Home / POEZI / DO KENDOJ KURBETLI, ME DOGJI MALLI
loading...

DO KENDOJ KURBETLI, ME DOGJI MALLI

DO KENDOJ KURBETLI, ME DOGJI MALLI…

…te rënëve ,dëshmorë,martireve te Kombit
-Do këndoj shqip,vëndçe të ma mbani,
do bërtas,iso të zjeni per Vatanin,
te loze fusha,te buçasë Oqeani.
-Te ngre nga vari te rënët,
deshmoret, martiret e Kombit,
te bej nje mal me lule,
per ata qe mbollen Lirine,
na falen Pavaresine,
na dhuruan Demokracine,
qe pagezuan Shqiperinë,
me gjak skuqën Flamurin,
rroberise nuk ju përlkulë…
&
Albania,Mëmëdheu,
Shqiperi te therasim Ne,
shqipetaret si zogjte e shqipes,
neper Bote ngejne fole,
lame koskat rrugeve,
neper dallget e oqeaneve,
ku nuk u degdisëm ne,
ne Ameriken e shenjtë,
edhe ketu ne Florida,
per Ty,Atdhe zemë be !
-Te mbledhur te gjithe tok,
gegë e toskë,
si vellezer bashke na ke.
-Amanetin e te pareve,
Lirine,Flamurin ,
s’e lemë te bjerë përdhe.
-Nga Zemra te urojmë:
Shqiperia te rroje,
sa malet mbi Dhe.!
Clearwater,më 28 Nentor 2014

& Luan Kalana
Florida ,SHBA
— in Clearwater, Florida.

loading...

Komento!

loading...