ralle,pa le qe na kenaqte me muhabet me ato historirat e tij mbreselenese.
….Mbi te gjitha ai ishte nje prind, nje edukator i perpiket ne familje e me femijet,me niperit e me mbesat e tij.Duke biseduar me djalin e tij te vetem,Laertin ,ketu ne amerike,ai e kujton si nje prind i vecante jo vetem per kujdesin e madh per ta por dhe nje edukator me takt,-”ai ishte pasqyra jone ,per gjithcka ne jeten tone.Qe me edukaten dhe me etiken e higjenes personale ,ate te veshjes ,te te folurit duke instituar qe te flisnim nje gjuhe te paster letrare e me kulture e per maredhenie te drejta ne shoqeri.Ai na rinte me cekan ne koke,ne kuptimin e mire te fjales,duke na permendur qe ne fillim te puneve,pasojat e gabimeve ,prandaj duhet te ishim shume te kujdesshem e te perpikte ne jete.Ai nuk te falte kur gaboje ,te qortonte me urtesi.
Duke dashur te plotesojme portretin e Nijoviti,m’u kujtua nje shoku im ,koleg i nderuar mesues.Me thoshte njehere,m’u shfaq,:-”E di ke kam idhul ne jete?”-mendohesha per t’i dhene pergjigje emra te njerezerve te medhenj e famoze.Por ai ma preu shkurt e me krenari duke me thene :-”Dr.Nijovitin!”-se ai ishte shembull si nje intelektual i ralle ,ne veshje,ne kulturen e te folurit,ne marredheniet ne kolektiv e ne shoqeri.Cdo dite do te vishej me kemisha te hekurosura,vete e jo nga grate,me gravata nge me te bukurat qe i pershtate me veshjen e njgjyrat,me kepuce te llustrua e kur te mbyste balta ne fshat.-”Ju jeni borgjeze”-,i thoshte dikush shokut tim.E ai ia kthente duke i thene qe nuk eshte borgjeze te vishesh thjest paster e bukur ,eshte kulture…
Ndersa ai kishte idhull Dr.Shiroken,mjekun e kirgun,nder te paret e Shqiperise, ne spitalin e Tiranes.
Fati e solli qe ai te vinte disa here ne amerike,ne vajzat e tij e ne djali,qe te gjithe ne shqiptaret mezi e prisnin,qe ta takonin,por e te na shihte e si te semure qe ishim,gje qe e bente falas,se edhe kafe nuk pranonte ,te merte hasme,-”E shikoni edhe ligjet ketu ne amerike jane te hekurta, per kete pune ryshfetin e denojne rrepte qofte ky edhe president.Edhe kjo ka erdhur,vazhdonte ai me pasion kur fliste,[pasi i dinte mire keto pune ishte edhe nje studjues i historise se amerikes,packa s’e nuk fliste mire por anglishten e zoteronte lexonte bukur e kish bagazh te madh ne fjalorin e saj,]sepse kultura qyterimi edukata ne kete vend,eshte bere sunduese ne jete e ne shoqeri .!”
Femijet por edhe ne emigrantet shqiptare ruajme kujtimet e mbresat me te mira per njeriun tone me te dashur dhe mjekun tone te devollinjeve.
Shkuam nje dite ne emergjensi ne njerin nga spitalet e qytetit te Waterburit,pesoi nje aksident te vogel gjate ecjes ne akull,reshqiti e u ca ne vetull,vec asaj qe ai ishte gati ta qepte vete dhe shume kurajos.Gjate bisedes me mjekun e spitalit,qe une i flisja ca me shume si transleter,ai i tha atij se mjeket e Shqiperise,jane shume te zotet,por skane pasur mjetet e tekniken tuaj,duke i ngritur lart mjekesine shqiptare jo per t’u mburur se ishte mjek vete,se ai ishte teper modest por per te thene te verten sic e pohente vete.Kur i tha se,pervec si patheollog, ne benim e detyren e mikrokirurget,qe ketu eshte specialitet i vecante,Mjeku amerikan u habit e ne shenje respekti per te ai i dhuroi Nijovitit nje baks me te gjitha pajisjet e mikrokirurgut per emergjenci.Ai ndjeheshe i emocionuar e krenar e kete histori ia trgonte shokeve te tij.
Me shume respekt e kujtojne dhenduret e tij ,dy djem devollinj intelektuale,Berti Mero e Sulejman Bejleri,ata e konsideronin si prinderit e tyre si shokun me te afert te jetes pasi respektin per te , aita impononte ,si nje njeri inteligjent.qe ishte dhe gjithnje ne kohen e lire vec bisedave interesante qe benin luanin edhe shah,bilardo pasi ishte edhe nje mjeshter i lojes se perpikte.
Ai mbetet per ne shoket e tij me i nderuari,kujton Zhuljeta qe punoi per shume vite me te kur ishte ne pushtet,duke qene nje njeri,mjek e drejtues humanitar por edhe nje korekt,ne punen e tij si mjek e si drejtues ne marredhenijet me ne ,me pacientet por edhe me fshataret.
Por me shume se kuhdo ruan kujtimet e mbresat me te medhaja bashkeshortja e tij ,shoqja me e ngushte e jetes ,sic e quante ai,Xhevikua.Nje vajze inteligjente nga Vishocica,nga nje familje me intelektuale,e patriote me vellezer deshmore,ushtarake te larte,agranome e ekonomiste te larte ,pedagoge.Ajo e kujton si nje bashkeshort te denje e qe kujdesej edhe ai per ritjen,edukimin e shkollimin e kater femijeve qe kishin.Ai e ndihmonte ne tera punet e shtepise,vecanerisht edhe ne gatimet,si nje amvise e rralle.Sa merak i kishte turshite i vinte vete per merak
Ai do t’i qendronte femijeve ne koka ,jo vetem kur semureshin,por edhe ne pergatitjen e detyrave,dhe ia kontrollonte,se ai e kish pasion zanatin e mesuesit.Por asnjehere nuk nderhyri per edukimin e shkollimin e femijeve,edhe kur ecaktuan njerat nga vajzat mesuese ne Vidohove,ai s’i tha njeriu nje fjale,megjithese ato ishin te vogla e kishin shume veshtiresi.Me i perqendruar qe ne kujdesjen per djalin duke qene me i vogeli,i rinte prane dhe edukoi si nje shok,e jo si nje femije i vetem.e ai ja shperbleu tani qe u rit,kur qe i semure i erdhi nga amerika e i qendroi ne koke gjate gjithe kohes qe qe i semure.
Gjithmone kur binte fjala per te ,nje nga vellezerit Ylberi,me te cilin kam punuar bashke disa vite,ai thoshte qe Nijovitin ne si afrohemi atij si vellezer,ai kish kapacitet te thelle njohje ne te gjisha fushat,edhe si peshkatar qe une mund t’i them vetes mjeshter,ai na i kalonte neve.Pa le qe kish nje mendim te avancuar shkencor te kohes.Ndersa Berti vellai me i vogel,shton se ai e konsideronte si prind dhe e kishte per zemer,megjithese ate e ndihmonte vazhdimisht me keshillat e cmuara.

Duke biseduar me nje mikun tim te vjeter ne Tirane,Dr Akile Andrea,kirurg dermatollog,ish drejtorin i pare i spitalit te djegeve e te plastikes ne Tirane i specializuar ne france e ne kine,kur ra fjala per Dr. Nijovitin,ai kishte nje njohje me te, atehere edhe kur Nijoviti ishte drejtor i spitalit te Bilishtit,thoshte se cdo profesion edhe i mjekeve ka treguesit e vet te punes,po pak me delikatese,jane pacientet.Rekordet e larta te treguseve ne Bilisht,si jetegjatesia e gjate,mesatarja e ulet e vdekjeve foshnjore deshmojne per punen e mire qe behet ne devoll e pa dyshim merite ka edhe doktor Nijoviti. Thone se kenga i ngre te vdekurit nga vari,por une do te shtoja -vazhdonte kolegu,e perdori nje shprehje te urte te tijen a famoze,-”se nena i ben femijet nga barku,kurse mjeku i ngre ata nga vari”-eshte pak vulgare por kjo eshte me se e vertete e mbylli dialogun miku im.
Gjate nje bisede ne nje vizite mjekesore ne spitalin qendror ne Tirane,me ish doktorin kardiologist,mjekun Sali Berisha (ne vitet ’80 )i specializuar per nderhyrjet ne zemer kataterizimet,sot lideri i PD-se,,pyetie u ninteresua per Dr.Bedullen,kur mori vesh qe ne ishim nga Bilishti.
“-Kemi qene ne nje grup ne fakultet,ishte student i shkelqyer,nuk e zinte gjumi kur mete nent gjersa e bente dhjete.Kam degjuar fjle te mira per te,me behet qejfi,i beni shume te fale nga une,….e te tjera konsiderata..-vazhdoi kolegu..
Kur ja cuam te falat Nijovitit,ai foli me simpati per shokn e fakultetit,jo se ishte lider,por ai dinte ti dallonte njerzit te diferencuar nga poltika dje idete partiake ,qe ai i urente se i ndante njerezit bardhe e zi,-Jo ,jo,..thoshte Nijoviti nuk pajtohej keshtu..
Pastaj nisi te tregoje per doktoren Berishen si nje ish student ishkelqyer dhe qe ishte i talentuar ne ghuhet e huaja e te tjera kujtime e mbresa qe do ti perserite gjithmonene biseda me shoke e miq per Dr,Berishen,pa u ngaterruar ne politike,ishe intelktual perparimtar e largpames.
Ai kishte nje nje shpirt e nje mendim demokrat te perparuar ne shoqeri,por vecanerisht per mjekesine humane ne sherbim te popullit,per vleresimin e punes se perkushtuar te mjekut, ne sherbimin falaste shendetit te njerezimit,prandaj e mbeshteti fuqimisht demokracine e ishte luftetar i zbatimit me fanatizem te saj.
Gjithesesi,te gjithe duam ta permendin,por me shume shoket e ngushte te tij ,qe te femijerise. Midis tyre eshte edhe Pellumb Agolli,nje bilishtar i vjeter,qe punoi bashke gjithe ato vite me te ,ne Vishocice,e qe e benin rrugen bashke me kembe e me biciklete, e qe ruan shume kujtime mbresa per te, sic ishte pasioni i peshkimt qe i bashkonte te dy,por me shume jeta e tyre si veprimtare e aktiviste shoqerore ,si ideatoret e kultures ne fshat ,qyteza te vogla, modeste,sic ishin fshatrat kryesore te devollit.Vecanerisht te paharruara do te mbeten ato takime e piknike me shoqerine,pas lumit ta devollit ne vere.
Me shume se kushdo pretendojne per njohjen e plote ,vajzat inteligjente te tij,te cilat kane shume c’te tregojne per ate, si prind i ralle e me nje edukate profesionale si mesues edukator,por edhe si nje njeri te pakrahasueshem ndihmes te pashoq ne jete ,pune ,shoqeri e ne familje,si nje artitekt i mjedist te kulturuar qytetar.
Por semundja e gjate dhe e pasherueshme filloi t’i jepte shenjat e saj shpesh dhe ai e kujtdo nga ne, na thoshte , se per te semurin nuk ka me keq se te jete mjek vete, jo se kam frike por i di te gjtha pasojst dhe e shoh fundin e saj ne horizint ,megjithese ai kurre s’behej pesimist,ishte optimist largpames per jeten,kete gje bente e me pacientet e tij.
Ai mbylli syte para kohe,vitet fundit ne Tirane,por ai mbatet i pavdekshem duke e kujtuar me respekt,si mjekun tone ,doktori i paharuar i Bilishti,prandaj jo vetem emri i tij por dhe vepra ,puna e vlerat e tij te pakrahasueshme si mjek e drejtues,do te mbeten pishtar per brezat e ardhshem,per mjeket e rinj,per te gjthe ata qe e rrethonin ata ne jete e ne pune e ne shoqeri.
Ai na la nje thrashegimi te pasur,jeten e vlerat e saj te cmuara me nje pervoje te gjate profesionale mjekesore ne punen e tij studimore e te kualifikuar,si dhe nje bibloteke te madhe personale,me volumet doreshkrimore te shenimeve te tija, me literaturen shkencore e mjekesore, si dhe me libra te shumte letrare,qe ai i kishte pasion e si nje njohes i thelle i saj,me autoret shqiptere te preferuar Isamil Kadarene,Lasgush Poradecin,Dritero Agollin,Fishten e ata te huaj,qe nga antiket qe i kishte vecan,persianet e vjeter,e deri te famozeteTolstoin,Hygoin, Bernsi,Dostojevski,Eseinin,Drajzerin e shume te tjere,qe m’i permendete gjithmone kur diskutonim per librat e lexuar,si nje lexues i apasionuar,e te tjere.
Me cilteresi e them,se mendoj qe me shume interes te tregohet per emrin e tij,duke bere dicka modeste nga bashkia e nga organet e mjekesise, per ta kujtuar e nderuar,qe do te ishte ne nderin tone si qytetar,per t’i kushtuar edhe sadopak obligim ne momentin e duhur,emrit te tij te paharuar jo vetem per bilishtaret por edhe per te gjithe Devollin e devollinjte.

Le te jete ky shkrim modest per te, si nje parathenije e nje libri te madh ,ku te gjithe te afermit,miqte e kolget,shoket e pacientet, te shkruajne mendimet e mbresat e tyre te sinqerta per njeriun ,mjekun e tyre te pavdekshem.(12 qrshor 1935-17 shkurt 2009 )

Luan Kalana

Postuar ne Portal Devolli.net 09-01-2012

loading...

Komento!

loading...