Home / POEZI / Dasma e Molleve
loading...

Dasma e Molleve

Dasma e Molleve

Si vagon treni, nga Cangonji e lart ne Areze,
gjerdan brilant baça,kopshte frutore,
gure bilardo,si bresher i kuq bien mollet
qilim i arte i vjeshtes,lugina famoze e Devollit.

Si bletet mblidhen kur vijne krushqit ne dasem,
vijne me radhe,lajthite ,arrat ,geshtenjat,
dollia mbyllet me mbretereshen starkinge,
piknik a dasem e rralle kur mblidhen mollet.

Kodrat gumzhijne kur mblidhen lajthite ne Morave,
Bicke, Vranisht behet pafshire geshtenje e levozhge,
Sellcat Bilisht turma-turma njeres shkundin kaçkat,
dasem prej djali Vishocice ,kur mblidhen mollet

Ikona e Bibles,kopeshti i shenjte i Edenit,
simbolike jetesore molla e Adamit dhe Eves,
pikture peisazhi,kolor i argjende vjeshte,
s’ka me bukur ne Devoll,se stina e dasmave,
….te jesh dhenderi e nusja i dasmes se molleve…

Luan Kalana

loading...

Komento!

loading...