Home / OPINION / Çmënduri e përkëdhelur
loading...
Fatmir Lamaj
Fatmir Lamaj

Çmënduri e përkëdhelur

Çmënduri e përkëdhelur

Ajo që ndodhi në një ndeshje futbolli nuk ishte e papritur për cdo shqipëtar që akoma nuk është indoktrinuar nga idealet “ europianiste ” që në tregun e politikës shqipëtare po bëhen mallra çdo ditë e më të skadueshme. Duke pasur parasysh reklamuesit servil e interesaxhinj të OJQ-ve që si kulpra frymëmarrëse janë ngjitur ankthshëm trupit të dobët të pseudodemokracisë shqipëtare ende në një marramëndje të frikshme e të pakontrolluar.

Ajo që ndodhi atë ditë ishte sinteza më e qartë, prova më e pakundërshtueshme e një urrejtje pa kufij që fqinji armik e ka të trashëguar historikisht dhe gjenetikisht. Ata 40 mij vetë që ulërinin në kor “ vdekje e shqipëtareve” nuk ishin një turmë e veçuar njerëzish të çmëndur të cilët “ befasisht” në pamundësi kontrolli, kërkonin vdekjen e gjithë shqipëtarve, ata ishin përfaqësia më e zgjedhur dhe më e kompletuar e një populli që gjenetikisht ka trashëguar urrejtjen pa kufij ndaj gjithë një populli tjetër që është shumë më i ndryshëm nga ata, një populli që se ka pasur kurrë zemrën e tij një moçal urrejtje ndaj të tjerëve. Historia e mardhënieve serbo-shqipëtare lundron e tëra në gjak… Dhe në këtë histori ka dy palë diametrialisht të kundërta me njëra tjetrën.

Viktimat dhe xhelatët, të cilët për kaq shekuj histori janë evidentuar qartësisht se kush është njëri dhe kush është tjetri. Me dobësimin e perandorisë turke dhe fuqizimin e perandorisë ruse si dhe aleancat që favorizonte koha në drejtim të kësaj të fundit, objektivi kryesor i politikës serbe dhe sllavo-ortodoksëve të tjerë të ballkanit, u bënë shqipëtarët të cilët do të mbeteshin një pre e lehtë përballe kopesë së ujqërve të uritur sllavo-ortodoks të cilët në atë kohë kishin edhe përkrahjen e pakursyer të Europës së “qytetëruar”. ( Rusia historikisht duke përjashtuar fushatat e Pjetrit të Madh ndaj tribuve aziatike kurrë nuk ka fituar një betejë e vetme ndaj fqinjëve të saj armik pa pasur përkrahjen e pakursyer të Anglisë dhe të Francës.)

Dihen tani pasojat e luftërave ballkanike dhe të atyre sllavo-ortodokse mbi popullsinë e pambrojtur të trojeve shqipëratre e cila mbijetoi nga shfarrosja e plotë fal ndërhyrjes së perandorisë Austro-Hungareze e cila ngriti në gatishmëri 4 herë brënda një viti ushtrinë e saj për të detyruar Serbinë ta ndalte atë masakër dhe qëllimin e saj ogurzi për shfarosjen e plotë të shqipëtarëve. Ajo shfarrosje mbi popullsinë shqipëtare të Kosovës ishte e atyre përmasave sa ngacmoi ndjeshëm dhe ndërgjegjien e një deputeti social- demokrat serb që të akuzonte qeverinë e vëndit të tij në parlament duke u shprehur sa më i drejtëpërdrejt mbi atë që kishte ndodhur: “Ju tentuat të zhduknit një popull të tërë në ato masakra të zhdukjeve masive të shqipëtarëve, rrëmbimeve e përdhunimeve mëse çnjerezore, ju nuk ishit të vetëm, se në përkrahjen tuaj të gjithëanshme kishit nënën tuaj popullvrasëse Rusinë e asaj kohe dhe jo vetëm ata”. Në fillimet e shekullit të kaluar kur e pyetën një malazez sa banor bëhet Mali i Zi ai u përgjigj se bashkë me Rusinë bëhemi 100 milion… dhe ajo që ndodhi atë ditë në një ndeshje futbolli sishte gjë tjetër veçse preludi i pritjes së veçantë, të ngrohtë dhe vllazërore për “ babushka “ Putini ( Putana ) të cilit i duhesh deklaruar dashuria e madhe e vëllezërve serbë të cilërt ashtu si vëllai i madh, duhet të rifitonin territoret e humbura që më parë jua kishin rrëbyer të tjerëve.

( Dëgjova me neveri pretendimin e një pseudo-analisti kosovar i quajtur Buton Haxhioviç, Baton Haxhia i cili mjerisht lëngonte mbi tragjedinë sërbe të humbjes së territoreve të saj kur serbët më shume se cdo popull në ballkan kanë pushtuar trojet e të tjerëve) Rizgjimi i frikshëm i ëndërrave nacionaliste serbe për (Stara Serbia) që do të thotë Serbia e vjetër, është sot një sfidë reale për gjithë botën e qytetëruar dhe në veçanti për Europën dhe SHBA-në të cilat duhet ta kurojnë në kohë dhe pa ndalje paranojën serbe, jo vetëm ndaj shqipëtarëve, po dhe popuje të tjerë të ballkanit të cilët historikisht kanë qënë viktimat fatkeqe të kësaj paranoje… A nuk ka ardhur koha ti themi ndal… Përkëdheljeve të dyshimta të çmëndurisë së tyre, koston e të cilave Europa e qytetëruar e ka provuar shtrenjtë, shumë shtrenjtë?! Lufta e Parë Botërore si shkak fillestar kishte vrasjen e princit trashëgimtar Franc Jozefit të fronit perandorak të Austro-Hungarisë. Duke mos u shtyrë më tej në histori sepse sa më shumë të ecim ne tunelin e erret të saj, aq më shumë do të bëhemi të pafuqishëm për të dëgjuar rënkimet e atyre njerëzve që u vranë pafajësisht për ambicjet e një çmëndurie që nuk njeh kufij. Mjafton të kujtojmë luftrat e përgjakshme që u zhvilluan në ish Jugosllavinë ku protagonistët kryesor ishin serbët të etur si gjithmon për të realizuar ëndrrën e vjetër të Stara Serbia. Serbët janë një popull që e përjetojnë keq të kaluarën e tyre të përgjakshme nëpërmjet fantazmave te carëve vrastarë ose në terma më zbutës, politika e atij shteti ka pasur vetëm një qëllim ogurzi, luftën e pandalshme ndaj fqinjëve të vet, gllabërimin e tokave që iu takonin të tjerëve dhe zhdukjen masive të popujve të tjerë.

Ne shqipëtarët më shumë se kushdo tjetër në Ballkan kemi qënë viktimat e përhershme të orekseve të pafre të shovinizmit Serb. Po ti hedhim një sy “ndihmës internacionaliste” që na dhanë komunistët Jugosllav gjatë viteve të luftës së dytë botërore, do të konstatoj realisht se ne sërish ishim viktima të një ëndrre të gabuar siç ishte komunizmi, ku do hanim me lugë të florinjtë, por na munguan dhe ato të drurit, ku sërish protagonistët e kësaj vetvrasje të përbashkët të shqipëtarëve do të ishin sllavët Miladin Popovici e Dushan Mugosha. Ata shfrytëzuan djallëzisht abmbiciet politike të kryexhelatit dhe kryeperversit Enver Hoxha duke e kthyer këtë vënd në një kahsapanë të pashembullt në historinë moderne të Europës. Shqipëtarët vrisnin barbarisht shqipëtarëtn pa skrupuj moral e shpirtëror nën nxitjen dhe kontributin real të armiqeve tradicional të kombit e popullit shqipëtar.

Patër Anton Arapi, prifti me trupin e vogël po me mëndje e shpirtin e tij aq të madh në gjyqin e tij do të denonconte krimet më makabre që po bënin komunistët shqipëtar mbi shqipëtarët, duke deklaruar se : Për këtë çmenduri që jeni duke bërë në shërbim të sllavizmit, unë jam duke lotuar me lot të përgjakur. Patër Anton Arapi do të paguante shumë shtrenjtë shërbesat e sinqerta ndaj kombit, si dhe antikomunizmin e vet duke i prer gjuhën para se ta ekzekutonin, atë gjuhë që ai pa përtim e pendesë e vuri në shërbim të Shqipërisë e shqipëtarëve. Po ajo gjuhë, që kishte thënë gjithmonë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën, Ajo gjuhë ishte një simbol dhe komunistët i urrenin simbolet që i shërbenin së vërtetës.

Gjermanët i vunë një avion ushtarak në dispozicion për tu larguar nga Shqipëria, por ai nuk pranoi, për tu treguar të paudhëve se unë jam në rrugën e Zotit, duke i shërbyer kombit dhe popullit tim. Kur kryexhelati Enver Hoxha do ti deklaronte me mburrje ambasadorit jugosllav të kohës, se klerin katolik e kishte zhdukur, ambasadori jugosllav do ti thoshte: “ Akoma jo përderisa nuk ke zhdukur Gjon Shllakun” , priftin erudit dhe aq patriot i cili të nesërmen do të pësonte fatin tragjkik të vëllezërve të tij shpirtëror. Mllefi i vetëm ndaj klerit katolik ishte patriotizmi i sinqertë dhe orientimi i detyrueshëm antisllav. Bijtë apo nipërit e atyre që realizuan ato masakra të përbindëshme mbi shqipëtarët, janë sot në pushtet në Serbi, ata janë bijtë apo nipërit e Duhan Mugoshës, Sllobodan Miloshevicit, Rankovicit e miloshevicit dhe çdo tentativë për tu afruar dorën e pajtimit do të ketë dështimin e vet të pashmangshëm. Zoti Rama! Në duart e zyrtarëve aktual serb, pikojnë akoma gjak të pafajshëm shqiptarësh dhe fëmijësh shqipëtar… dhe uji e lumit Danub atë gjak se lan dot., dhe jo më me buzëqeshjet apo përqafimet mediatike. Çdo shqipëtar kurrë nuk duhet të harrojë thënien lapidare të Fishtës së madh, poetit tonë kombëtar i cili i bën sfidë çdo shkrimtaruci që ka dal nga kuzhinat e errëta të komunizmit se : “Në mëni të njari-tjetnit kena leh ( në mëri të njëri-tjetrit kemi lindur )”. Në Ballkan e sidomos në Serbi ka më shumë paranojë e dyshime në mardhënie më të tjerët sesa sinqeritet e dëshirë për mirëkuptim. Unë dëshpërimisht jam pozicionuar në mendimin tim të pakthyeshëm se vizita jote në Beograd e ka të paracaktuar fatin e vet, i cili ka vetëm një emër, dështimin. Personalisht jam pranuesi më i devotshëm i kauzës së paqes por jo deri në atë masë sa ajo të blihet më koston e nënshtrimit. Zoti Rama! Kërkimfaljen e ke të pamundëshme, kërkim llogarinë të paarritshme.

Nuk e di nëse treni mund të iki pa shina, provoje një herë. Askush nuk ka të drejtë mbi të drejtën e tjetrit për të jetuar, ndërsa serbet i kanë dhënë të drejtën vetes të vrasin gjithë shqipëtarët për të hequr pengesën e vetme që ata kanë për të realizuar ëndrrën e vetmë të Stara Serbia. Ka ardhur koha që Europa dhe bota e qytetëruar udhëhequr prej SHBA-së tia shtrëngojnë morsën e hekurt të sankioneve dobiprurëse, ulkonjës Rusi, që dhe ajo vet (Rusia) ta kapërxejë çmëndurinë e saj të çmëndur, si dhe këlyshët e saj të ndalin kauisjet e trimëruara në Ballkan e gjetkë. Ndal! Çmëndurive sllave në Europë e Ballkan iu ka ardhur fundi, ose ndryshe do të jemi të detyruar të përjetojmë tragjikisht historinë e dhimbshme të Luftës së Dytë Botërore, ku orekset vrastare të Hitlerit nuk u ndalën që në fillim, por u deshën shumë gjak e mund për ti dhënë fund asaj tragjedie. Serb, e ndaloni dëshirën për të vrar shqipëtarët se thirrjes suaj të çmëndur “Vritini shqipëtarët” na detyrojnë dhe neve të kapërxejme kufirinin e durimit dhe dëshirës për fqinjësi të mirë duke rënë në kurthin e imponuar të urrejtjes tuaj ndaj nesh… Dhe ne jëmi të detyrar të themi se një serb më pak do të thotë një shqipëtar më shumë.

Tufat me lule që ne deri më sot kemi mbajtur në duart tona të papërlyera me gjakun e askujt në ballkan, të mbledhura me aq durim në kopshitin e begatë të bujarisë shqipëtare e dëshirës për bashkjetesë e fqinjësi të mirë cdo ditë që kalon po i zvenit akoma më shumë jo për fajin tonë…

Fatmir Lamaj
Ish i burgosur politik

loading...

Komento!

loading...