Home / POEZI / “Dehu vdekjen ky lugat!”, poezia e Agollit që ironizoi thershëm Sali Berishën
loading...
Agolli poezi te sgjedhura kopertina Dritero-Agolli
Agolli poezi te sgjedhura kopertina Dritero-Agolli

“Dehu vdekjen ky lugat!”, poezia e Agollit që ironizoi thershëm Sali Berishën

Dritëro Agolli kishte një penë të artë. Shumë nga poezitë e tij janë bërë këngë, disa të tjera plot satirë fshikëllojnë zyrtarë. Mes tyre spikat një poezi e famshme ku ai satirizon Presidentin e asaj kohe, Sali Berisha.

Veç me vdekjen s’jam takuar kurrë,
Ndaj e pres nderuar ne shtëpi,
Për respekt një qengj manar në furrë,
Për humor një shishe me raki.
Do ta ftoj ne sofër tok te pijmë,
Vdekja mbretëreshë e unë mbret!
Dehur bashkë natën do ta gdhijmë,
Dehur do te dalim ne qytet.
Xurxull vdekja do këndojë: “U prisha,
Moralisht u prisha!…Ah, ç’mëkat!”
Do çuditet president Berisha:
“Paska dehur vdekjen ky lugat!”…

Dritëro Agolli

loading...

Komento!

loading...