Home / POEZI / Devolli ,ylli qe ben drite
loading...

Devolli ,ylli qe ben drite

Devollin, ylli që bën dritë …
më shumë ta doni,..

Shkolla Menkulas

Shkolla Menkulas

” Kudo që jam në Shqipëri edhe sot unë dëgjoj goditjen e tokës të devollit më ndjek gjithnjë,më ndjek fërferima e fletve,më ndjek cicërima e zoqve,më ndjekin pikat e shiut që bjenë pik..pik.. në strehë,më ndjek gurgullima e lumit të Devollit, më ndjekin këngët nëpër dasma vallet, devolliçja,më ndjekin të gjitha këto ….” [ nga intervista me Dritero Agollin )

“Ju vëllzer devollinj,
më thërisni miqtë e mij,
kam shume miq në Botë ,
i kam miq të mirë,
t’i pish ne gotë.
&
Ti njihni e ti respektoni,
Devollin ta nderoni,
kurrë mos e turpëroni,
Devollin,yllin qe bën dritë
Shqipërinë më shumë ta doni !”
&
Kur Driteroi ish gjallë,
sillej *zaimi ,nishani vërdallë,
ca kopukë ca shejtanë,
për shaka e kishin mësuar,
i jepnin nga një cigare,
ai murmurriste nëpër dhëmbë…
&
Pas i vinin fëmijë ,
edhe qen e zagarë,
me ta flinte e në gjumë,
aq shumë i deshte kafshët,
e dini cfare thoshte ?!
-Driti ma ka fëcur,
Dritero s’ka më,ka vdekur,..
Asnjë s’ja merrte për shumë,..
&
…Kur Driteroi ndëroi jetë,
edhe zaimi kish vdekur,
Thonë se ish bërë engjëll,
u dilte e në ëndër.
…Zaimi nisi avaz tjetër…
Asnjë s’e mësoi,
ngrihej me natë,
merrte sokakët me radhë,
trokiste derë më derë,
pa vinte e Ponçarë,
fliste duke qarë si femijë,
me atë zënë e hollë:
-Driti është gjallë,
Driti s’ka për të vdekur..!!!
&
…Një natë pa errur mirë,
llapsi i gjithë fshati,
një si flakë ra mbi fshat,
në kodrat sipër mbi Koshnicë,
kishte rënë një yll me dritë.
&
U alarmua fshati ,
dolën nga shtëpitë,
burra,gra e fëmijtë,
u sulën rendën në kodër,
t’shihnin ç’na polli…?!
&
Aq ndriste ylli ,
sa sytë t’i verbonte,
llapste gjer poshtë nga jazi,
lart deri ne sinori , Poçrovë,
edhe Dobranjin e ndriçonte.
&
Sipër yllit ,në majë të tij ,
një njeri qëndronte,
si pishtar flakeronte..
Të gjithe thirrën si në korr,
-Driti,Driti është gjallë,
Driti është ylli i planetit,
si dilelli rezatonte dritë!
&

(Marre nga cikli miqësor “Amanetet
e poetit Drirero Agolli” rikthim pas vitesh,nga L.K…)

Luan Kalana
ish mesues i gjuhes shqipe,Menkulas

loading...

Komento!

loading...