Home / REPORTAZH / Ç’na polli me një pe Devolli !
loading...

Ç’na polli me një pe Devolli !

Dialog brezash
“Ç’na polli me një pe Devolli !”

-Ma nxore mbi perçe !”

-Më t’u mbylltë e mendjes,ç’janë këto ore ,qe na përrallis,se si i rregullon me këmbçka e me doçka e na i shet per te rëfteta,leri keto gomarka pe balte,si ha qeni koçkullat,mos na i shit urofin per grurë,o derka i derit….-dhe s’kish te pushuar devolliu gjate rruges,me vëllamën e tij nga Permeti,me keto shprehje te vjetra popullore e dialektore devollite.

-E morem vesh mja ,se na gajase së qeshuri,te çaftë ujku kopene,-e nderpriste permetari duke qeshur me fjale te kursyera shokun e tij devolli.
…Keto po ia tregonte mbeses se tij te vogel,pasi kish mesuar te flase mire shqipen,megjithese shume fjale qe degjonte nga te vjeterit ,i perdorte ,por s’ja di kuptimin,prandaj ri ri dhe e pyet s’le rehat,do t’ja gjeje fundin.
Ajo mire e ka ,po hajde fole ti ,na mbajne frenat ne kete moshë ne pleqve,ne s’kemi taket te ngremë bollkat qe na bien e s’na mbahen e jo t’i pergjigjemi pyetjeve zinxhir te mbesave e niperve,si ajo perralla , plaka pas repkës.

Ja disa replika te batutave te tyre….

-Dëgjo,të keqen gjyshi,mjaft se me lodhe,e lemë për një here tjeter,keto pergjigjet-i tha gjyshi batuten rutine ,qe i dukej bajate mbeskës.
-Gjysho,po pse me thua të keqen,une jam vajzë e mires’jam e keqe,-e nderpreu mbesa xinxare.
-Po ashtu është shprehja popullore moj xhan,ne te vjetrit keshtu jemi gatuar,mos na i ver re,ti je çupkë e mirë per te pirë ne kupë.
-Gjyshi mos me fut neper thekra,ti me keq po flet, une shume fjale nga keto s’i di kuptimin.,ti me thua “xhan”kete e di ,e dashur,po ate tjetren,qe ti do te më pish në kupë,si ta marr,–u be kotka,u ngaterrua peri,dhe mbesa filloi dhe ajo te perdoret nga keto fraza popullore…
-Je e mire moj si të them mor djall !
– Me bere dhe djall gjyshi ,tani do te marr inat,se po me ofendon..-ia preu mbesa serbes serbes.
-Ehu,-s’ju durua gjyshit dhe u zbraz,-ç’na polli me nje pe devolli ?!
-Gjysho,tani i bere lemsh te gjitha,-leshoi fjalet nga kapistali mbesa.
-Na i nxore mbi përçe, o plako !
-Po kete përçe nga e gjete?!- u çudit gjyshi me fjalen rralle te mbeskes.
-Nënën e kam degjuar,-tha ajo me nxitim.
Gjyshi ndejti ca, mori ca fyromë,e permblodhi dhe iu pergjegj te mbses.
-Degjo,keshtu si e ke nisur ti xhan ,ne neser mbarojme,po e di ç’ke ti,perdori me pare keto shprehje sa te thyesh gjuhen pastaj mesoja kuptimin, nje nga një,mos merr nga dy sërë(reshta),ëritmos dil si kërka para misërkes !…-dhe u largua me të katrat,se po i shpëtonte…, me nder…
….Ndodhin pa trgohen,po ajo shprehja qe i tha vogelushja i mbeti ne kokë !

-“Na i nxore mbi perçet!”
-e perseriste me vete kete shprehje te vjeter qe kish vite qe se kish degjuar,por ju duk sikur e kish munduar ca mbesen,e cila po fliste bukur gjuhen e vjeter devollite,por nga ana tjeter ndjehej krenar qe e mbesa e mesoi gjuhen shipqe ,gjuhen e nenes njesoj si te vjeterit.

& Luan Kalana,SHBA

loading...

Komento!

loading...