Home / INTERVISTA / Devolli ,muze i gjallë kulture në botë
loading...

Devolli ,muze i gjallë kulture në botë

DEVOLLI, Muze i gjallë kulture në botë…

Pas bisedës rreth librit “Devoll Albania,sprovë”…
Duke dashur ta bej te plote biseden ,per Librin “Devoll Albania,sprovë”,ne Radio-Athinen, ne shqip, nga folesja e talentuar, z.Bardha Mance,po shtoj disa fragmente qe nuk u thane, per pamundesi kohe te shkurter te emisionit.
Desha te falenderoj shume dashamires te postimit e botimit te shkrimeve te mija dhe te vete librit,nga website,grupime e faqe letrare.

Por do te theksoja vetem disa,si:

– faqen letrare,” VISHOCICA JONE” te menaxhuar nga Inxh.Genci Hysi,nder te paret botues te shkrimeve te mija;
-faqen letare “Miqte e Driteroit” dhe “Drita poetike Menkulas”nga administaatori ,piktori i madh artist Dhimiter( Dritero) Danglli,;
-“Albania jone”,”Shqiptar Florida”,si dhe postimet e bera nga Mira Korance,Oltjon Nebiaj, e shume e shume te tjerë.
-Websitet letrare te vellezerve kosovare, “Zemra Shqiptare”, dhe “Gazeta Ditore”me Stafet e tyre te talentuar, e te tjere.
-Gazeten “Devolli”,qe botohet ne Tirane,nga shoqate Miqte e Driteroit,me kryeredakrore z.Ervehe Baruti,Gazetat “Telegrafi”,”Metropol”,e te tjera.

Nje falenderim special per mediat amerikane,stafin e Biblotekes te Palm Harbor,Florida,miq e kolegë,publiçiste e shkrimtare,dhe ne veçanti,Senatorin dhe shkrimtarin Bob Graham te Florides,i cili tregoi interesim te veçante,per librin “Devoll Albania,sprovë”,per ta botuar e te perkthyer ne anglisht,megjithese disa faqe te tij, si Hyrja e Librit, e ne fund,jane te shkruara ne gjuhen e huaj..
Si dhe nje falenderim per shkrimin e veçante,qe eshte rezyme dhe mesazh per lexuesit:

– “Është fat për ty, lexues, që merr sot në dorë shkrimet e Luanit. Duke shkruar për njerëzit e thjeshtë, ato mund të duken të rëndomta, por kur t’i mbarosh së lexuari, do ndjesh kënaqësi shpirtërore sepse ai i lartëson ata duke ndjerë një detyrim ndaj tyre. Le të shpresojmë që pena e tij të mos rreshtë, shkrimet që dalin prej saj na shtojnë jetën dhe i frymëzojnë fëmijët tanë,gjeneratat e ardhshme.

…marrë nga Pasthenia e Librit ,(e pabotuar ), nga Redaktori Kosta Nake.
..Se fundi vizioni i te arshmes ,projektuar nga nje mbese shqiptaro-ameikane:

-“Hyrja në Bilisht më mahnit me ato ndërtesat e larta rrethuar me vila dy-tre katëshe, kush e kush më e bukur, me një gjelbërim që do ta kishin zili qytetet më të bukura të botës. Tek rrethrrotullimi, pa vajtur në sheshin kryesor, na shfaqet një monumëent rreth nja tre metra i lartë, statuja e poetit Dritëro Agolli, poeti simbol jo vetëm i Devollit, por një Homer i gjallë i Ballkanit e më tej, e ngritur pas marrjes së çmimit Nobel. Qëndron madhështor me pamje për nga jugu, drejt fshatit Menkulas, vendlindjes së tij.

Drejtohemi për te shëtitorja e qytetit, të shoqëruar nga Dhimitri, ish-student në Universitetin e Korçës me filialin e tij në Bilisht. Në të djathtë ruhen ende pallatet e ndërtesat e vjetra, por janë suvatuar me ngjyra të çelura, në sheshin në mes të qytetit mbizotëron një shatërvan i madh i rrethuar me skulptura, pamje që na bën të ndalemi për disa minuta për t’i parë më nga afër: skulptura njerëzish, nxënës me libra në duar, gra e vajza me kapela kashte, karakteristike për bujkeshat devollesha e burra me vegla bujqësore e ndërtimore.

Në të majtë të shëtitores, lulishtja e dikurshme me disa lokale të thjeshtë, është shndërruar në një park të madh e të gjelbër me drurë dekorative, shelgje lotues e me trëndafila të shumtë. Zbret në të si në dy kate, e në mes zbulohet një park i bukur lodrash për fëmijë, me të gjitha llojet e nga më bashkëkohoret. Ndjen një kënaqësi shpirtërore po të shëtisësh në të, mbushur plot me familjarë e me fëmijët e tyre, gjithandej skulptura të bukura, me stola për shlodhje dhe një liqen i vogël artificial, me peshq dekorativë, me rosa, pata e mjelma që notojnë si pronarë të tij.

S’do ta besoja kurrë, po të më thoshin, prandaj shikimi i syve është dokumenti më i vërtetë.”..(marre nga shkrimi i pabotuar, udhetimi fantastik imagjinar ne Devoll,pas dy dekadash..)…

Mire u degjofshim ,pas botimit te librit te dyte, “Devoll Albania ,thesaret..”i cili eshte ne projekt, duke pritur sponsoret e botimit.
Mirenjohje,respekt dhe krenari, obligime per te ardhmen e Devollit e devollinjeve.

Luan Kalana,SHBA.

loading...

Komento!

loading...