Home / BOTIME / Ditën e Gënjeshtrës!
loading...

Ditën e Gënjeshtrës!

Ditën e Gënjeshtrës!

Agim Bacelli

Prima Aprilis (Prjisi Prillit) Dita e parë e Prillit

Është festa popullore (me shakara) më e vjetra në botë pasi daton qysh nga viti 536 para Krishtit. Fillimisht është quajtur Festa e “Tokës së Qeshur”. (Origjinali, Kess Dheus.) Më pas kjo ditë u quajt nga shqiptarët Kess Die, (Qesh Dita).
Shqiptarët e lashtë kishin dëshirë të bënin shakara me zarar duke luajtur me njëri-tjetrin në ditën e 10-të të vitit të ri pellazgjik që fillon 10 ditë pas Ditës së parë të Pranverës (22 marsit). E cila, për shkak të njësimit të shqiptarëve me turqit, fatkeqësisht u quajt Sulltan Novruz pasi ata e kishin huazuar më parë nga shqiptarët. (Fjala Novruz është krijuar nga dy fjalë; nov=e re + ruz=ditë. Pra, Novruz, në shqip është Ditë e Re). Kjo datë (pas 10 ditësh të Novruzit) bie ekzakt në 1 prill.
Kjo ditë u pëlqye nga e tërë bota, madje edhe nga mbretër e sulltanë dhe mori dhenë. Në këtë datë lejohet çdo lloj gënjeshtre, bile edhe me zarar siç ishte gënjeshtra e President Reganit që tha publikisht në televizionin CNN se kishte dhënë urdhër të qëllohej me raketa bërthamore ish BS!! Rusët e trembur nga paniku e detyruan Gorbaçovin të flasë me Reganin i cili i tha me shaka, “Miku im. Mos u trembni nga gënjeshtrat se nuk vrasin. Sot është Dita e Gënjeshtrës! Haha…”
Një gënjeshtër tjetër e madhe është ajo e një televizioni anglez që tha se është gjetur një pemë që prodhon makarona!
Po të merresha shumë me popujt e tjerë se si e festojnë këtë ditë do zgjatesha pa fund. Prandaj po e mbyll me një gënjeshtër origjinale bërë nga një shoku im në Gjadër. Shpresoj t’ju kënaqë.
Zakonisht, për çdo vit, Ditën e Gënjeshtrave, ne aviatorët e Zadrimës bënim konkursin e gënjeshtrës. Gënjeshtra më e madhe do ngelet ajo e pilotit Luftfi Qira. (I kërkoj falje Lutfiut nëlse nuk i pëlqen që po e bëj publike).
“Unë, – tha Lutfiu, – nuk dua t’ju gënjej, megjithëse sot është dita e Gënjeshtrës, por dua t’ju tregoj një të vërtetë të çuditëshme që duhet t’jua kisha treguar më parë. S’di si t’ju betohem që është e vërteë dhe e mallkoj ditën e sotme që ma kthen të vërtetën në një gënjeshtër. Vëllezër më besoni. Dëshmitar kam agronomin korçar Ilo Burda. Ju që jeni nga Korça mund ta takoni dhe ta pyesni…”
” Po hë se na plase! Tregoje njëherë!” i ndërhyri dikush.
” Po ja vëllezër. U ndodha në Korçë dhe si agronom që isha punoja me Ilon. Një ditë Ilo më tha të shkonim në Bulgarec për të pirë pasi një miku tij nga Bulgareci kishte nxjerrë një raki kumbëlle të zjerë dy herë. Shkurt, shkuam atje me motorrin e tij “Jawa 250”. Mbaj mënd se kemi kaluar një urë në mes të fshatit së cilës, urë i thënçin, pasi ishte një tub i madh hekuri sa mund të kalonin dy-tre vetë përbri njëri-tjetrit. Pimë e u bëmë xurxull. Kur u kthyem ishte natë dhe, në momentin që po i afroheshim “urës” mua mu duk se e kishin e hequr tubin! I bërtita Ilos por qe tepër vonë. Ne kaluam në ajër në anën tjetër të lumit me një përplasje dhe ndaluam. U kthyem tek “ura”. Ç’të shikonim, tubi ishte hequr dhe ne kishim kaluar duke fluturuar! E besoni? Që nga ai çast më lindi dëshira për tu bërë pilot…”
Agim Bacelli, New York SHBA
Note:
…E ,ku e lamë ,..gënje të gënjejmë ,ky eshtë sllogani i ditës përmes të vërtetës…por një gjë besoju,”mos gënje vetveten!”..

No Koment(L.K)

Marre nga BOTA E RE

loading...

Komento!

loading...