Home / POEZI / Cikël vjershëtore Shqipëria, Mëmëdheu
loading...
Cikël vjershëtore Shqipëria, Mëmëdheu
Cikël vjershëtore Shqipëria, Mëmëdheu

Cikël vjershëtore Shqipëria, Mëmëdheu

Cikël vjershëtore Shqipëria, mëmëdheu

Cikël vjershëtore Shqipëria, Mëmëdheu

Cikël vjershëtore Shqipëria, Mëmëdheu

1-Ditirambi i Shqiptarit

…korifejve të poezisë, At Gjergj Fishta,
& dhe Lasgush Poradeci…

Poezia,refren i shpirtit të poetit,
ndjesi e shkruar me mendje,
enigma te botës së pertejme,,
epitaf jete i zemrës së poetit.
&
As buron fjala nga shpirti,
metafora ushqim i poezis,
poetët shenjtore të shpirtit,
hyjnorë korifejt e njerëzis.
&
Himne altare, rëfime humane,
këngë,elegji , lotë e dashuri,
nota të gjalla,simfoni në vargje,
shpirtit i poetit ron në përjetësi.
&
Kumbon jehona në amfiteatrin e poetit,
kënga e Liqenit* me përkundjet e valëve,
telat e rapsodit me Lahutën e Malësisë*,
sonatat e Shqipëris në ditirambin i poetit.
& L.K.

2-Mëmëdheu ,Shqipëria

“Ti, Shqipëri, më jep nder, më jep emrin Shqiptar”
“You, Albania, give me honor, give me the name Albanian”
Naim Frasheri
&
Cila Nënë ty të lindi,
kusht ty të pagëzoi,
cilët ty ta vunë emrin,
të thërasin Shqipëri.
&
Kush eshtë ditëlindja jote,
cila është mosha e shqiptarit,
skalitur me numra të artë,
Aq sa mosha e kësaj toke.
&
Cila tokë të ka gatuar,
cili djep të ka përkundur?!
Më të lashtat Arbërore,
fole shiponjash ,Shqipëri.
&
Cila vatër të bekoi, të rriti?!
Shkruar legjenda në mure
derdhur lumenj gjaku për liri,
e pavdekshme jetë,në histori.
&
Sa e vjetër është kombësia?!
Gjuhë e folur e parë e botës,
Kush është mëmëdheu,amësia?!
Ku flitet shqip,më e madhe se Iliria.
&
Sa do të rojë shqiptarija?!
Kur gjithë kombet do të vdesin,
një mbi tokë, do të mbesi,
perëndesha e tokës,Albania…
& L.K.

3-Zogjtë e Shqipes…

niperve e mbesave tane
Belbëzonte në çdo fjalë,
tek shëtiste në një park,
pyeste avokat nipi, gjyshin,
djali si gjthnjë kureshtar,
ndiqte babushin si manar.
&
Veç fjalëve nënë e bukë,
që i dilnin nga zemra,
kish dëgjuar fjalë të reja,
Liria,Flamuri,Shqipëria ,….
s’ja dinte kuptimin,
deshte t’i hynte thellë,
me rrënjë e me degë..
&
-Gjysho,sa e gjatë është Liria?!
-Fjalë e shkurter,pesë germa,
s’ka metër ta matë..
me gjak është gatuar,
historia e ka shkruar ,
më e gjatë si përrallë.
&
-Sa peshon Liria,gjysho ?!
-S’ka peshore që e nxe,
jane lumenj te gjate gjaku,
a e peshohet uji i detit,
oqeane përmbi dhe.
&
-Sa kushton ,gjysho, Liria,
me pak fjalë,mos u nxeh..?
Vare vath në vesh,
-As shitet e as blihet !
s’është lodër në dyqan…
&
Liria është jetë,
liri a vdekje,
luftë për paqe,
nuk dhurohet,
fitohet me gjak..
&
S’ka të çmuar,është ar…
vlerë më shumë se një thesar,…
-Po Flamuri, gjysho,mos u lodh,
jo shkurt,tregomë më gjatë,
pse ka njgjyrë të kuqe si zjarri
lule kuqe ,është si dilelli .?!
&
-Flamuri është lyer me gjak,
simboli i lirisë,është pishtar,
amaneti i të parëve,për së gjalli,
ata falën jetën,për këtë truall,
ta ngremë më lart ku ka shqiptar..
&
– Gjysho të kam xhan,një pytje kam,..
të lodha,më bëj derman,më fal,
– Ma bërë mendjen përshesh,
apo në provim më ke marrë…
shiko se asnjë fjalë mos lesh…
&
-Sa e madhe është Shqipëria ?!..
-Këtu më zure mat,..mësoje vet….
-Jo, gjysho i thonë shah-mat,…
-Më dërmove,ta them me tre fjalë:
&
-Populli më i vjetër në Ballkan,
s’ka hartë në Europë që e mban,
pa ç’ka që na bënë copë e trokë,
po të mblidhen të gjithë së tokë,
nuk ka vend me të madh në botë.
&
Flamuri me shqipen dy krena,
janë besa, ideali i shqiptarit,
ndrisin më shumë se fjalë të arta,
kur na thërret vatani,tundet mali,
Shqipëria,per ne është zemra..
& L.K.

4-HOBI I ZEMRES SË POETIT

…idhuli i shpirtit poetik
“…S’jam ngopur me jetën,
të gjitha që kam dashur,
s’janë bërë idhull për mua,
mjaltën-fjalë Jetë:” Dua !”…
&
Dua të kem energjinë e diellit,
të ngrihem mbi profetët,
nuk jam e s’dua famë,
të zbuloj materien e errët.
&
Të kem zemrën tokësore t’Jezuesit,
mesazhet jetësore të Muhametit
mënçurinë elektronike të shpikësit,
bisturinë humane të mjekësisë.
&
Dua,fuqinë e Zeusit,
mesazhet e urta Biblike,
mjaft më ogurzezën politikë,
rrezatimin e piramidës të Feniksit…
&
Nuk dua të jem shenjtori,
por shpirtin eTerezës t’shenjtë,
me puthjet të shëroj kancerin,
melem për plagët,të shpetoj miletin.
&
Të bëj dasmë me shqiptarët,
jo armiqësi midis vellëzërve,
t’i shtroj konak në majë t’Tomorit
të martoj tokën me qiellin.
&
Dua t’i ngre,t’i ngjall të vdekurit,
tifoza të fushës së sportit,
ata që më kanë bërë kokën,
përmbi retë, prindërit të parët.
&
Nënat e baballarët pa anë,
për bukë e mall,mos vuajnë,
edhe guri të mos qajë,
të gjithë gjënë e gjallë.
&
Dua,që asnjëri të mos vdesë,
të parët fëmijet e nxënësit tanë,
mbesat,nipërit të rriten në paqe,
në udhën e qumështit të vallzojnë.
&
Dua,matkën e familjes,
zotin që lind e rrit ëngjëjt,
yllin që na fal jetën,
Gruan,hyjni me perëndinë!
&
Dua, paqe me kombet në planet,
të zhduk urrejtjen e armiqësinë,
të gjithë ligësinë,në gjithë njerëzinë,
të mbjell ndër Galaktika dashurinë.
&
Dua,lirinë pa rrobër e skllevër
të vdesin luftërat, të mos mbijnë,
dhe plumbi kur të godasë,
Dua, të jetë lule në ballë.
&
Dua, jo për vete, për botën mbarë,
ta le thesar trashëgimie, uratë në vesë,
vëllezër shqiptarie të një gjaku, pa anë,
-Shqipëria Mëmë, Zonjë të mbesë…! ”
&
-Jua them një sekret,është modest,
për kë digjet, përgjërohet poeti,
hobi i tij, fjalët e arta të zemrës ?!…
“Do,që asgjë të mos vdesë !!!”
& L.K.

5-LOTI I TOKES

Loti del nga sytë
por buron nga zemra.
vargu del nga shpirti,
por at’ e pjell mendja.
&
Me rrënjët nga gjaku,
loti rjedh në faqe,
vargun e nxjer truri,
margaritar në molusqe.
&
C’të jetë derdhja e lotit ,
çelës mister pa mbarim,
sytë nga qepa kullojnë lot,
jo si lotë kur qeshim ?!
&
Trimat nuk lotojnë,
s’kanë burime derti,
lotèt e nënave lumë,
me to mbushet deti.
&
Nga gëzimi kur lind bebja,
para se të shohë botën,
të qarrat, tingujt e para,
syçkë mbyllur nxjerr lotë..
&
Në vdekje njeriun e qajnë,
s’e ngrenë dot mbi tokë,
veç emrit dhe hirit mbetet,
qajnë strehët, derdhin lotë.
&
Bari kur është me vesë,
s’nxjer ujin, pra derdh lotë,
në qiell kur del ylberi,
rrezet ngjyrosen me lotë.
&
Keni dëgjuar kur thonë,
kur vdes njeri e bie shiu,
qielli qan si për të zonë,
ishte i mirë,shpirt njeriu.
&
Kapi një peshk në det,
qante si femijë, lotonte
e puthi, e lëshoi në ujë,
në botën e lotëve t’notonte.
&
Siç rjedhin shkrojnat në letër,
nga kazani musht del rakia,
nga zjarri i shpirti të poetit,
pika-loti fjalët e dashuria.
&
Poezitë perla kur lexojmë,
penat gërvishtin e vajtojnë,
minierë ari monumenti i lotit,
lotë mjalti të ngrira pikojnë…

Luan Kalana
Gusht,2013
Florida

loading...

Komento!

loading...