Home / POEZI / DE SHPELLA ORMANIT
loading...

DE SHPELLA ORMANIT

DE SHPELLA ORMANIT

Që dë kohë të Zamanit
i thoshnë, “Shpella Ormanit
ne fëmijët, kishim fat
shpella, më e mir’ dë fshat

kishim gjetur plazh po plazh
pa rroba banjo, gollogash
për majo,as bëhej fjalë…
ndaj ,të dalë ku të dalë
lakuriq, të tërë djemka
nxjerr’ bilbilkat, si kalemka

e po,ç’të bënim ish behar
e na digjte dielli zjarr
dhe kërcenim drejt dë shpellë
kush ndë anët,kush më thellë
zhytu njëri,zhytu tjetri
kush si peshku,kush si ketri
llokoçitnim këmb’ e duar
e këlthitnim ,të gëzuar

e lëshoheshim, merrnim dhenë
të shullërçim, lart mbi stenë
s’deshëm çadra,s’deshëm rërë
ishte tona,një sten’ e tërë

kur u rritëm ,u bëmë pleq
u përhapëm,mos më keq
në gjith botën u shpërndamë
pamë dete,plazhe pamë
por, ç’do themi, n’sahat të xhanit…
“S’ka si Shpella e Ormanit”

Meti Fidani

loading...

Komento!

loading...