02:25 am - Thursday 23 February 2012
Aktualisht: 13 °CPartly Cloudy - Lageshtia: 34%




  • Na ndiqni Googel+


  • Abonou në FeedBurner

  • Deri më 1 Mars 2012 të vlefshme pasaportat e vjetra!

    Nga Devolli.net - Sht Jan 07, 7:55 pm

    Dëshpërim të madh u sjell mijëra emigrantëve shqiptarë vendimi i Ministrisë së Brendshme për pasaportat e tipit të vjetër,të cilart pas datës 1 Mars nuk do të jenë të vlefshme.

    Me propozim të Ministrit të Brendshëm Z. Bujar Nishani, Këshilli i Ministrave ka vendosur që pasaportat jobiometrike do të jenë të vlefshme si dokument udhëtimi deri në datën 1 mars 2012.

    Ky vendim mbështetet në paragrafin e parë, të nenit 9, të ligjit nr.10306, datë 22.07.2010, “ Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8668, datë 23.11.2000, “Për pajisjen e shtetasve shqiptarë me pasaportë për jashtë shtetit, të ndryshuar”.

    Duke filluar nga data 1 mars 2012 të gjithë shtetasit shqiptarë do të munden të udhëtojnë jashtë shtetit vetëm me pasaporta biometrike.

    Përsa i përket numrit të aplikuesve shqiptarë për pasaportë biometrike,Ministria shprehet e kënaqur me shifrat.
    Konkretisht deri në datën 30 Dhjetor 2011 kanë aplikuar për pasaporta biometrike 2 158 000 qytetarë, janë lëshuar dhe dërguar në zyrat e Aleat, pranë rajoneve të policisë 2 150 000 pasaporta, ndërkohë  2 116 000 qytetarë shqiptarë kanë në dorë tashmë pasaporta biometrike për udhëtim jashtë shtetit.

    Ndiq Devolli.net në Twitter, Bashkou me ne në Facebook. Qëndroni me ne në RSS

    1 Koment

    Përgjigje -49 - 0 fund 1Parë« MbrapaTjetri »Fundit
    1. 0

      Zhvleftesimi i pasaportave te dhena 2 vite me pare nga shteti yne per te futur pasaportat biometrike verteton idiotsine e ketij vendi dhe udheheqjes se tij. Mund te jete i vetmi vend ne bote qe nuk te len te kthehesh mbrapsh ne at vend me pasaporte te vlefshme te dhene nga ai vend, vetem se ju tek te nderronte pasaporten nje dite te bukur. Ata qe jetojne ne Shqiperi duhet vetem te paguajne prape, kurse per ne qe jetojme jashte shtetit duhet te shkojme ne ambasade Shqiptare (5 ore larg nga jam une), te paguajme $50 per nje autorizim, vetem qe te kthehemi ne vendin tone! Per keto hajvanlleqe jam i lumtur qe kam marr nenshtesine e vendit ku jetoj dhe s’dua t’ja di me as per biometriket dhe as per politiken e mbrapshte te Shqiperise. C’ti bej qe kam gruan akoma me pashaporte te kuqe e nuk kthehet dot pa autorizim…

    Përgjigje -49 - 0 fund 1Parë« MbrapaTjetri »Fundit

    Jep një Përgjigje

     
    Foto nuk ngarkohet Foto nuk ngarkohet Foto nuk ngarkohet Foto nuk ngarkohet Foto nuk ngarkohet Foto nuk ngarkohet