Home / POEZI / Ditëlindja e Shkronjave Shqipe
loading...

Ditëlindja e Shkronjave Shqipe

Vjershëtore për fëmijë
Alfabet Birthday

Ditëlindja e Shkronjave Shqipe

Jam i vogël ,zog shiponje,vocërak,
jam shkollar me Abetare,
A B C -në kam në mëndje,
gjuhën shqipe kam për zemër.

Ngjarje e shënuar, ditë e bekuar,
gërma t’arta të lyera me gjak,
shekullore shqipja e shkruar,
më e kënduara e kombit të lashtë.

Për Ne ëndëruarr,për ne kanë luftuar,
të mençur, trima , me pushkë e me penë,
gjuha e flamuri,simbole të idealit,
të rojmë të lirë,të mbrojnë mëmëdheun.

Histori e gjatë udha e Shkronjave ,
skalitur ne tunxh e derdhur në bronx,
lyer me bojë e larë me gjak
shkruar me gjuhëz,majë pene,
lapidere Mesonjtoret e gjuhës Shqipe.

Flijuan për shkollat shqipe,
patriotë,mërgimtarë,atdhetarë,
mësuesit e gjuhës shqipe,
shkrinë jetën për alfabetin..

Kur të ritem, të gatitem,
gjuhën e nënës , amanetin,
do t’i mbroj si sytë e ballit
kombin e gjuhën shqipe .

Janë krijesa të kësaj bote,
alfabeti i shqipes në mote,
veç ditelindje ka të pagëzuar,
s’do ketë mortje në tokë.

Edhe pse jam në dhe të huaj,
gjuhën e ketij vendi do ta shkruaj,
në jetë të jeteve s’kam për ta harruar,
rrënjët e pemës, gjakun e gjuhën e nënës.

Për mesuesit prindër të mij ,
një buqetë me lule të kuqe,
kartolinë me shkronjat shqipe,
ia dhuroj për këtë ditëlindje.

Një shqipe e shkruar në gur,
një shqipe në një flamur,
pishtarë që na bashkojnë,
kombin naltësojmë,atë e ndriçojmë..

ish mësuesi i gjuhës shqipe

Luan Kalana

Devolli.net 02-03-2012

loading...

Komento!

loading...