Home / POEZI / Dashuria kurrë nuk vdes
loading...

Dashuria kurrë nuk vdes

Dashuria kurrë nuk vdes..
&
Pranvera perëndeshë vjen e ikën,
lulet bukuritë, ngrohtësinë,të gjtha,
edhe vellon ia le pa tapi vjeshtës,
me frutat e arta dhe ajo ikën e s’vjen,
po kurrë s’vdes !
&
Vjen dimri me qyrkun e bardhë serbes,
një vit mplaket,thinjet e me mjekër,…
një djalë i ri me vrap vjen,
a thua se çdo gjë vdes ?!
&
Njeriu lind,
një mrekulli vjen,
bebja nis e qan ,
vdekja pas e ndjek,
shtohet si një zgjoj bletësh,
gumzhin një jetë me këngë,
gatuan nektarin e bën mjaltë,
qan e qesh,lotë e buzagas,
vjen një ditë e ikën ters,
mos thuaj vdes.
&
Kthehu njeherë mbrapa kur ec,
një hije të ndjek pas,
e ke parë o Njeri,
ti largohesh ajo të ndjek,
vdekja të kërkon,s’të braktis.
&
Ti o Njeri e di,
por s’do t’ia dish.
&
Dashuria e vetmja shpresë,
ajo lind me njerinë,
s’është hije,ri në zemër,
ti zgjat ditet,kur vjen,
shpirtin e bën pranverë.
&
Vdekja çdo orë të troket,
ti mos ia hap derën,
mos i dëgjo zërat,
besimi, është çelësi sekret,
Je i fortë,o Njeri,mos ja jep !
&
Kur njeriu ikën në qiell,
jeta flijohet në shpirt,
është vetëm një kthes,
ti o Njeri do të rosh,
Dashuria kurrë s’vdes.

& Luan Kalana..

loading...

Komento!

loading...