Home / OPINION / Cudira nga Amerika
loading...

Cudira nga Amerika

Nga Bota e Errësirës…”çudira” nga Amerika

Priste në ankth infermjeren,në dhomën e laboratorit amerikan “Quest Diagnosticks”,për të bërë
analizat e regullta të gjakut për kolesterolin…
Me njëherë hapet dera,… dhe ia prishi rekordin e mendimeve,kush e di ç’mendonte babushi…..
Një femër,vajazë a grua,ç’të ishte,si e kish bërë zoti,me ca çarçafë të bardhë në trup, iu afrua aq shume.. … sa e bllokoi derën e hyrjes…

..”C”të përshkruajë më parë ?!..
Thonë,por nuk se është e vërtetë,se në pleqëri,burrat bëhen qeflinj për bukuritë e femrës,aq sa akmetisen mbeten me gojë hapur ,duke ndjekur shikimin e tyre.

Jo për gjë ,por se s’kanë me takt,e bien në sy për keq,por ja kështu qënka e shkruar, mosha bëka të sajën…”
Kjo mund t’i bëjë përshtypje të gjithëve por me plakun kruhen,se i ranë spaletat tani për pleqëri,pa ua rëfente ai,të ishte në moshën e tij, ?!.
Harroi ankthin që kishte frikë,se mos infermjerja nuk ia gjente kollaj damarin e gjakut dhe e mundonte.
Ia kishin bërë krahun copë-copë ,shko andej këndej . I iku jeta nëpër spitale.Sa herë që bënte analizat e gjakut,e kishin cfilitur.
Infermjera e hipnotizoi aq shumë me bukurinë e fytyrës,sa filloi të qeshte me zor nga sikleti i pritjes.
U pataks,u shokua..

Aq e bukur ,jo se i vajtën sytë,por ishte gjynah ta mohosh, të hash harram, sa t’ja prisje kokën.
…Kish ca sy,peri,…kur thotë Jovan Bregu tek komedia “Pallati 176”, …i ndjeri, i pavdekshmi ,artisti komik, Roland Trebicka…
Aman poshtë fytyrës,që nga qafa e adej ,më mirë mos e shije,t’i mbyllje sytë…
Aq e shëndoshë,sa dukej si e fryrë me pompë.I erdhi gjynah e mendonte..

“Të jetë njeriu kaq i bukur e të shëmtohet me gojën e tij”.

Një femër tipike amerikane që vetëm dinë të hanë vetëm ushqime të gatshme,,…hamburgër,mekdonas,sabuej e te tjera,…vdesin per to..Pastaj kur dhjamosen, bëhen kacek ,s’dinë ç’të bëjnë te gjorat për t’u dobësuar,për të rënë nga pesha, deri sa bien në semundje,gjynah ta zgjat.,Pa le të ishte vajzë e re,akoma më keq,ku do të shkonte ashtu me atë shëndet të tepërt,” aq shume i bëri përshtypje…
Ajo iu afrua duke i buzëqeshur ei thotë disa fjalë me respekt e pak euforike babushit,, se damarin,venën do t’ia gjente kollaj, prandaj të rinte i qetë,pasi kish marre nje shikim terë inat qe të trembte.

…”Nërsa”,kështu i thonë këtej nga amerika,infermjerja u bë e tëra djersë e s’po ia gjente venen ,dot damarin,megjithese ia kishte shtrenguar krahun me nje llastikë,sa de ia priste krahun..Kush e di ç’hiqte i shkreti,filloi t’i dilnin lotë nga sytë.
Ajo ia lëviste gjilpëren e shiringes , si tryelë brenda tulit të reshkur te tij,…
Ai ,s’kishte derman,filloi të lëshonte ca pasthirma që shpesh herë i lëshojnë të moshuarit,ca “OH,oh” , që më shumë ishin rënkime, sesa zëra.
Ju kujtua ai personazhi i poezisë “Në gjumë me djallin”… ,që lexoi kohët e fundit e kishte të freskët,se si një femër e bukur,na paska qenë djalli vete,e desh ia mori shpirtin një djali të virgjër,beqar..

Meditonte, “kjo qenka djalli me tërë mend, jo ajo e vjershës”.Ju plas mbi vete ajo dandulle,si ndonje billding që është gati të rezohet,e prit të ngrihej. Duhej një vinç që ta ngrije infermjeren nga pacienti.
Hallakatej në mendime ..”në djall të venë dhe ato analiza dhe ai gjak”.. qe ia mernin, zere sikur e dhuroi falas,-dhe kolesteroli që na ish bëre legjendë .Nga një anë kanë të drejtë,se të gjitha ushqimet i mbushin me hormone,edhe frutat dhe perimet,e nga mos dhjamoset e mos fryhet njeriu,,pa le yndyrë në gjak, “kolesteroli”.Në Shqipëri me parë s’ja dinin emrin…
Kush e di ç’hoqi plakushi i shkretë, gjersa i moren katër shishka me gjak ,katër epruveta te vogla.Pa le sa kohë do t’i duheshin që xhaxhai të vinte atë gjak qe ia morën ,sikur ia thithën vampirët..
Ka çudira kjo botë!
S’janë gjë ato çudira që na servirin në fotografi e ne vidio,nuk është kollaj t’i heqësh “çudirat” në kurizin tënd.

Vjen e bija e botës pa të njohur, e të plaset si pa teklif sipër, me tërë ato tulra si “xhind”,e të merr shpirtin duke te torturuari..
Si nuk pati ndrojtje fare,po sikur t’i ndizej gjaku plakushit,e ta ngacmonte nëpër shalra lakuriqet qe i kishte zbuluar gjer në bel,ka pëlcitur turpi sot në ketë botë,ka dalë sheshit,por babushi s’ia kish atë nge,po i dhmbte xhani,e kish zëne një hall më i madh.

Ka torturë më të madhe, se ta rëmojnë damarin e ta thithin gjakun për së gjalli.?!….
Mos ju rëntë në pjesë,në derë e në prag kjo që i ndodhi babushit, se ka dhe më keq…
Luan Kalana(….vazhdon)

loading...

Komento!

loading...