Home / LAJME / Devoll: Rezikohen perseri 8 persona të mbyten në lumë
loading...

Devoll: Rezikohen perseri 8 persona të mbyten në lumë

Devoll: Rezikohen perseri 8 persona të mbyten në lumë

DOBRANJ- Ska kaluar as dhe një ditë nga tragjedia e rëndë në rrjedhën e lumit Devoll në fshatin Braçanj, ku u mbyten dy gra dhe rrezikuan jetën 18 persona të tjerë, një tjetër ngjarje e rëndë ka rrezikuar të ndodhë sërish. Të afërm të viktimave nga fshati Braçanj, kishin hipur në një zetor për të kaluar lumin dhe për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të dy grave, por për më tepër se 30 minuta ata kanë qëndruar në mes të lumit, ndërsa sic duket edhe në pamje zetori ka rrezikuar të merret nga rrjedha e lumit Devoll.
Situata ka alarmuar familjarët e tjerë të cilët u kanë bërë thirrje të afërmve të tyre të kthehen pas.

8 personat që ndodheshin në këtë zetor, kanë mundur të dalin prej andej pas ndërhyrjes të një tjetër mjeti bujqësor. “Erdhëm për varrim, por nuk është cudi që jo vetëm në varrim të mos vinim, por edhe të mbyteshim.
Ju e patë, kemi 30 minuta që qëndrojmë në lumë,- ” tha një prej të afërmve që do merrte pjesë në mort.

Ndërkaq, Shega Zyfi 74-vjecare një prej grave që ka rrezikuar jetën një ditë më parë dhe ndodhej në rimorkion e traktorit që u përmbys ka treguar momentet e tmerrit dhe rrezikun që i kanoset sërish banorëve të dy fshatrave për shkak të mungesës së urës.’Nuk dua ta kujtoj atë që ndodhi dje ,ranë mbi mua të gjithë.

Devolli.net

loading...

Komento!

loading...