Home / POEZI / Buzëqeshje e ngrirë
loading...

Buzëqeshje e ngrirë

Tributë nënave
dhimbje njerëzore
Ajrie Muke
Buzëqeshje e ngrirë

…nënave devollesha,blegtore mjeshtre të aposionuar,
me dashuri njerëzore për kafshët,…

E priste ta shihte pëherë cdo ditë,
e dinte orën si qyqja, kur këndonte ,
e kishte shtëpinë përballë stallës të gicave,
e buzeqeshte e deshte ta salutonte,
rinte ne cezma ngarkuar me kova në duar,
vetëm e vetëm t’i belbzëonte:- Mirëmëngjes !

Ç’të ishte ajo pritje, ai takim,…??!!
…Kalonin ditë ,javë,cdo ditë,..
një hyjneshë i buzeqeshte nje shkollari.!!!

Rastiste që nxitonte, ishte me vonesë,
zilja e shkollës binte për mësim ,
e dëgjonte si ring të celularit melodi,,
buzëqeshjen nuk e shikonte,vraponte,..

Ajo e ndiqte me kokë,me shikim,
përësriste refrenin, fjalët e zemrës ,
si prejlud simfonie melodi,
në ankth,.. s’merte përgjigje nga Ai …

Priste sërish kur dilte nga shkolla,
me duart e tejzgjatura nga kovat me ujë,
ne çezma e veteme e lagjes ,përkarshi,
e buzeqeshte nga larg sikur donte ta pushtonte,
C’të ishte vallë kjo pritje,më shumë se dashuri……

Dëgjonin klithmat e gicave përballë,
që griceshin si fëmijët papushim,
i kërkonte komshinjëeve cdo mëngjes falje,
deruckat janë të vegjel,ata s’dinë,ciliminj,
si nëna fëmijen në gji, duan ushqim..

U rinte në kokë ditë e natë,
i lante ,zbardhnin ,era sapun i mbante,
Sa qante,kur ja mernin kasapët,
lotët si mbaheshi në faqe,
ashtu me lotët me buzëqeshte .

Sa gëzohej kur i lindnin gicat,..
një ditë trokiti komshijes pa pritur,
-Hape derën nënë Nije,..me jep myzhdenë,
më lindi Vjosa,dymbëdhjet ëngjëj vogëlushë,..
Dosave i kishte vënë emra të bukur,
ca ishin të bardhë, ca me pulla e ca larushë.

Kur ndahej nga ai ,fytyra i përlotej ,
nga hidherimi a dashuria e burit të paparë,..
……………………………………………………..
Po të qepen xhindet,do gjejnë nje kleçkë
do gatuajnë me doçka me këmbë, alibi,
…..Per dy vandakë misrishta të mykur,
e degdisnin si Dantja ne ferr ,
botë e ngatëruar,të shpallnin lugat në t’errët..

Mjerë nënat dhe gratë e shkreta,
që zemrat e shpirtin ia përvëluan,
u mplakën para kohe me plagë të hapur,
mbi vellon e nusërise, hijëshin e bukurisë,
rëndonin retë e zeza ngarkuar me shi,
në kokë mbi ballë lidhën të zezat shami..

Kur shkollari largohej udhëve nga fshati
e përqafonte ,e puthte ëmbël me lot në sy,
si dy pika ujii që reshqasin në pasqyrë
si bulza vese mbi lule ia lagnin faqen ,
ajo qante pa zë ,dridhej si fëmijë,..

Shpirti s’i ndahej nga trupi i tij,
s’i thoshte dot asnjë fjalë,
kujtonte djalin ushtar të humbur,..
…Rrugën spërkati me ujë si me lotë
një rit ,nje shpresë për kthim….

Pas vitesh djali shkollar u kthe në fshat,
për prindërit ,për shokët ti takonte përsëri,
për ” princeshën “njeriu s’i tha asnjë fjalë ,
priste ta shihte mes grumbulit buzëqeshjen,
pas nënës dhe motrave,ti hidhej në qafë ,…
fytyrën e saj ënjgjëllore ta përqafonte .

Zemra atë ditë iu mblodh, iu bë si një gur ,
në vend të gëzohej, kthehej nga shkollat,…
……..Ajo s’mungonte te çezma asnjë ditë,
s’po dukej ,…apo janë mbytyr gjemitë,.?!

Lotët iu mbërthyen brenda në qerpikët,
vështirmin e hidhte në turmë papushim,
të gjithë e përqafonin me mall, me gëzim,,
ai rinte si matufepsur , si i mpirë,..
mungonte nje puthje, një fytyrë ….
Kë të pyeste, ç’të bënte ,u zu gafil ?!.

Ajo kish perënduar,kishte fluturuar ,
iku e djegur , përmalluar e përvëluar,
………………………………………………….
për burin që i vdiq paparë në kuvli,
për fëmijët poçka që u ritën jetim,
për deruckat që ia therrnin pa ritur ,
për ” shkollarin ” që i buzëqeshte pëditë,
për të birin ushtar vite të pritur.

Buzëqeshja e përlotur kish ngrirë nën qefin,
fytyra e saj mërmëte dukej e gjallë,
…i thanë “djalit ” kur mori lajmin e zi,
fytyra valëzohej në ujë si në akarium,
në shtartin e përjetësisë ku dha shpirt..

Shkollari kujton i mallëngjyer, buzët i thahen,,
për nënën e gicave ,të dashurisë njerëzore,
kujton kalvarin e dhimbjes te nënës blegtore,
s’e harron ne jetë buzeqeshjen e pritjes ,
lotët i rjedhin rëke lumi në faqe..,…

P.s.

-kleçkë-,a- copë,pjesë e thatë e majave te dege te pemeve,
-dosë,-a, -derri femër
-gicat,– -kelyshet e vegjel te derrave
-myzhde,-ne-sihariq -fjele te huaja ,lajm i ri,
-gafil-huazim,u befasua
-kuvli,-vend i izoluar,me hapësirë të ngushtë e padritë,
kuptim figurativ.

LUAN KALANA

loading...

Komento!

loading...