Home / SOCIALE / Devoll, Shqipëri -2 Përjetime
loading...
Devoll Shqiperi 2 Perjetime
Devoll Shqiperi 2 Perjetime

Devoll, Shqipëri -2 Përjetime

Devoll, Shqipëri -2 Përjetime

VAZHDIMËSI

Sot doli nga shtypi libri “Devoll, Shqipëri -2,përjetime”” ,i shkrimtarit Luan Kalana me banim në SHBA..

Autori realizon kështu një premtim të dhënë në promovimin e parë te librit ‘Devoll-Albania ,sprovë”, për të sjellë figura të tjera të Devollit që ka ndeshur në itinerarin shqiptar të jetës së vet ne vendlindje, Devoll,Shqipri e ne Amerike..

Shkrimet janë organizuar në disa grupe, si: Libri shqip në Amerikë, Skica dhe portrete, Sofra poetike e Devollit, Thesaret e gjuhës devollite, Fabula dhe gazmore,Esse,reportazhe, meditime, hulumtime dhe krijmari te mirefillte letrare, si mikrokomedia “Teto Ollga ne Amerike” e te tjera..
Ai portretizon e sintetizon me mjeshteri artistike,krijimtarine e poeteve dhe shkrimtareve, si te Dritero Agollit, Skender Rusit, Vangjush Zikos, Agim Shehut, Petraq Zotos,Thani Naqos, Agim Bacellit,S kender Demollit, Fuat Memelit, Kristaq Shabanit, Fation Pajo, Valentina Dikos, Skender Kodres, Hysen Cifligut,Met Fidanit, e te tjere.

Si në librin e parë dhe tani në librin e Dytë janë pjesë e vëmendjes të shkrimeve së Luan Kalanës, njeresit e thejshte,intelektuale,artiste mes të cilëve mund të veçojme, Elida Cangonjin, Dr.Tatjan Kraja, Ricard Ujkaj, Guri Seferin, Qemal Zyfin, piktorin Dhimiter Dangllin, kitaristin Devi Becollin, Mesuesen e Popullit Lumturie Ocka Kodra, kengetaret Shpresa Spahon, Fatmir Dangllin, patriotin Halili Menkshin,pasionantet e bleteve,Astrit Meka,Hytbi Mersulin,Ahmet Hoxhallin,Hysen berberi Hysin,nene Sabire Ahmetli,Dashi Hysi ,agranomet,mjeshtrat e ndertimit,kapelkashtat vajzat devollesha,artiste e Progerit,per vellezerit kosovare, ,e te tjere.

Kulmore , eshte mbyllja me skicen panoramike,si ëmbëlsira e librit,dasmat e devollinjve.
Libri paraprihet nga një parathënie e Ervehe Barutit,Akademia e Shkencave dhe mbyllet me një vlerësim të shkrimtarit Hyqmet Haskos.

Urime autorit për këtë rrugëtim të palodhur në kërkim të vlerave devollite dhe jo vetëm!
Përgëzime ing. Miri Metollit që ka realizuar një kopertinë mjaft të bukur!
Suporti botimin e librit, Shoqata A.K. DEVOLLI ,Tiranë.
Botoi shtypshkronja KOTTI ,Korçë.

Udhëtim të shpejtë e të mbarë librit drejt Tiranës,Europës dhe Amerikes, ku banon autori.
..redaktor i librit,

Kosta Nake

Devoll, Shqipëri -2 Përjetime VAZHDIMËSI Sot doli nga shtypi libri “Devoll, Shqipëri -2,përjetime"” ,i shkrimtarit Luan Kalana me banim në SHBA.. Autori realizon kështu një premtim të dhënë në promovimin e parë te librit 'Devoll-Albania ,sprovë", për të sjellë figura të tjera të Devollit që ka ndeshur në itinerarin shqiptar të jetës së vet ne vendlindje, Devoll,Shqipri e ne Amerike.. Shkrimet janë organizuar në disa grupe, si: Libri shqip në Amerikë, Skica dhe portrete, Sofra poetike e Devollit, Thesaret e gjuhës devollite, Fabula dhe gazmore,Esse,reportazhe, meditime, hulumtime dhe krijmari te mirefillte letrare, si mikrokomedia "Teto Ollga ne Amerike" e te…

Review Overview

Mirë!

Summary : Devoll, Shqipëri -2 Përjetime

User Rating: 4.7 ( 1 votes)
loading...

Komento!

loading...