Home / LAJME / DEVOLL: Pranga 44-vjeçarit, akuzohet nga nusja e djalit për përdhunim
loading...

DEVOLL: Pranga 44-vjeçarit, akuzohet nga nusja e djalit për përdhunim

DEVOLL: Pranga 44-vjeçarit, akuzohet nga nusja e djalit për përdhunim

DEVOLL – Polica e Korçës ka vënë në pranga 44-vjeçarin Gjergji Begolli, pasi akuzohet për përdhunim nga nusja e djalit të tij. Sipas Policisë së Korçës, nusja 17-vjeçare K.Gj, ka denoncuar në polici vjehrrin e saj, me pretendimin se ky i fundit e ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Menkulas të Devollit.

“Rreth orës 05:30, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Gjergji Sami Begolli, 44 vjeç, banues në Menkulas – Devoll, si autor i dyshuar për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14 – 18 vjeç”, neni 101 i K. Penal, pas kallëzimit, nga shtetësja K.Gj, (nusja e djalit) 17 vjeç, banuese në Menkulas, e cila deklaron se në mëngjesin e po kësaj date, ne banesë, ka kryer marrëdhënie seksuale me dhune (pa dëshirën e saj) me shtetasin e mësipërm (i vjehrri).”- thuhet në njoftimin e Policisë së Korçës.

Tashmë 44-vjeçari Gjergji Begolli pritet të dalë përpara gjykatës për tu përballur me akuzën “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14 -18 vjeç”.

Devolli.net

loading...

Komento!

loading...