Home / POEZI / DËSHMORËT, RINIA E PËRJETSHME
loading...

DËSHMORËT, RINIA E PËRJETSHME

DËSHMORËT, RINIA E PËRJETSHME

O Devoll, të qofsha falë
Përherë mbete në ballë
Vajza zana, djem azganë
S’i kurseve për vatanë
O Devoll i trimërisë
Shumë gjak i dhe lirisë
Njëmijegjashtëqind partizanë
Ngrite dyqind lapidarë
Ngrihuni ju, o dëshmorë
Ejani të nxjerrim mallë
Djem të rinj, njëzetvjeçarë
Të bukur, me yll në ballë

Me lot nënash jeni larë
Me trëndafilë mbuluarë
Gjaku juaj s’bëhët ujë
Populli s’ju harron kurrë
Për ju qan Gramozi dhe rënkon Morava
Përmallet Ivani, Përlotet Dëmbrava
Buron lotë Prespa, lotë rrjedh Devolli
Që nga Vidohova,deri te Cangonji
Ngrihuni, erdhi nëntori
Festën tuaj ta gëzoni
Lotët tanë t’i pushoni
Nipa, mbesa të takoni

Emrat tuaj ata mbajnë
Çudi, sa shumë ju ngjajnë
Se truallin që i ka rritur
Gjaku juaj e ka vaditur

Lulet s’çelin po s’fryu era
Pa dallëndyshe s’vjen pranvera
S’vinte liria pa partizanët
Ajo në gjak i lëshon rrënjët

Ju ishit era e lirisë
Pranvera e demokracisë
Filizat e botës së re
Rininë falët për atdhe

Por ca birbo, ca zuzarë
Faqezinj edhe të marrë
Me partizanët ç’kanë vallë?
Me dëshmorët pse e kruajnë?

I lëndojnë në ideale
I trazojnë në lapidare
S’i lënë të qetë në vare
Perëndia i vraftë fare.

Kadri Kadiu

loading...

Komento!

loading...