Home / POEZI / DIVORC ME PASQYREN
loading...

DIVORC ME PASQYREN

DIVORC ME PASQYREN

Cfare inati qe kam, per ty moj pasqyre
C’jane ato rrudha,qe me nxjerr ne fytyre
ne kristalin tend,me imiton nje plak
qe ashtu, pa kuptuar,vyshket pak nga pak

floke te rralluara,si te lepira nga lopa
c’eshte ai balle,plot rrudha e gropa
c’jane ato faqe,me lekuren e perthare
kjo koke thinjoshe,si debora e pare

c’eshte ky turi,si plloce, e si petull
e xhufka qimesh,si antena,mbi vetull
pse moj pasqyre,me tregon kaq te vjeter
jo,s’kam qene keshtu, mos jam ndonje tjeter

kam frike te te shoh,mu bere bajat
c’eshte ai i shpifur,i shemtuar, lugat
me supet e shtypura,nga vitet dhe hallet
jo,nuk jam une,mos, dikush po tallet

ma hiq sysh pasqyre,ate mumje, ate plak
o te morra, te theva,e tej te te flak
ne plasaritjet e tua,e thelle neper te carat
dua ti fsheh vitet,se mi nxorre te palarat

Meti Fidani

loading...

Komento!

loading...