Home / LAJME / Devoll, humbin jetën dy gra, kalonin lumin me traktor
loading...

Devoll, humbin jetën dy gra, kalonin lumin me traktor

Devoll, humbin jetën dy gra, kalonin lumin me traktor

DEVOLL- Mungesa e një urë në fshatin Braçanj të rrethit të Devollit ka shkaktuar një tragjedi të paralajmëruar, ku janë mbytur dy gra dhe kanë rrezikuar jetën 18 persona të tjerë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme, kur 20 banorë të fshatit Dobranj ishin nisur për një ceremoni mortore në fshatin Braçanj, dhe ishin të detyruar të kalonin në anën tjetër të lumit. Në mungesë të urës, banorët kishin hipur mbi një traktor me rimorkio për të kaluar lumin. Por traktori ka rënë në një gropë të thellë, dhe për rrjedhojë rimorkioja me 20 pasagjerë është përmbysur duke zënë poshtë dy gratë.

Vetë banorët kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupave të pajetë të grave, Mirela dhe Lena Zyfi, nëna të 5 fëmijëve të mitur.

Dy prej dëshmitarëve në vendin e ngjarjes thonë se kjo tragjedi ka qenë e paralajmëruar, ndërsa vetëm pak ditë më parë ishte përsëritur e njëjta situatë me disa fëmijë të fshatit, të cilët u shpëtuan falë ndërhyrjes së shpejtë të banorëve. Ata fajësojë komunën dhe qeverinë për indiferencën e tyre, pasi prej kohësh kanë kërkuar ndërtimin e një ure.

Njëri prej banorëve që ka qenë në rimorkion e rrëzuar tregoi për Devolli.net, “Në lumë janë bërë gropa nga 5 metra, marrin inerte. Kjo është e turpshme. Të vënë një copë urë se është turp. Nuk shkojmë dot as për mort në fshatrat e tjera. Desh u mbytën edhe ca fëmijë pak ditë më parë”, tregon ai. Banorët akuzojnë drejtuesit lokalë që sipas tyre kanë lejuar marrjen e inerteve pa kriter nga lumi.

Prej kohësh në këtë vend, për transportin e fëmijëve në shkollën e Dobranjit, si rezultat i mungesës së urës që lidh dy fshatrat Dobranj dhe Braçanj, shërben një eskavator, i cili bën të mundur kalimin e fëmijëve nga njëra anë e lumit për në anën tjetër.

Ngushëllime familjarve të viktimave:Stafi devolli.net

DEVOLLI.NET DENONCOI RASTIN PAK DITË MË PARË PËR NJË URË

[youtube link=”http://www.youtube.com/watch?v=Cp4xE844nmQ” width=”590″ height=”315″]
loading...

Komento!

loading...