Home / BOTIME / DHE USHTAR, DHE NXENES
loading...
Meti Fidani
Meti Fidani

DHE USHTAR, DHE NXENES

DHE USHTAR,DHE NXENES

(tregim i jetuar)

Kjo ka ndodhur ne fundin e vitit 1978.Kam qene ushtar ne Qafen e Qarrit.Edhe pak kohe,me kishin mbetur dhe lirohesha..Te gjithe ushtaret gezoheshin ,duke numeruar ditet qe u kishin mbetur..Vetem mua nuk e di ,pse me kishte hipur nje merzitje e nuk me ndahej..Mendoja e mendoja pas lirimit nga ushtria,cdo te behej.Sigurisht qe e kisha nje vend pune,ne ndermarjen e ndertimit Korce,patjeter qe do me merrnin ne pune,mendoja,se nuk kisha lene arsye, qe te ndodhte e kunderta..Por mua nuk me frikesonte gjetja e nje pune,me mundonte dicka tjeter
Shkaku i merzitjes sime,ishte Xhevdeti,Xhevdet Mema,drejtor i gjimnazit “Petro Nini Luarasi”,Erseke.. Ai nuk me regjistronte, ne klasat e korespodences,me arsyen qe une isha nje ushtar,dhe ishte e kundraligjshme qe te isha dhe ushtar dhe nxenes,,Kishte te drejte drejtori,por hajde te me mbushej mendja mua..Ju bera ferre.Kisha nje etje te madhe per dije..

.Vite me pare, pas mbarimit te klases se tete,s’lame porte pa trokitur me nenen time,per nje burse.Per shkolla te privilegjuara asqe behej fjale,megjithese notat ishin pothuajse 10-ta,te gjitha..Shkak biografia.
Ate 1 shtator te 1973 shkollat filluan.Une me nenen time,e cila nuk levizte pa nje burse per mua gjalle a vdekur,mbetem ne zyrat e komitetit..Me ne fund u hap drita jeshile

-Partia e ka barkun e gjere-i thane nenes..Kemi menduar qe ta cojme ne shkollen e mesme te ndertimit ne Tirane..Brenda 2-3 diteve duhet te niset djali..Shkuam ne fshat,dhe pregatita valixhen,aqsa nevojiteshin per nje konviktor dhe aq sa kishim.Fluturonja,megjithese nuk me pelqente dhe shume ndertimi
Mbas dy diteve perseri ne komitet,do me jepnin nje zarf qe do cohej ne drejtorine e shkolles..U paraqita me valixhe ne dore
-He, erdhe ti I Tiranes-me thane ata te arsimit,,te prisnim..Do takosh shokun…..nuk me kujtohet emri,por mbiemri me ngjan se ishte Treska,eshte pergjegjes i seksionit te ndertimit,ne komitetin ekzekutiv te Korces,Ai do te te jape karten,,Ishte 3-4 zyra me tej..Pergjegjesi ishte nje burre Ii gjate dhe i holle

-Partia-tha ka menduar qe ti te mos shkosh ne shkollen e mesme “8 nentori”,sepse……
-Pse -i thashe-dhe nuk di si valixhja,me rreshqiti nga dora

-Ngjitur me “8 Nentori”-n,eshte nje shkolle 2- vjecare ndertimi,dhe duke mbaruar ate shkolle,brenda 2 vjeteve,ti djalosh,do behesh nje specialist ndertimi dhe do jesh i afte te ndimosh prinderit e tu,qe ta kane nevojen
U preva..Partia na qenkesh menduar dy dit e dy net te tera,qe te me ndihmonte duke me derguar,nga nje shkolle e mesme, ne nje shkolle te ulet profesionale,ne qytetin e nxenesve
Keto mendonja ata muajt e fundit te ushtrise

Tanime,une isha nje ushtar qe sapo kisha mbushur te 20-tat,nje ushtar me nje arsim 2-vjecar,ndertimi..Nje ushtar qe i lutej, nje drejtori shkolle,ta ulte ne bangat e saj
Drejtor Xhevdeti,kishte te drejte,bile shume te drejte..Mi tregonte udhezimet e Ministrise. se Arsimit,ku thuhej se ne shkolle nate ose korespodence,regjistrohen veten ata qe marrin rekumandim nga qendra e punes.Po une nuk kisha qender pune,nuk isha i punesuar,isha ushtar
-Nuk mundem-me tha-si me keqardhje-nuk mundem me kupto
-Mire,ju e dini shoku drejtor-dhe nuk e di si u bera,zbrita shkallet si i mpire,,Kur dola ne oborr,dikush me thirri,nga kati i dyte i shkolles..Ishte Xhevdeti,drejtori
-Prit aty -me tha
Sakaq erdhi,megjithese.ishte njeri qe nuk ecte shpejt
-Degjo ketu- me tha.Une e njoh mire, Skender Dautin,komandantin tend,i thuaj te me marre ne telefon,dhe po qe se Kenua,eshte dakord,eja te fillosh shkolle
..
Skender Dauti,komandant i repartit,ne Qafen e Qarrit,ishte njeri i mire,ishte nga Vlora,njeri i komunikueshem .I paraqitem e i them, se cfare me kishte thene drejtori

-Nuk behet -me thote -,se po me morren vesh ,na futen ne burg,qe te treve
Kishte te drejte po hajde te me mbushej mua. Drejtori e kishte hedhur nje hap e priste telefonaten nga komandanti im.Puna nuk priste,mbas 3-4 diteve fillonin provimet,qe s’ua kisha friken fare.S’kisha rruge tjeter vec mashtrimit.Edhe genjeshtrat duhen,kot s’i kane nxjerre.

Dal ne xhade qe kalonte para repartit.Per fat, vjen Syrjai me autobus,.Ai nuk na linte kurre ne rruge,shume burre zotni.I vetmi shofer qe kisha pare deri atehere me kollaro,Syrjai i Bezhanit i thoshin,autobuzin e mbante xixe..Sa njeri i mire qe ishte, por i miri s’ka fat..mbas disa kohesh,e burgosen,nen pretekstin,(me sa di une)se e kishte zene foton e Enver Hoxhes,me duar me graso,dhe kjo na qenkesh bere me njolla..Syrjai i gjore shpirt njeriu,na doli nje armik,me armik se une..
Zbres ne Mollaj,dhe shkoj ne poste,i kerkoj punonjeses qe te me lidhe,me drejtorine e shkolles se Ersekes,dihen dhe vonesat e atehershme.

-Hyre ne kabine- me thote nenpunesja e postes.
.Del drejtori ne anen tjeter te telefonit me nje ze te ngjirur
-Urdhero Mollasi

-Jam Skenderi,shoku Xhevdet- e genjeva, duke kafshuar,jaken e xhaketes.qe te mos ma njihte zerin.Pranoje ate ushtarin po deshe,pranoje…nga une s’ka problem,,
-Nuk te degjoj paster Keno,-m’u pergjegj-po dergoje qe sot..alo..alo.Skender,,,Keno..Keno..,.
Aha “Kenua”.fluturoi….

Kaq desha dhe u nisa per Erseke.Drejtor Xhevdeti po me priste,
-He- me thote,-te thashe une, nuk do te na i prishte Kenua (Skenderi).Me morri ne telefon e me tha shume fjale te mira per ty.E kam me te mirin e ushtareve, me tha.Hajde futu ne klase,se filloi ora e dyte
Ato fjalet e bukura qe i kishte thene “komandanti”per mua,drejtorit,ishin te shtuara nga Xhevdeti,..Me genjeu,por nuk e dinte sa shume e kisha genjyer une,”komandanti”..

Keshtu u bera dhe nxenes, dhe ushtar,. Nxenes isha shume i mire ,por ushtar,me mashtruesi e genjeshtari,sepse duhet te shkonja ne shkolle,pa e marre vesh komandanti dhe ndonje ushtar qe ja kishim friken.
Cfare mesuesish te palodhur e te talentuar,qe kishte ajo shkolle,me ate emer aq te madh”Petro Nini Luarasi”,me donin shume,fillo qe nga Xhevdet Mema,qe nuk e di akoma e sot “kurthin” tim,nga Caci Simoni,mesues matematike,Caci Tane ,mesues fizike,Lumja nga Taci dhe Gramozi mesues letersie,Andon Stoja,me i miri i te mireve,e te tjere, qe nuk me kujtohen emrat,mesues te paperseritshem

Shume veshtiresi.Shkolla ishte mbasdite,20 km nga reparti.,Mbaronte mesimi mbas ores 8 -te,ne darke,ku te shkonje,makina nuk kishte,shume te rralla.shpesh prisnja deri ne oret e vona te nates,ne temperature edhe – 10 grade nen zero.Ne naten e ftohte te Ersekes,ku Goreni i Gjoncit,te thante..Me turp por edhe i mavijosur,trokisnja ne nenstacionin elektrik,ku punonte shoku im Fuat Çipi.,Fuati ishte nga Arreza e Devollit,familjet tona kishin njohje te hershme,baballaret,gjysherit.Dhe ne ishim shume shoke te ngushte,trashegonim traditen Aty ne nenstacion ishte shume ngrohte,kishte rezistence ngrohje .Flinja ne nje stol druri.

Ndonjehere ,per fat te keq,Fuati,nuk ndodhej ne turnin e nates.Nata sa vinte e behej me e ftohte..Nisesha per ne Bejkove,rreth gjysem ore me kembe,atje kisha tezen time te vogel Idene..Si ajo,edhe i shoqi Skender Bregu,ishin njerez te rralle,njerez te mrekullueshem.Me prisnin deri vone,se nuk e dinin qe do te kisha gjetur makine per ne repart apo jo..Ndihesha shume i lodhur
Ne mengjez duhet te ngrihesha heret,ngrihej dhe tezja e pregatiste nje caj,ngrihej dhe xhaxha Skenderi…,xhaxha, i therriste tere Bejkova

Ne oren 4 e gjysem,nisej autobuzi per ne Qafzes ,.Kujtim e quanin shoferin,ishte nga Blushi me duket,.Kishte nje autobuz kinez,qe ndoshta ishte i vetmi ne Shqiperi,nuk e di si i kishte erdhur rradha gjer ne Kolonje,ketij kinezi..Ishte komod,dhe disi i cuditshem per kohen.Ate vit ishim prishur me Kinen,dhe si per nostalgji kishte mbetur ky autobuz borgjezo-revizionist…

Zbrisnja ne Mollas,qe aty nje ore me kembe ,nje malore e besdisshme,per ne repart..Kur mberrinja aty,vetem guzhinieri ishte zgjuar,bile edhe roja,gerhiste,ja kishte futur gjumit tulle,flinte ashtu veshur

Krevati im ishte ashtu sic e kishin rregulluar marifetcinjte,nen batanije kishin futur ndonje jastek,dhe rroba..I rregollonin aq bukur,sa megjithmend dukej sikur ne ate krevat flinte dikush,aq bukur sa dhe une thosha se mos eshte Meti i vertete,ky kokembuluari,ne krevatin tim,dhe une Meti ne kembe,mos jam ndonje fallco..Bile,edhe komandanti nuk e morri vesh asnjehere,qe nen ato batanije,nuk isha une kokembuluari,nen ato batanije,kishte jasteke e cantra te ndryshme me rroba.Fati, por dhe shoket me ndihmuan qe nuk na doli kopili sheshit,kur thote populli,se n.q.s.do te ishte marre vesh,kjo marrezi e imja,edhr komandant Skenderin,edhe drejtorin e P.N. Luarasit,por edhe mua e sidomos mua,Spaci na priste

Mbasdite perseri arratisja e rradhes nga reparti,perseri ne shkolle,fshehur,hajdutshe,perseri do pregatitej ne darke krevati fallco,perseri ne bankat e shkolles,perseri ne agjensia e Ersekes,per ti thirrur fatit,se ndoshta kalonte ndonje makine,perseri te njejtat vuajtje,e njejta frike,perseri. te nesermen,te pasnesermen,e njejta histori…perseri..perseri..

.Kisha lindur,per te vuajtur.

Meti Fidani.

DHE USHTAR,DHE NXENES (tregim i jetuar) Kjo ka ndodhur ne fundin e vitit 1978.Kam qene ushtar ne Qafen e Qarrit.Edhe pak kohe,me kishin mbetur dhe lirohesha..Te gjithe ushtaret gezoheshin ,duke numeruar ditet qe u kishin mbetur..Vetem mua nuk e di ,pse me kishte hipur nje merzitje e nuk me ndahej..Mendoja e mendoja pas lirimit nga ushtria,cdo te behej.Sigurisht qe e kisha nje vend pune,ne ndermarjen e ndertimit Korce,patjeter qe do me merrnin ne pune,mendoja,se nuk kisha lene arsye, qe te ndodhte e kunderta..Por mua nuk me frikesonte gjetja e nje pune,me mundonte dicka tjeter Shkaku i merzitjes sime,ishte Xhevdeti,Xhevdet Mema,drejtor…

Review Overview

Autorit

Mirë!

Summary : DHE USHTAR, DHE NXENES

User Rating: 2.63 ( 3 votes)
loading...

Komento!

loading...