Home / POEZI / Çorapet e Siçe Arrëzës
loading...

Çorapet e Siçe Arrëzës

Ja çfarë thoshte një bashkëfshatari ynë,Siçja,në kohën e diktaturës Enveriane:

-Mua-thoshte-çorapet e reja,nuk me rrojnë fare,por kur më grisen, atëhere më rrojnë ,mbasi i arnojmë e i arnojmë,aq sa nuk kuptohet ngjyra fillestare e çorapeve..Dhe keshtu ishte vërtet,nënat dhe motrat tona,thurrnin çorape me mjeshteri,por,po me aq mjeshteri dhe nikoqirllëk i riparonin dhe i arnonin ato,…por e veçanta e asaj kohe,për mendimin tim,ishte se,fukarallëku që mbizotëronte ,shoqerohej nga nje humor popullor,dhe humoristet ndodheshin mes nesh,njëri prej të cilëve,ishte dhe personazhi i kësaj vjershëze,xha Siçja,për të cilin,morra vesh që është ndarë nga jeta,para disa kohësh..Respekte..respekte..

ÇORAPET e SIÇE ARRËZËS

Çorapet me lesh dele
të reja plot lezet
i ka veshur Siçja
t’i mbaj’ me shëndet

por, pas ca ditësh
kur ishte për kashtë
grisurë dë thembrat
gishtat, dalë jashtë

-Të reja bre Siçe
kur,dë këmb’ i vure
nuk e mbushe javën
t’u bën’ paçavure

ngjyerë me kaçkë
çorapet,me lesh dele
i hëngre me dhëmbë
i bëre fërtele

-Të reja-thot’ Siçja
një javë s’më shkojne
por,sa fillojn’ e grisen
mbi dy vjet,më rrojnë

arne përmbi arne
palë përmbi palë
dhe dë mes të dimrit
më rri këmba valë

i arnoj bre djemka
si për qefin tem
se çfar’ ngjyrë kishnë
nuk e kam problem
——
ah, kjo koh’ e hiçes
çorapet me arne kishim
veç nami,i dolli Siçes
të gjith’ Siçe, ishim

Meti Fidani

loading...

Komento!

loading...