Home / POEZI / Ç’PASKE QËNË I TILLË, FB-uk
loading...

Ç’PASKE QËNË I TILLË, FB-uk

Ç’PASKE QËNË I TILLË, FB-uk

Ç’paske qënë, i tillë, fb-uk
nëpër fijet e trurit,na u ngjite si rrodhe
përmbi lap-topët,u mpimë,të mbledhur si shuk
ku ishim,ku s’ishim,të gjithëve na mblodhe

Dhe punën kur lemë,nxitojmë si të lënë
për banjo s’kujtohemi,në fb-uk, të palarë
s’na hahet,le të kemi dhe dy dit’ pa ngrënë…
fëmijët në shkollë,i harrojmë pa marrë

në fb-uk dhe gratë, harojn’,telenovelat
në fb-uk,dhe nuset,ti bjerr’ zjarri, shtëpisë
tenxherja u digjet,dhe shkrumbohen thelat
bebet le të qajnë, harrojn’,tu japin sisë

fëmijët çantën,e flakin në një qoshe
i ngjiten fb-ukut,detyrat pa bërë
mendja u zbrazet,si kanaçe boshe
sytë u spërkuqen,do na mbeten çakërrë

ç’paske qënë, i tillë, o fb-uk
syt’ mu shavitën,të shkoj tu hedh ujë
her’ ma sjell sinjalin,e herë ma zhduk
dhe unë mbi karige, u balsamosa, statujë
…..

Ç’paske qënë fb-uk, jo, nuk ka si ti
qepallat mu varrën,të ndënjurat më jan’ mpirë
po unë ,s’luaj vendit, pa bërë një poezi
për miqtë dhe shokët,se i kam, kaq të mirë

Meti Fidani

loading...

Komento!

loading...